
Pas mungesës së saj në tubimin e djeshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), i cili u cilësua si “tubim i bashkimit” me Vjosa Osmanin, Janina Ymeri ka reaguar duke mohuar zërat për përçarje brenda partisë.
Përmes një postimi publik, Ymeri tha se nuk ka ndarje apo probleme brenda LDK-së dhe se do të marrë pjesë në aktivitetet e ardhshme të partisë.
“Nuk ka asnjë përçarje në LDK. Do marr pjesë në tubimin hapës të fushatës me kryetar Abdixhiku”, ka shkruar ajo.
Ymeri shtoi se ka qenë aktive edhe në strukturat lokale të partisë në Ferizaj, bashkë me kandidatët e LDK-së dhe listës Vjosa.
Read more:Ismet Beqiri tërhiqet nga gara për deputet
“Gjithashtu, edhe në mbledhjet në LDK Ferizaj kam marr pjesë në çdo mbledhje me komplet listën për kandidatë nga LDK e lista Vjosa”, thuhet në reagimin e saj.
Ajo akuzoi kundërshtarët politikë për propagandë dhe tentime për të krijuar perceptim të gabuar për situatën në parti.
“Është kohë linçimi, për VV-në e satelitët të saj, më pyesni mua”, deklaroi Ymeri.
Read more:Abdixhiku: Kur e do më shumë Republikën se gjithçka tjetër, gjen mënyrën të bashkohesh
Në takimin e së dielës munguan edhe Avdullah Hoti, Hykmete Bajrami, Kujtim Shala e Imri Ahmeti.
Për mungesën e tyre ka folur edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Ai ka thënë se të gjithë këta do të jenë pjesë e listës së kësaj partie për deputet, duke thënë që të “mos bëhen temë e paqenë”. /Telegrafi/




