Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Janjiq: Lista Serbe në krizë, Rashiqi nuk duhet nënvlerësuar
Aktualitet

Janjiq: Lista Serbe në krizë, Rashiqi nuk duhet nënvlerësuar

• 15 Maj, 2026 • 4 min lexim • 👁 6
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Gjashtë parti dhe iniciativa politike të komunitetit serb në Kosovë kanë njoftuar bashkimin në një koalicion të ri me emrin “Së bashku fitojmë”, me qëllim pjesëmarrjen në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Koalicioni përbëhet nga Demokracia Serbe, Lëvizja Popullore Serbe, si dhe iniciativat qytetare “Veriu për të Gjithë”, “Rrënjët”, Aleanca për Kosovën dhe “Fytyra e Re”.

Në deklaratën e parë të përbashkët, përfaqësuesit thanë se ky bashkim vjen si rezultat i “seriozitetit të momentit politik” dhe nevojës për të forcuar përfaqësimin e komunitetit serb në Kosovë.

Read more:Mexhiti: VLEN erdhi në kohën e duhur, si forcë që i bashkon dhe i faktorizon shqiptarët

Sipas tyre, uniteti dhe veprimi i koordinuar janë të domosdoshëm për krijimin e një fronti më të fuqishëm politik, shkruan danas.rs.

Koalicioni synon të pozicionohet si një alternativë e tretë në skenën politike serbe në Kosovë, përballë Listës Serbe, e cila gëzon mbështetje nga Beogradi, dhe partisë së Nenad Rashiqit, “Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë” (ZSPO), që është pjesë e institucioneve në Prishtinë.

Analisti politik serb, Dushan Janjiq vlerësoi se zgjedhjet e ardhshme do të jenë vendimtare për komunitetin serb në Kosovë, duke theksuar se qytetarët do të përballen me zgjedhjen mes vazhdimit të politikave aktuale ose marrjes së përgjegjësisë më të madhe politike.

Read more:Nga ekonomia te kultura – çfarë i bën shtetet e BE-së krenare?

Ai tha se koalicioni i ri mund të synojë elektoratin që më parë ishte i lidhur me politikanin e ndjerë Oliver Ivanoviq, duke tentuar të krijojë një profil më të moderuar politik.

“Pra, për të qenë shumë të hapur, ky koalicion i ri mund të synojë hapësirën që dikur e mbulonte Oliver Ivanoviq”, thotë Janjiq.

Megjithatë, ish-politikani theksoi se ndikimi financiar dhe politik i Beogradit në mesin e serbëve në Kosovë mbetet i fortë, ndërsa përmendi edhe rolin e strukturave të lidhura me Milan Radoiçiqit dhe Zvonko Veselinoviqit, të cilat sipas tij vazhdojnë të mbështesin Listën Serbe.

Read more:Burri godet një qytetar me makinën e tij gjatë heshtjes së studentëve të Fakultetit Juridik në Beograd

“Nuk shoh ndonjë ndryshim këtu. Sipas meje, varësia financiare nga Beogradi vazhdon të jetë e madhe, dhe për më tepër ekziston ndikimi i ‘parastrukturës’ Radoiçiq–Veselinoviq, e cila edhe këtu po krijon probleme, ndërsa në thelb është formuar në Kosovë dhe punon për Listën Serbe”, shtoi ai.

Sipas tij, koalicioni “Së bashku fitojmë” përballet me një garë të vështirë në zgjedhjet e 7 qershorit, por edhe një rezultat i kufizuar në ulëse do të kishte rëndësi për pluralizmin politik të serbëve në Kosovë.

Janjiq shtoi se Nenad Rashiq pritet të ruajë mbështetjen në Anamoravë, ndërsa zgjedhjet mund të përcaktojnë nëse serbët në Kosovë do të vazhdojnë të ndjekin linjën politike të Beogradit apo do të orientojnë drejt një qasjeje të re institucionale në Kosovë.

Read more:Deschamps shpjegon pse la jashtë Camavingan nga lista e Francës për Botërorin 2026

“Pra, cili është argumenti i tij – ai ka qenë në pushtet dhe ende është në pushtet, dhe siç po shohim, do të ketë ndryshim të pushtetit në Kosovë, dhe atëherë do të shihet se nuk ka qenë Kurti ai që e ka mbajtur Rashiqin, ndoshta ka qenë edhe dikush nga jashtë që i ka konvenuar atij dhe përvoja e tij”, deklaroi ai.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë mbahen më 7 qershor pasi partitë politike nuk arritën të zgjedhin presidentin e ri. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #7 qershor #Beogradi #Demokracia #Dushan janjiq #jetë #Koalicion #Lista serbe #Nenad rashiq #Zgjedhjet 2026

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Ulja e TVSH-së për ushqimet dhe rritja e taksave me 120 milionë euro për bizneset/ Si do të rriten çmimet dhe korrupsioni nga paketa e re fiskale e Qeverisë
  • Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë – Ide
  • ERA QË NUK NDALET MË! – Blog
  • Revolta si shpresa e fundit – Ide
  • Vranësira të dendura dhe rrebeshe shiu, parashikimi i motit për ditën e sotme (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Sociale Kadastra derë më derë në Finiq, Goxhobelli ndjek nga afër procesin: Përfundojmë 52 fshatra brenda nëntorit 5 lexime · 18 orë më parë
  2. 02
    Politikë Radonshiqi: Dëmi ekonomik është më i madh seç është deklaruar, faturën do ta paguajnë qytetarët 4 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Transferimi i Veliajt nga burgu i Durrësit në Fier, avokati Ndreca: E takova, ndodhet në izolim për 10 ditë! Qelia pa ajrim e dritë, s’ka arsye për transferimin! Do shkojmë në gjykatë 3 lexime · 18 orë më parë
  4. 04
    Politikë Studenti Ardesian Binjakaj: Studentët janë të revoltuar dhe duhen dëgjuar! Kërkesa kryesore është dorëheqja e Ramës 3 lexime · 18 orë më parë
  5. 05
    Kronikë Protesta, studentja për Report Tv: Jemi kundër dhunës, duam zgjidhje politike! Ogreni: Ka protestues që kanë kontakte me ‘Listën Studentore’ serbe (VIDEO) 1 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Ekonomi Ulja e TVSH-së për ushqimet dhe rritja e taksave me 120 milionë euro për bizneset/ Si do të rriten çmimet dhe korrupsioni nga paketa e re fiskale e Qeverisë 1 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Teknologji Musk kërkon kufizime për Starshield në Ukrainë, disa dronë të Kievit mbeten jashtë funksionit 1 lexime · 17 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 5 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 5 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 5 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin