Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Alban Daci: Albin Kurti, arkitekti i shtetit të pandalshëm!
Aktualitet

Alban Daci: Albin Kurti, arkitekti i shtetit të pandalshëm!

• 11 Maj, 2026 • 4 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Albin Kurti njihet gjerësisht si njeriu i sfidave, një profil politik i kalitur nën presione të larta, burgje politike dhe një opozitarizëm të paepur që zgjati për gati dy dekada. Gjatë gjithë karrierës së tij, ai nuk u është shmangur asnjëherë betejave të vështira, por sot, në pozitën e liderit me fuqinë më të madhe legjislative në historinë e Kosovës së pasluftës, ai gjendet para një realiteti të ri: sfida e tij kryesore nuk është më thjesht fitorja mbi kundërshtarët politikë.

Në rrafshin e brendshëm, opozita tradicionale ka mbetur peng i një historiku të rënduar qeverisës; skandalet e akumuluara dhe qasja e tyre e kaluar bënë që qytetarët t’i ndëshkonin ashpër me votë, duke krijuar një besim të palëkundur ndaj Kurtit si lideri që përfaqëson vullnetin e sovranit. Ata, në fakt, e kanë mundur vetveten duke humbur lidhjen me aspiratat e popullit.

Read more:Kurti në “Future Industry Minds 2026”: Kosova ka potencial të madh për teknologji dhe industri

​Në këtë peizazh politik vërehet një fenomen unik: sa më shumë që e sulmojnë Kurtin, aq më shumë rritet konsensusi i tij. Sa më shumë që të gjithë faktorët e tjerë politikë bëhen bashkë, aq më shumë rritet mbështetja popullore për Kurtin, sepse të parët garojnë në një betejë personale për të mundur një lider dhe për të marrë pushtetin, ndërsa qytetari e lexon këtë unitet si një përpjekje të elitave të vjetra për të bllokuar rrugën e drejtë të shtetformimit.

Sulmet e koordinuara, në vend që ta dobësojnë, shërbejnë si dëshmi e forcës së tij, duke e portretizuar atë si të vetmen barrierë të pathyeshme ndaj rikthimit të praktikave të vjetra. ​Mandati i tij aktual është një udhëkryq historik ku suksesi po konkretizohet përmes konsolidimit të shtyllave ekzistenciale të shtetësisë. Për të jetësuar këtë vizion, qeverisja e tij po prodhon rezultate monumentale në katër fronte kritike.

Read more:Asnjë polic shqiptar mes 12 më të mirëve në Ditën e Policisë, mungon edhe gjuha shqipe

Së pari, forcimi i shtetit të së drejtës është prioriteti që po i jep fund epokës së pandëshkueshmërisë. Reforma në drejtësi dhe procesi i vetingut po ndërtojnë një sistem ku ligji mbretëron mbi të gjithë, duke kthyer dinjitetin institucional në vend.

​Së dyti, në rrafshin e sovranitetit dhe kontrollit të territorit, Kurti ka treguar një vendosmëri që do të mbetet gjatë në histori. Shtrirja e autoritetit të plotë në veri të vendit dhe vendosja e rendit nën logon e Republikës kanë bërë që integriteti territorial i Kosovës të mos jetë më temë diskutimi, por një realitet i pacënueshëm.

Read more:​“Zor boll të udhëtohet për në Prishtinë”, të sëmurit nga kanceri kërkojnë që shërbimet t’u ofrohen në spitalet rajonale

Së treti, anëtarësimi në NATO mbetet objektivi madhor që garanton sigurinë kombëtare përjetësisht. Në një kohë trazicioni gjeopolitik, NATO është vula e ekzistencës së Kosovës, dhe rruga që po ndjek Kurti po e afron vendin çdo ditë e më shumë drejt kësaj aleance jetike.

Së fundmi, avancimi në proceset e Bashkimit Evropian dhe sigurimi i njohjeve të reja po e pozicionojnë Kosovën si një faktor stabiliteti dhe demokracie në sytë e botës.

Read more:Kallas përjashton mundësinë që ish-kancelari gjerman Schröder të jetë si ndërmjetës në bisedimet për Ukrainën

​Albin Kurti po dëshmon se sa më shumë tentojnë ta pengojnë, aq më shumë forcohet kauza e tij për një shtet të fortë. Ai po ndërton një trashëgimi që shkon përtej betejave ditore: një Kosovë me institucione të pathyeshme, me një ushtri të rreshtuar krah NATO-s dhe me një sovranitet të plotë që nuk negociohet. Ky është misioni i tij historik – vulosja përfundimtare e arkitekturës shtetërore të Republikës së Kosovës.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #alban daci #Albin kurti #Bashkimi Europian #Besim #jetë #kosove #Nato #opozita

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • A do të kthehet mobilizimi qytetar në ndryshim politik? 100 ditë revoltë për largimin e Ramës, BIRN: Çfarë ndryshoi ‘Revolucioni i Flamingove’
  • Në thellësitë e Ujit të Zi, ekipi i zhytësve polakë eksploron 1.5 km të burimit të Këlcyrës: Rrjedha ndryshoi drejtim, mund të lidhet me një shpellë tjetër
  • “Me jetën e njeriut nuk bëhet pazar”/ Gazetari Osman Stafa: Kupa është mbushur, Shqipëria është vjedhur. Ne duhet të rezistojmë, po arrestojnë djem e vajza…
  • “Do të jemi para Kuvendit”/ Paralajmëron aktivisti, Mirjan Aliaj: Organizohemi në çdo seancë deri sa Rama të japë dorëheqjen! Nuk na përfaqësojnë
  • Zërat kritikë u bllokuan në Instagram, Rama sulmon Demokratët Europianë pas reagimit të tyre: Agjitatorë që publikuan një insinuatë të turpshme!
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Vlorë/ Luan Muça i ‘Deltës’ gjobë 5 mln € Bedinajt të ‘Regina’: Mi jep, ose zhduku për 48 orë! I mësyn në hotel me grup të armatosur, vihet në pranga bashkë me 4 të tjerë! Digjet një ‘Audi A8’ (VIDEO) 27 lexime · 13 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Balluku bën kërdinë”/ Klevis Balliu: Rama i frikësuar nga protesta. I zhveshi maskën, një hajdut i lidhur me krimin e organizuar 11 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Njoftoi platformë për shqetësimet e qytetarëve, Ina Zhupa-Ramës: Nëse do realisht të dëgjosh shqiptarët, jep dorëheqjen! 10 lexime · 22 orë më parë
  4. 04
    Politikë Rama gjen zëvendësuesen e Evis Salës, Klodiana Spahiu emërohet ministre e Shëndetësisë 10 lexime · 21 orë më parë
  5. 05
    Politikë Sot dita e 96 e protestës kundër Ramës/ Aktivisti Artan Daci nga Londra: Më 12 shtator do të zbarkojmë në Shqipëri, rezistenca nuk ndalet! Të nisim mosbindjen civile… 10 lexime · 15 orë më parë
  6. 06
    Politikë Dha dorëheqjen si ministre e Shëndetësisë, Evis Sala: Kam pranuar angazhime të rëndësishme ndërkombëtare 9 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Vlorë/ Mbi 15 të armatosur të ‘Swat Security’ zbarkojnë te ‘Regina Palm’ të Vasil Bedinaj: Më gjobitën 5 mln €, Luan Muça i Deltës më erdhi në tavolinë! ‘Range’ përmbyset gjatë arratisë, 3 të ndaluar (VIDEO) 9 lexime · 17 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 3 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 3 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 3 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by