Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. A do të kthehet mobilizimi qytetar në ndryshim politik? 100 ditë revoltë për largimin e Ramës, BIRN: Çfarë ndryshoi ‘Revolucioni i Flamingove’
Politikë

A do të kthehet mobilizimi qytetar në ndryshim politik? 100 ditë revoltë për largimin e Ramës, BIRN: Çfarë ndryshoi ‘Revolucioni i Flamingove’

• 4 Shtator, 2026 • 8 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Në lëvizjen më të madhe që nga rënia e komunizmit në Shqipëri, “Revolucioni i Flamingove’ po hyn në ditën e 100-të të tij me arritjet kryesore të rikthimit të qytetarit në shesh dhe ekspozimin e një qeverisjeje autoritare. Megjithatë, pyetja mbetet nëse do të transformohet ose jo në një lëvizje për të ardhmen.

Bulevardi kryesor i Tiranës u përket çdo mbrëmje “flamingove”.

Janë orët e pasdites së vonë, kur dhjetëra qytetarë me banderola, postera dhe flamuj nisin të mblidhen në sheshin “Skënderbej”. Mes tyre është kthyer në ritual edhe një poster i ri çdo natë, me numrin e ditës së protestës. Të hënën, numri do të jetë 100.

Rreth orës 20:00, protestuesit e parë nisin ecjen në drejtim të Kryeministrisë, ku një podium i improvizuar dhe një mikrofon presin folësit e radhës. Për më shumë se një orë, dhjetëra të tjerë zbresin në shesh. Disa janë aty çdo mbrëmje, të tjerë i bashkohen protestës në mënyrë sporadike.

Prej më shumë se tre muajsh, Tirana jeton me thirrjet “Shqipëria nuk është në shitje”, “Rama, jep dorëheqjen” dhe “Rama n’burg, Berisha n’burg”, sloganet e ditëve të para të saj.

Por në 100 ditë, repertori i saj është zgjeruar. Çdo mbrëmje lindin thirrje të reja, ndërsa rimat dhe sarkazma ndaj kryeministrit Edi Rama, ministrave dhe mazhorancës janë pjesë e ritualit të protestës.

Read more:Protesta përshkallëzohet në ditën e 94-t/ Bllokohet Kryeministria kur Rama ishte në zyrë, përplasje me policinë, shoqërime dhe revoltë te komisariatet! Mbyllet tubimi

Në bilancin e këtyre 100 ditëve, aktivistë dhe analistë të politikës e shohin arritjen më të madhe të saj në rikthimin e qytetarit në shesh dhe ekspozimin e një qeverisje autoritare.

Shkrimtari dhe aktivisti Fatos Lubonja, një ish i burgosur politik gjatë regjimin komunist në Shqipëri, e përkufizon protestën si përpjekje të shqiptarëve kundër një regjimi politik autoritar.

“Protesta ka hedhur poshtë narrativën se Shqipëria ka ecur përpara në rrugën drejt BE, siç pretendon klasa politike shqiptare, vetë BE dhe veçanërisht Rama, duke provuar se vendi është nën një regjim autoritar i bazuar ekonomikisht në pastrimin e parave të drogës,” tha Lubonja për BIRN.

“Ajo është një përpjekje e shqiptarëve, të çuar në ekstrem nga abuzimet e këtij regjimi në të gjitha aspektet e jetës së tyre, për ta rrëzuar atë,” theksoi ai.

Për arkitektin dhe aktivistin Andi Tepelena, një prej organizatorëve të protestës, arritja e vërtetë është “thyerja e frikës”.

Read more:“Do të jemi para Kuvendit”/ Paralajmëron aktivisti, Mirjan Aliaj: Organizohemi në çdo seancë deri sa Rama të japë dorëheqjen! Nuk na përfaqësojnë

“Kishim shumë kohë, që pas shembjes së Teatrit Kombëtar që po përpiqeshim të rigjallëronim nervin qytetar, por kjo protestë tregoi që ky nerv ekzistonte dhe Zvërneci sa derdhi kupën,” thotë Tepelena.

“Gjëja më e bukur ishte që u derdh rinia në protestë, një rini e jashtëzakonshme që ka kuptuar që ky sistem ekonomik e politik nuk ecën më,” shtoi ai.

Qytetari si aktor politik

Zemërata nisi në një plazh pothuajse të virgjër në Zvërnec, një fshat i Vlorës, ku një gardh telash me gjemba ndalonte aksesin e publikut dhe fadromat e një kompanie private kishin shkatërruar dunat e rërës për t’i hapur rrugë një projekti masiv turistik që parashikohet të shtrihet në këtë zonë të mbrojtur natyrore, e njohur si Laguana Vjosë-Nartë.

Goditja dhe marrja zvarrë nga rojet e kompanisë private të një protestuesi paqësor nxiti një revoltë më të gjerë qyterare, që u zhvendos në bulevardin e kryeqytetit, duke u shndërruar në një protestë kundër korrupsionit qeverisës, shpopullimit, mungesës së meritokracisë dhe gjithë klasës politike të 35 viteve të fundit.

E organizuar nga aktivistë të shoqërisë civile, protesta arriti të ruante profilin e saj si organizim qytetar gjithpërfshirës pa dallime politike apo kulturore.

Për Adri Nurellarin, analist i politikës, kjo konsiderohet si arritja kryesore e saj.

Read more:“Shtatori nis me mosbindje civile”/ U paralajmërua dje, protestuesit përballë gardhit policor te Kryeministria: Dorëheqje! Ju erdhi fundi!

“Protesta ka arritur diçka që dukej pothuajse e pamundur; ka thyer monopolin e partive mbi pakënaqësinë dhe ka rikthyer qytetarin si aktor politik,” tha Nurellari për BIRN, duke shtuar se që të ajo ka treguar gjithashtu se “frika nuk mposhtet duke pritur të largohet, por duke dalë bashkë në shesh”.

Nurellari konsideron disa rezultate të protestës, të tilla si vendosja në qendër e debatit të mbrojtjes së natyrës, pronës publike dhe vendimmarrjes pa qytetarët, tërheqja e vëmendjes ndërkombëtare, frymëzimi dhe aktivizimi i diasporës, deri tek ndikimi axhendës politike.

“Krijoi një gjuhë, simbolikë dhe identitet të dallueshëm,” thotë ai, duke shtuar se “flamingoja u kthye nga një shpend i kërcënuar në simbol të rezistencës qytetare, gjë që, për komunikimin politik shqiptar, është më shumë krijimtari sesa kanë prodhuar disa seli në tri dekada”.

Pavarësisht se qeveria nuk ka bërë asnjë hap konkret për të plotësuar kërkesat e protestës, për Nurellarin, ajo po reagon e ndikuar prej saj.
Duke krahasuar qëndrimet nga nisja deri tani të qeverisë, ai argumenton se “protesta e ka ndryshuar raportin politik, edhe pa marrë ende gjithçka që kërkon, pra pa marrë ende dorëheqjen”.

Edhe vetë qëndrueshmëria aq e gjatë konsiderohet një arritje politike. Në një vend, ku sipas Nurellarit entuziazmi publik shpesh zgjat sa një cikël lajmesh, protestuesit kanë treguar një stoicizëm qytetar të rrallë, mu në mes të vapës, lodhjeve, sulmeve, etiketimeve dhe presioneve. “Kjo është për t’iu hequr kapelen,” thekson ai.

Read more:“Rama në burg, Berisha në burg”/ 96 ditë revoltë, qytetarët nuk e ndalin rezistencën: Revolucion, Shqipëri e re!

Për aktivistin Tepelena, kërkesat e protestës vijojnë të jenë të njëjta; dorëheqje e kryeministrit, shfuqizim i ligjeve klienteliste dhe miratimi i një sistemi të ri zgjedhor që do të krijonte kushtet për përfaqësim më të drejtë politik.

Por ai konsideron se protesta ka pasur disa pika kulmore; që nga mbështja e mediave ndërkombëtare që e kthyen në një ‘brand’ “Revolucionin Flamingo” dhe që tani është një nga revolucionet paqësore më të gjata në botë dhe deri tek zbritja në shesh e eurodeputetëve.

“Por mbi të gjitha, shqiptarët kuptuan që duhet t’i marrin vetë fatet e tyre në dorë pa pritur ndihmë që i vjen nga ndonjë fuqi ndërkombëtare,” thotë Tepelena.

E ardhmja e protestës

Pas gati 100 ditëve në shesh, “Revolucioni i Flamingove” përballet me provën e vjeshtës: si të ruajë mobilizimin qytetar dhe ta kthejë atë në një ndryshim politik.

“Shtatori do të jetë një moment i ri mobilizimi, veçanërisht për të rinjtë, dhe synohet që protesta të përshkallëzohet deri në mosbindje civile, me qëllim dorëheqjen e kryeministrit dhe kalimin në një qeveri kujdestare,” parashikon Tepelena.

Read more:“Intimidimi nuk na frikëson”/ Aktivistja, Sidorela Vatnikaj: Përballë “Besës” dhe “Pasqyrës”, sheshi ka zgjedhur dorëheqjen e menjëhershme të Ramës dhe kabinetit të tij

Për Lubonjën, megjithatë, suksesi i protestës nuk varet vetëm nga aftësia e saj për të qëndruar në shesh, nëse synon të shndërrohet në një aktor real ndryshimi.

“Si aktor ndryshimi që të ketë sukses, ajo ka nevojë për ndihmën e aktorëve të tjerë të ndryshimit ku do të veçoja drejtësinë dhe qëndrimet e atyre që i quajmë partnerët tanë ndërkombëtarë, që deri më sot i shoh pasivë,” tha ai.

Ndërsa për Adri Nurellarin, sfida e protestës është aftësia për të kaluar nga reagimi qytetar tek ndërtimi i një lëvizje qytetare.

“Protesta është reagim ndaj asaj që ka ndodhur; lëvizja është projekt për atë që duhet të ndodhë,” thotë Nurellari, duke shtuar se që të shndërrohet në një lëvizje, protesta duhet të ofrojë shpresë për të ardhmen.

Ndërsa njerëzit kanë dalë në shesh për arsye të ndryshme, por kjo nuk do të thotë se janë bërë automatikisht pjesë e një organizimi të përbashkët, ndaj dhe pyetja vendimtare sipas Nurellarit është: “nëse kjo do të mbetet një protestë, apo do të shndërrohet në lëvizje?!”./ BIRN

Lexo edhe
Politikë

“Lironi shqipet”/ 97 ditë revoltë! Në orën 10:00 para gjykatës për protestuesit e arrestuar, pasdite para Kryeministrisë, qytetarët: Rama jep dorëheqjen

Politikë

96 ditë qëndresë! Revolta nuk ndalet deri në dorëheqjen e kryeministrit/ “Nesër më shumë”, protesta mbyllet me thirrje nga Blloku i Sigurisë: Arrestoni Ramën, ju erdhi fundi

Tags: #Andi Tepelena #Burg #Dorëheqje #E ardhmja #Edi Rama #Flamingo #jetë #klasa

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Lironi shqipet”/ 97 ditë revoltë! Në orën 10:00 para gjykatës për protestuesit e arrestuar, pasdite para Kryeministrisë, qytetarët: Rama jep dorëheqjen
  • 96 ditë qëndresë! Revolta nuk ndalet deri në dorëheqjen e kryeministrit/ “Nesër më shumë”, protesta mbyllet me thirrje nga Blloku i Sigurisë: Arrestoni Ramën, ju erdhi fundi
  • Revolta kundër Ramës/ “Gjithë Shqipëria është me ju, lironi shqipet”! Protestuesit te Blloku i Sigurisë: S’keni pranga për të gjithë
  • “Rama në burg, Berisha në burg”/ 96 ditë revoltë, qytetarët nuk e ndalin rezistencën: Revolucion, Shqipëri e re!
  • VIDEO/ 35 ditë protestë në Divjakë, banorët vijojnë qëndresën kundër reformës territoriale: Do të ruajmë identitetin e bashkisë
Nga të njëjtat tag-e
  • Në thellësitë e Ujit të Zi, ekipi i zhytësve polakë eksploron 1.5 km të burimit të Këlcyrës: Rrjedha ndryshoi drejtim, mund të lidhet me një shpellë tjetër
  • “Lironi shqipet”/ 97 ditë revoltë! Në orën 10:00 para gjykatës për protestuesit e arrestuar, pasdite para Kryeministrisë, qytetarët: Rama jep dorëheqjen
  • 96 ditë qëndresë! Revolta nuk ndalet deri në dorëheqjen e kryeministrit/ “Nesër më shumë”, protesta mbyllet me thirrje nga Blloku i Sigurisë: Arrestoni Ramën, ju erdhi fundi
  • Revolta kundër Ramës/ “Gjithë Shqipëria është me ju, lironi shqipet”! Protestuesit te Blloku i Sigurisë: S’keni pranga për të gjithë
  • Celular në burgun e Fierit, ‘e pësojnë’ dy të paraburgosur! Pezullohen nga detyra 4 punonjës, u caktohet masa ‘detyrim paraqitje’
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Vlorë/ Luan Muça i ‘Deltës’ gjobë 5 mln € Bedinajt të ‘Regina’: Mi jep, ose zhduku për 48 orë! I mësyn në hotel me grup të armatosur, vihet në pranga bashkë me 4 të tjerë! Digjet një ‘Audi A8’ (VIDEO) 27 lexime · 14 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Balluku bën kërdinë”/ Klevis Balliu: Rama i frikësuar nga protesta. I zhveshi maskën, një hajdut i lidhur me krimin e organizuar 11 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Sot dita e 96 e protestës kundër Ramës/ Aktivisti Artan Daci nga Londra: Më 12 shtator do të zbarkojmë në Shqipëri, rezistenca nuk ndalet! Të nisim mosbindjen civile… 11 lexime · 15 orë më parë
  4. 04
    Politikë Njoftoi platformë për shqetësimet e qytetarëve, Ina Zhupa-Ramës: Nëse do realisht të dëgjosh shqiptarët, jep dorëheqjen! 10 lexime · 22 orë më parë
  5. 05
    Politikë Rama gjen zëvendësuesen e Evis Salës, Klodiana Spahiu emërohet ministre e Shëndetësisë 10 lexime · 21 orë më parë
  6. 06
    Kronikë Vlorë/ Mbi 15 të armatosur të ‘Swat Security’ zbarkojnë te ‘Regina Palm’ të Vasil Bedinaj: Më gjobitën 5 mln €, Luan Muça i Deltës më erdhi në tavolinë! ‘Range’ përmbyset gjatë arratisë, 3 të ndaluar (VIDEO) 9 lexime · 17 orë më parë
  7. 07
    Politikë Dha dorëheqjen si ministre e Shëndetësisë, Evis Sala: Kam pranuar angazhime të rëndësishme ndërkombëtare 9 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Lironi shqipet”/ 97 ditë revoltë! Në orën 10:00 para gjykatës për protestuesit e arrestuar, pasdite para Kryeministrisë, qytetarët: Rama jep dorëheqjen

Për të 97-ën ditë radhazi, qytetarët pritet të mblidhen sërish sot në Tiranë për të vijuar protestën kundër…

• 2 orë më parë • 3 min lexim
Politikë

96 ditë qëndresë! Revolta nuk ndalet deri në dorëheqjen e kryeministrit/ “Nesër më shumë”, protesta mbyllet me thirrje nga Blloku i Sigurisë: Arrestoni Ramën, ju erdhi fundi

Shqiptarët protestojnë prej 96 ditësh kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Protesta nisi me organizimin e qytetarëve në…

• 11 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

Revolta kundër Ramës/ “Gjithë Shqipëria është me ju, lironi shqipet”! Protestuesit te Blloku i Sigurisë: S’keni pranga për të gjithë

“Gjithë Shqipëria është me ju” dhe “S’keni pranga për të gjithë” kanë qenë disa prej thirrjeve të protestuesve…

• 11 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by