Kryedemokrati Sali Berisha nuk ‘ndez’ më. Protesta e sotme para Kryeministrisë, por edhe ato të ditëve të fundit po tregojnë një dështim në pjesëmarrje, pasi në shesh dalin vetëm një grusht militantësh.
Këtë e vërteton fakti se shumica prej tyre dukeshin fytyra të para në çdo protestë tjetër të thirrur nga Berisha, ç’ka tregon se janë thjeshtë ‘ithtarë’ besnikë të kryedemokratit.
Mesa duket, Berisha nuk është një person i denjë në sytë e opinionit publik për të qeverisur vendin.
Mungesa e pjesëmarrjes dhe një alternative të denjë ka bërë që Berisha të kërkojë ta marrë vëmendjen përmes dhunës gjatë protestave, duke organizuar grupe të caktuara të rinjsh për të sulmuar institucionet dhe policët. Në protestën e fundit kombëtare të PD-së në 8 maj u hodhën gurë dhe molotovë në drejtim të institucioneve dhe efektivëve të Policisë.




