Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. ‘Gjyqtarët si prokurorë të dytë’/ Dhomat e Specializuara reagojnë për raportin britanik: Interpretime të pasakta, s’ka shkelje të të drejtave
Aktualitet

‘Gjyqtarët si prokurorë të dytë’/ Dhomat e Specializuara reagojnë për raportin britanik: Interpretime të pasakta, s’ka shkelje të të drejtave

• 12 Maj, 2026 • 4 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Dhomat e Specializuara i kanë quajtur të pasakta disa nga interpretimet e raportit të Komitetit të të Drejtave të Njeriut të Dhomës së Avokatëve të Anglisë dhe Uellsit, i cili u bë me kërkesë të Zyrës së Avokatit të Popullit të Kosovës.

Në një reagim të publikuar sot në faqen zyrtare thuhet se në raport nuk është konstatuar se ndonjë prej vendimeve të gjykatësve të Dhomave të Specializuara ka shkelur të drejtat e njeriut të të akuzuarve.

“Po ashtu, raporti nuk arrin në përfundimin se jurisprudenca e Dhomave të Specializuara shkel apo bie ndesh me jurisprudencën e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Në raportin e Komitetit të të Drejtave të Njeriut të Dhomës së Avokatëve të Anglisë dhe Uellsit gjithashtu nuk konstatohet asnjë shkelje e konventave të të drejtave të njeriut në vendimet në lidhje me paraburgimin”, thuhet në reagim.

Read more:Konfirmohet, shtyhet vendimi në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Para më shumë se një jave, Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka prezantuar raportin preliminar të organizatës “Bar Human Rights Committee of England and Wales” lidhur me funksionimin e Dhomave të Specializuara në Hagë.

Sipas Qelaj ky raport ka konstatuar shqetësime serioze. Qelaj ka thënë se mes tjerash dokumenti konstaton se mandati i Speciales ka pasur devijim nga qëllimi fillestar.

Read more:LIVE TV- Akti normativ për uljen e akcizës/ Malaj: Synon të mbrojë konsumatorin! PD: Politikë shpopullimi, alibi për të mos ulur taksat

Raporti është hartuar nga Komiteti i të Drejtave të Njeriut të Dhomës së Avokatëve të Anglisë dhe Uellsit me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, ku janë angazhuar ekspertë britanikë me kërkesën e Institucionit të Avokatit të Popullit, pas shqetësimeve për mos respektim të standardeve për të drejtat e njeriut.

Në reagimin e publikuar thuhet se Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) janë institucion gjyqësor i pavarur dhe sipas tyre, as Avokati i Popullit i Kosovës, as Komiteti i të Drejtave të Njeriut i Dhomës së Avokatëve të Anglisë dhe Uellsit nuk e kanë të drejtën e paraqitjes së parashtrimeve në Dhomat e Specializuara.

Read more:​Gucati "kthehet" në Hagë me 200 mijë nënshkrime për lirimin e krerëve të UÇK-së

Dhomat e Specializuara tutje vlerësojnë se disa interpretime të raportit të Komitetit të të Drejtave të Njeriut të Dhomës së Avokatëve të Anglisë dhe Uellsit, të bëra nga Avokati i Popullit i Kosovës, janë në mospërputhje me raportin, nuk pasqyrojnë saktë përmbajtjen dhe përfundimet e raportit, dhe rrjedhimisht krijojnë një imazh të rremë të Dhomave të Specializuara.

Gjithashtu, thuhet se është vërejtur gjithashtu se një numër aspektesh të ngritura nga Avokati i Popullit i Kosovës, të diskutuara në raportin e Komitetit të të Drejtave të Njeriut të Dhomës së Avokatëve të Anglisë dhe Uellsit, janë kryesisht përsëritje e argumenteve të paraqitura nga Mbrojtja para gjykatësve të Dhomave të Specializuara.

Read more:Seanca ndaj Thaçit dhe të tjerëve në rastin për pengim të administrimit të drejtësisë vazhdon edhe nesër

Nga ana tjetër, sipas tyre, raporti nuk pasqyron në mënyrë të njëjtë argumentet gjegjëse të paraqitura nga Prokuroria apo nga Mbrojtja e Viktimave.

“Në veçanti, në raportin e Komitetit të të Drejtave të Njeriut të Dhomës së Avokatëve të Anglisë dhe Uellsit pranohet se të akuzuarit në Dhomat e Specializuara kanë në dispozicion mjete juridike, dhe se një numër aspektesh janë aktualisht objekt i kontestimeve juridike dhe mund të rishikohen në apel”, thuhet në reagim./Koha

Lexo edhe
Aktualitet

Exclusive/ “Unë mendova se e godita”, Tase tregon si dështoi atentati ndaj biznesmenit, sherri me shokun: Ç’a faji ka ai që na dha punën që të…

Aktualitet

E rëndë në Korçë/ 48-vjeçari i jep fund jetës duke u vetëvarur në banesë

Tags: #Avokati i popullit #avokati i popullit kosove #Dhomat e specializuara #Dhomat e specializuara të kosovës #gjyqtarët #Hagë #Institucion #kosove #Naim qelaj

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Exclusive/ “Unë mendova se e godita”, Tase tregon si dështoi atentati ndaj biznesmenit, sherri me shokun: Ç’a faji ka ai që na dha punën që të…
  • E rëndë në Korçë/ 48-vjeçari i jep fund jetës duke u vetëvarur në banesë
  • “Incident i papranueshëm”/ Sulmi në rezidencën e ambasadorit shqiptar në Kiev, MEPJ: Diplomatit rus në Tiranë iu dorëzua notë verbale
  • Exclusive/ “Ishte i përgatitur me çunat e Fushë-Krujës”, si u bë Erjon Alibej i penduar i drejtësisë? “Zbërthimi” para prokurorëve dhe dëshmitë tronditëse
  • Exclusive/ “Thashë shyqyr që e vranë Lamajn, do u jepja drekë çunave”, dëshmia audio e vrasësit të pamëshirshëm Nuredin Dumani: Pse vendosa të “lëshoj” shokët e krimit
Nga të njëjtat tag-e
  • Exclusive/ “Unë mendova se e godita”, Tase tregon si dështoi atentati ndaj biznesmenit, sherri me shokun: Ç’a faji ka ai që na dha punën që të…
  • Iu përfundon mandati si anëtarë të Kolegjit të Posaçëm/ KLGJ njofton vakancat për gjyqtarët e vettingut, pritet të emërohen në Apel
  • U nominua nga Trump për ambasador në Tiranë, Eric Wendt para Senatit: Katër prioritetet e mia, do mbështes Shqipërinë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar transnacional
  • U nominua nga Trump si kandidat për ambasador në vendin tonë, Eric Wendt para Senatit: Mbështesim Shqipërinë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar
  • Çështja për inceneratorin e Tiranës, Apeli i GJKKO zbut masën e dënimit për ish-deputetin Alqi Bllako
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Aktualitet Emri/ Aksident fatal në Greqi, humb jetën 55-vjeçari shqiptar, përplaset nga kamioni 6 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Aktualitet Backlogu në gjykata mbetet i lartë/ KLGj nga mbledhja në mbledhje pa zgjidhje përfundimtare, 160 mijë dosje në pritje të radhës 4 lexime · 9 orë më parë
  3. 03
    Botë Përleshje e frikshme mes të rinjve në Londër/ Plagoset një 17-vjeçar, në pranga nëntë persona 3 lexime · 26 minuta më parë
  4. 04
    Aktualitet Emri/ Dyshohet se i vu zjarrin tregut të fruta-perimeve në Lushnjë, vihet në pranga 48-vjeçari i shpallur në kërkim 3 lexime · 13 orë më parë
  5. 05
    Aktualitet Ekskluzive/ Si duket pas 30 vitesh në arrati vrasësi i trefishtë Sokol Hoxha, e zbuloi Interpol Tirana në një burg në SHBA 3 lexime · 5 orë më parë
  6. 06
    Aktualitet Emri/ Dyshohet se i vuri zjarrin tregut të fruta-perimeve në Lushnjë, në pranga 48-vjeçari i shpallur në kërkim 3 lexime · 11 orë më parë
  7. 07
    Aktualitet Lufta kundër krimit, kreu i SPAK takim ndërkombëtar në Itali: Duhet qasjeje hetimore që synon të kuptojë të gjithë zinxhirin e grupeve 3 lexime · 18 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Exclusive/ “Unë mendova se e godita”, Tase tregon si dështoi atentati ndaj biznesmenit, sherri me shokun: Ç’a faji ka ai që na dha punën që të…

Exclusive nga Anila Hoxha: I penduar në Shqipëri Erjon Alibej, i penduar: Po dal direkt tek dita e…

• 4 orë më parë • 10 min lexim
Aktualitet

E rëndë në Korçë/ 48-vjeçari i jep fund jetës duke u vetëvarur në banesë

Një 48-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në banesë në lagjen nr. 18 të qytetit…

• 4 orë më parë • 1 min lexim
Aktualitet

“Incident i papranueshëm”/ Sulmi në rezidencën e ambasadorit shqiptar në Kiev, MEPJ: Diplomatit rus në Tiranë iu dorëzua notë verbale

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar zyrtarisht pas sulmit të fundit rus me dronë dhe…

• 4 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by