Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. ​Gucati "kthehet" në Hagë me 200 mijë nënshkrime për lirimin e krerëve të UÇK-së
Aktualitet

​Gucati "kthehet" në Hagë me 200 mijë nënshkrime për lirimin e krerëve të UÇK-së

• 4 Maj, 2026 • 5 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Në Prishtinë, Hagë, Tiranë, Strasburg e Shkup u dëgjua zëri i shqiptarëve në mbrojtje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Pak javë para shpalljes së vendimit për katërshen e UÇK-së, Speciales në Hagë do t’i dorëzohen edhe mbi 200 mijë firmat e mbledhura në mbrojtje të vlerave të luftës.

Ky peticion kombëtar, i iniciuar dy muaj më parë, do të dorëzohet pranë Speciales, të mërkurën nga i kreu i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati.

Ai u dënua për pengim të drejtësisë dhe u liria nga burgu në vitin 2023.

“Forma e fundit pas protestave ose aktiviteti ynë pas protestave ka qenë kjo e peticionit. Për këtë peticion afërsisht janë mbledhur rreth 70 mijë nënshkrime në formën online edhe mendojmë që diku të formës fizike dhe online arrin diku mbi 200 mijë është numri i atyre që kanë nënshkruar kundër padrejtësisë që po ndodhë në Gjykatën Speciale. Të cilës do i drejtohemi me datën 6 maj, nëse nuk gaboj diku në orën 10:00 e kemi lënë terminin që ta bëjmë pranim-dorëzimin e peticionit në Gjykatën Speciale, ku do të jetë edhe zotëri Gucati, kryetari do të jetë personalisht atje së bashku me disa bashkatdhetarë që të bëjnë dorëzimin e këtij peticioni edhe zyrtarisht”, njofton nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Gazmend Syla.

Read more:SHBA-NATO, përplasje për tërheqjen e 5 mijë trupave amerikanë nga Gjermania. Aleanca: Europa të investojë më shumë

Syla shton për KosovaPress se ky peticion kishte për qëllim që t’i dërgohet Speciale një mesazh se shqiptarët kundërshtojnë një gjykim politik.

“Ka qenë ideja që një far forme me i thënë kësaj gjykate që në qoftë se ju do të vendosni të zhvilloni atje një gjyq politik, shqiptarët kudo që ata jetojnë i thonë jo një gjykimi politik por të bazuar në fakte dhe dëshmi nëse ka, përndryshe jo në emrin tonë. Nuk mund të vendosni të gjykoni historinë e luftës tonë në emrin tonë, në emër të shqiptarëve. Në takimet që kemi pasur me personalitete ndërkombëtare, qoftë me ambasadorë, qoftë me të tjerë na është thënë se po edhe për neve tepër e rëndësishme të kuptojmë përceptimin qytetar, përceptimin e opinionit publik, e prandaj meqë ata na kanë thënë kështu, ideja jonë ka qenë që të vazhdojmë aktivitetin tonë qoftë me protesta, qoftë me peticione, qoftë me kundërshtime të tjera që kemi bërë gjatë gjithë kohës si OVL-UÇK”, thotë ai.

Ani pse peticioni nuk ka efekt juridik, Syla thekson se është e rëndësishme që të pasqyrohet qëndrimi i shqiptarëve për procesin gjyqësor në Hagë.

“Meqë neve shumë personalitete ndërkombëtare na thanë që është shumë e rëndësishme edhe perceptimi i opinionit publik ose çfarë mendojnë qytetarët se çfarë po zhvillohet në Gjykatën Speciale atje, ne mendojmë që do të ketë një efekt në këtë aspekt, sepse efekt juridik ne e kuptojmë se peticioni nuk ka. Andaj, kjo dëshmia jonë prej rrugës tashmë edhe në letër, mendojmë që është njëra nga aktivitetet më të mira që kemi bërë tash, sepse një far forme edhe zyrtarisht ne po i drejtohemi Gjykatës Speciale që nuk mund të provoni të ndryshoni historinë tonë me gjyqe politike”, përfundon ai.

Read more:Çfarë duhet të dini rreth hantavirusit – virusi i rrallë që përhapet nga brejtësit

Avokati i Popullit, Naim Qelaj ka prezantuar raportin preliminar të organizatës “Bar Human Rights Committee of England and Wales”, lidhur me funksionimin e Dhomave të Specializuara në Hagë.

Shqetësime serioze ka konstatuar ky raport, i cili është dokument voluminoz i prezantuar të enjten në Prishtinë, ku mes tjerash konstaton se mandati i Speciales ka pasur devijim nga qëllimi fillestar.

Raporti evidenton shqetësime serioze lidhur me “kohëzgjatjen e paraburgimit, mungesën e mundësive reale për lirim të parakohshëm dhe kufizimet e komunikimeve familjare por edhe ato profesionale me ekipet e mbrojtjes”.

Ky raport është hartuar nga një organizatë e pavarur juridike me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, ku janë angazhuar ekspertë britanike me kërkesën e Institucionit të Avokatit të Popullit, pas shqetësimeve për mos respektim të standardeve për të drejtat e njeriut.

Read more:Raporti i Avokatit të Popullit: Dhomat e Specializuara kanë devijuar nga qëllimi fillestar

Çështja kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është mbyllur tanimë dhe rasti është në duart e gjykatësve për vendim. Ata më 18 shkurt kanë thënë fjalët e tyre përfundimtare, ku janë deklaruar sërish të pafajshëm për të gjitha akuzat që i ngarkon Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Edhe ekipet mbrojtëse të katërshes së UÇK-së kanë kërkuar që të njëjtit të shpallen të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.

Data e saktë e shpalljes së aktgjykimit ende nuk dihet.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Avokati i popullit #Gazmend syla #Gjykata speciale #Gjykimi i krerëve të uçk #Hagë #Hysni gucati #Naim qelaj #Ovl e uçk-së #Para

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Agron Shehaj mesazh Kanye West: Refuzoji paratë e Ramës, i përkasin popullit më të varfër në Europë!
  • “Hetoni patronazhistët që kërcënojnë, jo qytetarët”/ Protestuesi-Ramës: Balluku e akuzuar për korrupsion! Jeni turpi i Shqipërisë. Deputetët palaço luanin murlan, nuk na përfaqësojnë
  • “Je kryeministër i korruptuar, mos bëj gangsterin se nuk bëhesh dot i fortë me popullin”/ Thirrja e fortë e protestuesit: Rama jep dorëheqjen ose do të heqim ne! Shqipëria është shtëpia jonë
  • LIVE- Protesta e 40-të kundër qeverisë/ “Nuk ka bisedime me Ramën, vetëm dorëheqje”, thirrja e protestuesit: Arrestoni Ballukun
  • Protesta kundër Ramës/ “Na kanë vjedhur, na larguan nga vendi”, qytetari: Themelet e Parlamentit ‘po shkunden’, populli është zgjuar! Shqiptarët kërkojnë revolucion
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Deputetë shqiptarë të RMV u ndaluan në kufi/ “E tmerrshme që të ndalohen se nuk do kryeministri”, protestuesi: I vetmi që duhet të jetë non-grata në Shqipëri është Rama dhe jo shqiptarët 32 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Shehaj: Koncerti dështoi, Rama bleu spektatorë për 4.2 milionë euro nga paratë e shqiptarëve 17 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Ndalimi i deputetëve të VLEN/ Berisha: PD dënon këtë akt të shëmtuar të Edi Ramës, ky është një veprim antishqiptar i paprecedent që nga koha e Enver Hoxhës 14 lexime · 18 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Në opozitë ishte kundër zhvillimit në Zvërnec”/ Këlliçi nxjerr videon e Ballës: Kur e përcakton Rama kush do ta marrë jemi Shqipëri europiane 13 lexime · 16 orë më parë
  5. 05
    Politikë LIVE- “Shqiptarët të dalin në shesh deri sa të shporret”/ Qytetarja-Ramës: Sorrat dhe korbat i ke në kabinetin tënd, gjysmën e ke edhe në burg! 10 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë VIDEO/ Trump injoron Ramën që kërkon të marrë vëmendje me atletet e bardha, në nisje të Samitit të NATO-s 9 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Berisha intervistë për “Truth Times”: Rama e trajton Shqipërinë si feudin e tij privat! Protestat e qytetarëve, kryengritja më domethënëse që nga rënia e komunizmit 8 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 1 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 1 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 1 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by