Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Prishtina Trails 2026: Me qindra vrapues pushtojnë Gërminë
Aktualitet

Prishtina Trails 2026: Me qindra vrapues pushtojnë Gërminë

• 12 Maj, 2026 • 4 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Prishtinë: Edicioni i tetë i “Prishtina Trails”, garës më të madhe të vrapimit në shtigje malore në Kosovë, u mbatj me sukses në Parkun e Gërmisë në Prishtinë, duke mbledhur 500 vrapues nga më shumë se 20 shtete.

Të gjitha shtigjet e garës filluan dhe përfunduan në zemër të Gërmisë, duke kaluar nëpër peizazhin e mbrojtur natyror të kryeqytetit. Drejtues të klubit “X-Trailers” – që janë organizatorët e garës Prishtina Trails– theksuan edhe një herë rëndësinë e fushatës “Gërmia pa kerre”, e cila synon mbrojtjen dhe ruajtjen e parkut si hapësira më e rëndësishme rekreative e qytetit.

Në garën kryesore prej 50 km, fitues u shpallën Erzen Zyberaj (KOS) dhe Margot Navarro (FRA), në distancën 23 km fitues ishin Stella Zinn (SUI) dhe Albion Ymeri (KOS), dhe në distancën 10 km më të shpejtit ishin Litfete Luta Shala (KOS) dhe Mikus Zagata (AUT). Çmimet për TOP 6 vrapuesit dhe vrapueset u ndanë nga përfaqësues të Ministrisë së Sportit dhe Rinisë. Lista me të gjitha vendet e para janë publikuar në kanelet zyrtare të Prishtina Trails në Facebook e Instagram.

Read more:Prishtina Trails 2026: Vrapim në natyrë e me mendje për mbrojtjen e Gërmisë

Një nga organizatorët u shpreh: “Gërmia pa kerre është një thirrje e qartë për të mbrojtur një nga pasuritë më të mëdha natyrore që kemi. Gërmia nuk është vetëm vend për sport dhe rekreacion, por një pjesë thelbësore e shëndetit dhe jetës së qytetarëve. Përmes kësaj gare po e përforcojmë mesazhin se natyra duhet të mbrohet me çdo kusht.”

Ndërsa një nga vrapuesit tha: “Organizimi ishte i jashtëzakonshëm nga fillimi deri në fund. Shtigjet, atmosfera dhe mikpritja e komunitetit e bënë këtë një përvojë të paharrueshme. Jam shumë i lumtur që mora pjesë në Prishtina Trails.”

Përveç garave kryesore në tri distanca, 300 fëmijë të moshave 7-12 vjeç morën pjesë në vrapin për fëmijë, duke e zgjeruar dimensionin komunitar dhe familjar të ngjarjes. Programi u plotësua edhe me një zonë ekspozuese ku kompani të njohura vendore prezantuan iniciativa që promovojnë shëndetin dhe stilin e jetesës aktive.

Read more:Bugatti prezanton ‘Fly Bug’ – një superveturë unike e frymëzuar nga natyra

Një tjetër element i veçantë i “Prishtina Trails” mbetet angazhimi për qëndrueshmëri mjedisore. Në bashkëpunim me partnerët “DYVO Lab” medaljet për pjesëmarrësit prodhohen nga plastika – këtë vit rreth 25,000 kapakë të shisheve të plastikës u transformuan në medalje për qindra vrapues. Kjo praktikë është aplikuar gjithashtu në garën për fëmijë, e organizuar nga Klubi X-Trailers në bashkëpunim me “LET Center”.

Ngjarjes i prapriu një tjetër rekord të pjesëmarrjes, me të gjitha vendet e regjistrimit të mbyllura një muaj para garës, duke reflektuar rritjen e vazhdueshme të interesimit për trail running si një sport që kombinon aktivitetin fizik me natyrën dhe mirëqenien.

Read more:Mexhiti: VLEN do të jetë parti e qendrës së djathtë

Organizatorët falënderuan sponsorët dhe partnerët që mbështetën realizimin e edicionit 2026, në veçanti Ministria e Sportit dhe Rinisë, Raiffeisen Bank, Onze, SIGAL, si dhe shumë biznese si Balkan Natural Adventure që ka shpërblyer fitueset femra, si dhe organizata tjera që kontribuojnë në zhvillimin e sportit dhe promovimin e jetesës aktive në Kosovë. Loja shpërblyese ishte tjetër aktivitet që u organizua me ndihmën e partnerëve “iCore”, “Onze”, dhe “BikePlus”.

“Prishtina Trails” mbetet ngjarja kryesore e trail-running në Kosovë, duke promovuar Pejsazhin e Mbrojtur të Gërmisë si një aset të çmuar natyror dhe duke bashkuar sportin, komunitetin dhe ndërgjegjësimin mjedisor në një platformë të vetme si dhe insistimin që Gërmia të jetë “pa kerre”.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Aktivitet #Aktiviteti fizik #Germia #Jetese aktive #Mireqenia #mjedisi #Natyra #Ngjarje sportive #Organizatoret #Prishtina trails #Rekreacion #Shtigje #Sport #Trail running

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Protesta/ Hita: Sulm i koordinuar ndaj turizmit! 10 mijë llogari, review negative bizneseve, po i verifikojmë! Cenohet ekonomia dhe imazhi i vendit (VIDEO)
  • Protesta/ Hita: Sulm i koordinuar ndaj bizneseve të turizmit! Mbi 10 mijë llogari në rrjete po japin review negative, po i verifikojmë! Cenohet ekonomia dhe imazhi i vendit
  • Protesta/ Hita: Sulm i koordinuar ndaj bizneseve të turizmit! Mbi 10 mijë llogari në rrjete po japin review negative, po i verifikojmë! Cenohet ekonomia dhe imazhi i vendit
  • Protesta/ Hita: Sulm i koordinuar ndaj bizneseve të turizmit! Mbi 10 mijë llogari në rrjete po japin review negative, po i verifikojmë! Cenohet ekonomia dhe imazhi i vendit
  • Protesta/ Hita: Mbi 10 mijë llogari në rrjete sociale, review negative për bizneset në sektorin e turizmit, po i verifikojmë! Sulm i koordinuar, po cenohet imazhi i vendit
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Deputetë shqiptarë të RMV u ndaluan në kufi/ “E tmerrshme që të ndalohen se nuk do kryeministri”, protestuesi: I vetmi që duhet të jetë non-grata në Shqipëri është Rama dhe jo shqiptarët 32 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Shehaj: Koncerti dështoi, Rama bleu spektatorë për 4.2 milionë euro nga paratë e shqiptarëve 17 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Ndalimi i deputetëve të VLEN/ Berisha: PD dënon këtë akt të shëmtuar të Edi Ramës, ky është një veprim antishqiptar i paprecedent që nga koha e Enver Hoxhës 14 lexime · 20 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Në opozitë ishte kundër zhvillimit në Zvërnec”/ Këlliçi nxjerr videon e Ballës: Kur e përcakton Rama kush do ta marrë jemi Shqipëri europiane 13 lexime · 17 orë më parë
  5. 05
    Politikë LIVE- “Shqiptarët të dalin në shesh deri sa të shporret”/ Qytetarja-Ramës: Sorrat dhe korbat i ke në kabinetin tënd, gjysmën e ke edhe në burg! 10 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë VIDEO/ Trump injoron Ramën që kërkon të marrë vëmendje me atletet e bardha, në nisje të Samitit të NATO-s 9 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Gjyqi ndaj Metës i stisur, nuk ka asnjë provë”, Blushi: Presidenti nuk ka nevojë për avokat, s’ka asnjë qindarkë të paligjshme 8 lexime · 16 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 1 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 1 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 1 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by