Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Perez thërret zgjedhje të jashtëzakonshme: Kush po më kritikon, le të kandidojë kundër meje
Aktualitet

Perez thërret zgjedhje të jashtëzakonshme: Kush po më kritikon, le të kandidojë kundër meje

• 12 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 7
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Klubi mbretëror spanjoll njoftoi të martën pasdite se presidenti Florentino Perez do të paraqitej në konferencë për media nga ora 18:00, pas mbledhjes së bordit të drejtorëve, pa sqaruar paraprakisht temën e paraqitjes.

Në konferencë, Perez hodhi poshtë zërat për dorëheqje dhe njoftoi se ka thirrur zgjedhje të reja në klub, tri vjet më herët sesa parashihej mandati i tij aktual, i cili duhej të zgjaste deri në vitin 2029.

“Unë nuk do të jap dorëheqje, po thërras zgjedhje. Ka fushata kundër meje. Por unë jam ende këtu dhe jam president. Njerëzit thanë se kam kancer, kjo është krejt e sajuar. Nuk jam i lodhur”, theksoi ai.

Presidenti i Real Madridit sulmoi edhe raportimet në media, duke përmendur konkretisht ABC-në, ndërsa kërkoi të dijë nëse gazetari që kishte shkruar artikullin ishte i pranishëm në sallë.

Read more:Pse po “digjet” Real Madridi nga brenda? Zbulohet arsyeja që çoi në përçarjen e lojtarëve

“Do t’ju tregoj tani çka më treguan mua para disa minutash. ABC ka shkruar se jam i lodhur… si mund ta thoni këtë? A është ky gazetar këtu?”, u shpreh Perez.

Ai insistoi se vazhdon të punojë me intensitet të lartë dhe se nuk ka ndërmend të tërhiqet.

“Unë punoj ditë e natë si kafshë. Me mua president, kemi fituar 76 tituj. Ndoshta duhet t’jua kujtoj. Po, këtë vit s’kemi fituar asgjë, por mos harroni”, deklaroi ai.

Në të njëjtën linjë, ai bëri të ditur se bordi aktual, me të në krye, do të kandidojë në këto zgjedhje, ndërsa u drejtua ashpër ndaj kritikëve.

Read more:Trump: Kandidatura presidenciale e Vance-Rubio do të ishte një ekip ëndrrash

“Po thërras zgjedhje të reja për bordin, dhe KY bord, me mua në krye, do të garojë në këto zgjedhje. Kushdo që po na kritikon dhe po i shpërndan këto thashetheme për mua, mund të garojë kundër meje në këto zgjedhje. Kushdo që do të dalë, le të dalë. Ndalni së vepruari nga prapa”, u shpreh Perez.

Ai i mohoi zërat se situata në klub është jashtë kontrollit, duke insistuar se po përhapet një narrativë e rreme për krizë dhe kaos brenda Real Madridit.

“Po thonë se Real Madridi është në rrëmujë, se është kaos, se është katastrofë, janë të gjitha gënjeshtra. Ky është klubi më prestigjioz në botë”, deklaroi ai.

Read more:Kroos godet Realin pas paraqitjes në El Clasico: U gëzova kur përfundoi ndeshja

Në fund, Perez u kthye sërish te numri i titujve të fituar nën drejtimin e tij dhe tha se zgjedhjet po i thërret për të mbrojtur interesat e anëtarëve të klubit, duke theksuar se nuk do të frikësohet.

“Unë jam i pari që dua t’i fitoj të gjitha. Me mua president, kemi fituar 37 tituj në futboll dhe 29 në basketboll. Dua të flas për të gjithë këta njerëz që po bëjnë fushatë prapa skenave”.

“Do të organizoj zgjedhje për të mbrojtur interesat e anëtarëve të Real Madridit. Nuk do të më frikësojnë. Madje, më japin shumë energji”, përfundoi ai./Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #basketboll #Florentino perez #Futboll #Gazetar #La liga #media #Para #Real madrid

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • “Rama po shkatërron Shqipërinë”, aktivisti Lika: Nesër të gjithë në protestë, ta shkërrmoqim regjimin
  • ‘Në shkollë edhe pas mësimit, në shtëpi më shumë kohë për lojëra!’ Report Tv te “Gustav Majer”, në klube edhe fëmijët me aftësi ndryshe
  • “Protestojmë për të ardhmen dhe jo për parti”, Lush Susaj: Universiteti të kryejë funksionin e tij, mesazhi për studentët
  • Protestuesit e goditën me vezë, Bledi Mane: Porosi e Qorit e Shehajt! Qëndrova se s’kam mëkate publike! S’do të bëj kallëzim
  • Pallatet, kush i përfundon?/ AAPSK parashikon fond për objektet e konfiskuara kur investitori falimenton
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Sociale Fier, mesatarisht çdo ditë një person diagnostikohet me kancer! Shifrat rriten frikshëm, 400 raste në 9 muaj, dominon kanceri i mushkërive 8 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Rama po shkatërron Shqipërinë”, aktivisti Lika: Nesër të gjithë në protestë, ta shkërrmoqim regjimin 4 lexime · 3 orë më parë
  3. 03
    Editoriale Zgjedhja e presidentes/ Më mirë një krizë serioze, se sa një shtet qesharak – Ide 2 lexime · 1 orë më parë
  4. 04
    Kronikë Protestuesit e goditën me vezë, Bledi Mane: Porosi e Qorit e Shehajt! Qëndrova se s’kam mëkate publike! S’do të bëj kallëzim 2 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Editoriale Fërkimet Turqi-Izrael dhe ndikimi i tyre në Ballkan – Blog 2 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Protestojmë për të ardhmen dhe jo për parti”, Lush Susaj: Universiteti të kryejë funksionin e tij, mesazhi për studentët 1 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Teknologji Si një mbret viking i dha emrin Bluetooth-it, 1000 vjet më vonë nofka e “Dhëmbit të Kaltër” jeton në miliarda pajisje 1 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 4 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 4 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 4 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by