Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. 25 milionë franga: Kush është biznesmeni me rrogën më të lartë vjetore në Zvicër?
Aktualitet

25 milionë franga: Kush është biznesmeni me rrogën më të lartë vjetore në Zvicër?

• 12 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Ndërsa bankat zvicerane viteve të fundit kanë kaluar nëpër kriza të mëdha, rrogat e menaxherëve të tyre mbesin të larta. Së fundi banka UBS publikoi disa shifra që zgjuan kureshtjen e opinionit.

Sergio Ermotti, bankieri që mori timonin e bankës në momentin më kritik të saj, vazhdon të mbetet në majat e listës së fituesve, duke arkëtuar shifra që për qytetarin e thjeshtë duken astronomike.

Sipas raportit vjetor të botuar këtë të hënë, drejtori i UBS, Sergio Ermotti, është paguar për vitin e kaluar me saktësisht 14,9 milionë franga zvicerane. Kjo shumë, e cila është e njëjtë me vitin paraprak, vjen si pasojë e asaj që Bordi i Drejtorëve e quan një “performancë të jashtëzakonshme”.

Read more:Nxënësit shkatërrojnë klasën në një shkollë në Bulqizë

Ermotti ka arritur të rrisë fitimin e bankës në 7.8 miliardë dollarë, një ngritje prej 50 për qind brenda një viti. Por suksesi i tij matet mbi të gjitha me integrimin e bankës Credit Suisse, një proces tejet kompleks që pritet të përfundojë plotësisht deri në fund të këtij viti. Ndonëse kjo shkrirje ka sjellë shkurtimin e mijëra vendeve të punës, për aksionarët dhe bordin, Ermotti ka tejkaluar të gjitha objektivat financiare.

Lajmet e mira financiare janë përkthyer në shpërblime të majme për të gjithë stafin e lartë. Fondi i bonuseve për të gjithë bankën është rritur për 10 për qind, duke arritur në 5,1 miliardë dollarë. Vetë Bordi Ekzekutiv i UBS-së, i përbërë nga ekipi i ngushtë i Ermottit, ka arkëtuar gjithsej 145,3 milionë franga.

Read more:Qiratë e banesave rekord këtë vit, BSH: Janar-prill rritje me 7.8%, kërkesë e lartë e ndikuar nga turizmi

Ermotti, tani 65-vjeçar, ka sinjalizuar se do të qëndrojë në detyrë të paktën deri në fillim të vitit 2027.

Edhe pse paga e Ermottit është rreth 150 herë më e lartë se paga mesatare në Zvicër, ai nuk është njeriu më i paguar në konfederatë. Ky titull i takon Vasant Narasimhan, kreut të gjigantit farmaceutik Novartis në Basel, i cili vitin e kaluar përfitoi plot 24,9 milionë franga – dhjetë milionë më shumë se kryebankieri i Zürichut.

Read more:Basha: Pas hartimit të projektit do të nisë rehabilitimi i rrugës Kuqishtë–Çakorr

Në nivel evropian, Ermotti mbetet sërish pas Ana Botín të bankës spanjolle Santander, e cila mori 18,5 milionë euro. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Banka #bankat #Basel #Detyrë #euro #Lajme nga zvicra #Sergio ermotti #Ubs #Zvicra

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • “Rama një hajdut, është kryeministër i krimit dhe i drogës”/ Revolta e qytetarit: Bashkë me ‘Rilindjen’ në anën e tradhtarëve! Pensionistët paguhen më pak se një qen
  • “4.2 milionë euro për një koncert kur pensionet janë më ulëtat në Europë”/ Protestuesi: Në zyrat e shtetit nuk mbaron asnjë punë, administrata është përtokë
  • “Në Itali i marr shërbimet shëndetësore falas dhe rimburosohen ilaçet e diabetit”/ I moshuari: Spitalet në Shqipëri kanë probleme. Deputetët që na pinë gjakun e kanë pensionin 2000 euro ndërsa ne 200
  • “4.2 milionë euro për një koncert kur pensionet janë më ulëtat në Europë”/ Protestuesi: Në zyrat e shtetit nuk mbaron ansjë punë, administrata është përtokë
  • 4 mln euro për koncertin e Kanye West, Lapaj çon në Kushtetuese aktin normativ! Gjykata: Ankimi është i paplotë, 10 ditë kohë për ta plotësuar
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Ndalimi i deputetëve të VLEN/ Berisha: PD dënon këtë akt të shëmtuar të Edi Ramës, ky është një veprim antishqiptar i paprecedent që nga koha e Enver Hoxhës 19 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Në opozitë ishte kundër zhvillimit në Zvërnec”/ Këlliçi nxjerr videon e Ballës: Kur e përcakton Rama kush do ta marrë jemi Shqipëri europiane 13 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Në kërkim për vrasje e plagosje nga Maqedonia e Veriut, arrestohen 2 të rinjtë në Durrës! Në pranga edhe një tjetër (EMRAT+VIDEO) 12 lexime · 19 orë më parë
  4. 04
    Kronikë Vrasja në Shkodër/ U grindën për celularin, Shtjefën Ziçi e qëlloi të shoqen për shkak të xhelozisë, nuk shfaq pendesë! Kamerat e sigurisë fiksojnë momentin para krimit 12 lexime · 20 orë më parë
  5. 05
    Politikë Revolta e 40 në Tiranë/ “Bashkohuni që ta ndryshojmë këtë vend”, studenti në protestën kundër Ramës: Nuk duan rini që punon, i kanë lënë në baltë 10 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Gjyqi ndaj Metës i stisur, nuk ka asnjë provë”, Blushi: Presidenti nuk ka nevojë për avokat, s’ka asnjë qindarkë të paligjshme 8 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Agron Shehaj mesazh Kanye West: Refuzoji paratë e Ramës, i përkasin popullit më të varfër në Europë! 8 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 1 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 1 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 1 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by