Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Vrasja në Shkodër/ U grindën për celularin, Shtjefën Ziçi e qëlloi të shoqen për shkak të xhelozisë, nuk shfaq pendesë! Kamerat e sigurisë fiksojnë momentin para krimit
Kronikë

Vrasja në Shkodër/ U grindën për celularin, Shtjefën Ziçi e qëlloi të shoqen për shkak të xhelozisë, nuk shfaq pendesë! Kamerat e sigurisë fiksojnë momentin para krimit

• 10 Korrik, 2026 • 3 min lexim • 👁 15
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Xhelozia është pista kryesore ku janë përqendruar hetimet e Policisë së Shkodrës për vrasjen e 55-vjeçares Bardhe Ziçi, e cila u ekzekutua me armë gjahu nga bashkëshorti i saj, Shtjefën Ziçi. Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se kamerat e sigurisë kanë fiksuar momentet para krimit.

Sipas hetimeve, 64-vjeçari i ka kërkuar bashkëshortes telefonin celular, çka ka sjellë një debat mes tyre. Pak çaste më vonë, ai është futur në banesë, ka marrë çiften që e posedonte me leje dhe ka qëlluar dy herë në drejtim të gruas, duke i shkaktuar vdekjen në vend. Autori i dyshuar nuk është marrë ende në pyetje në mënyrë të plotë për shkak të gjendjes së tij psikologjike.

Read more:Donald Trump e injoroi/ CNN turk: Liderët e NATO-s qeshën kur panë Ramën me atletet e bardha, në nisje të Samitit të Ankarasë (FOTO)

Ndërkohë, mbrojtja e tij vijon të pretendojë se ngjarja ka qenë aksidentale. Sipas avokatëve, 64-vjeçari kishte marrë armën për ta pastruar dhe nuk ishte në dijeni se ajo ishte e mbushur me fishekë. Ata pretendojnë se arma ishte mbushur disa ditë më parë nga bashkëshortja, pa dijeninë e tij. Megjithatë, hetuesit nuk e mbështesin këtë version. Nisur nga provat e administruara deri më tani, përfshirë pamjet filmike dhe dëshmitë e mbledhura, policia vijon të hetojë xhelozinë si motivin kryesor të krimit. Burime nga hetimi bëjnë me dije se menjëherë pas arrestimit, i dyshuari ka shprehur se nuk ishte penduar për atë që kishte ndodhur. Këto deklarime nuk konsiderohen dëshmi zyrtare, pasi nuk janë dhënë gjatë marrjes në pyetje.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e 9 korrikut, në unazën lindore të Shkodrës. Pas debatit në dyqanin ushqimor që administronin pranë banesës, 64-vjeçari mori armën e gjahut dhe qëlloi ndaj bashkëshortes në pragun e shtëpisë. Sipas hetimeve, 55-vjeçarja tentoi të largohej për t’i shpëtuar sulmit, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.

Read more:Grupi i Laert Haxhiut/ I penduari Artan Tafani rrëfen detaje për vrasjen e Rexhep Ginës: E planifikuam në Athinë, konflikti ishte për çështje pronash

Çifti ishin prindër të dy fëmijëve. Djali jeton në Kanada, ndërsa vajza shërben si oficere në repartin ushtarak të Vau Dejës. Të afërm dhe banorë të zonës i përshkruajnë si njerëz të qetë, pa konflikte të njohura më parë, ndërsa vrasja ka tronditur opinionin publik. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje vijojnë.

Read more:Atentati në Laç/ Ilir Gjini u qëllua me 7 plumba sapo zbriti nga makina! Autori Emiljan (Artur) Suti në kërkim, ishte arrestuar në Belgjikë për vjedhje

——————————-
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.

Lexo edhe
Kronikë

Shisnin kokainë dhe kanabis në doza në zonën turistike të Dhërmiut, arrestohen dy të rinjtë (VIDEO)

Kronikë

Ksamil/ Rrezikoi jetën e pushuesve me Jet Ski, gjobitet me 500 mijë lekë të reja

Tags: #Armë #Arrestimit #bardhe zici #djali #kanada #Kryesore #Mbrojtja #Shkoder #shtjefen zici #Vrasje

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Shisnin kokainë dhe kanabis në doza në zonën turistike të Dhërmiut, arrestohen dy të rinjtë (VIDEO)
  • Ksamil/ Rrezikoi jetën e pushuesve me Jet Ski, gjobitet me 500 mijë lekë të reja
  • Kundërshtoi me dhunë efektivët gjatë kontrollit të makinës, arrestohet 30-vjeçari në Dibër
  • Kultivuan 172 rrënjë kanabis pranë shtëpisë në Fushë Arrëz, babë e bir përfundojnë në pranga
  • Tiranë/ Goditi me qytën e pistoletës një person në një lokal në ‘Don Bosko’, arrestohet autori (EMRAT+VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • ‘Velipoja është numri 1’, turistët tregojnë pse e zgjedhin çdo verë: Plazh i pastër, qetësi dhe kushte më të mira!
  • Tiranë/ Goditi me qytën e pistoletës një person në një lokal në ‘Don Bosko’, arrestohet autori (EMRAT+VIDEO)
  • Kultivuan 172 rrënjë kanabis pranë shtëpisë në Fushë Arrëz, babë e bir përfundojnë në pranga
  • Tiranë/ Vodhën 2.5 milionë lekë në një banesë në Sharrë, 3 të arrestuar dhe një në kërkim! Sekuestrohet një ‘Maserati’ (VIDEO)
  • Atentati në Dukagjin/ I shpëtoi breshërisë me mbi 50 plumba kallashi, Lazer Bashi eci 2 km i plagosur për të kërkuar ndihmë! U fsheh në makinë derisa autorët u larguan
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Duhen ndryshime si në Hungari, Serbia shkoi në zgjedhje”/ Osman Stafa për revoltën e shqiptarëve: 36 vite na kanë vjedhur, pse duhet të lodhemi ne pas 86 ditësh? 33 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Revolta e 85-të kundër qeverisë/ “I pabesi nuk ka besë”, aktivisti Arben Kola: Nuk pranojmë asnjë ndryshim kabineti! Shqiptarëve i ka ardhur në majë të hundës! Objektivi i qartë, dorëheqja e Ramës 28 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Protesta është lëvizje heroike qytetare”, Osman Stafa: Politika ka 36 vite që ofron të njëjtat figura! Revolta ka krijuar presion te pushteti 19 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Revolta kundër Ramës/ “Kanë aq frikë sa vetëm na numërojnë”, ironizon aktori Mehdi Malkaj: O nëne nëne si do ikin këta…Do ikin me brekë nëpër këmbë 15 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Vrasje e dyfishtë në Mgull të Dukagjinit, humbin jetën babë e bir, plagoset rëndë një tjetër! Në të njëjtën zonë u ekzekutua një muaj më parë Aleksandër Koçeku (EMRAT) 14 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Dështim, zhgënjim, shëmbëlltyrë e errët”/ Çfarë thoshte miku dhe mentori i Ramës, Koço Kokëdhima për kryeministrin: Është kapitulli i fundit i tranzicionit! (VIDEO) 14 lexime · 8 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Balluku mbrohet nga mandatet e krimit”/ Berisha: I bën presion Ramës, ‘je në dosjet e mia dhe Kostandini…’ 14 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Shisnin kokainë dhe kanabis në doza në zonën turistike të Dhërmiut, arrestohen dy të rinjtë (VIDEO)

Dy të rinj,kanë rënë në prangat e policisë së Vlorës. 27 dhe 31-vjeçari u kapën në afërsi të…

• 1 orë më parë • 2 min lexim
Kronikë

Ksamil/ Rrezikoi jetën e pushuesve me Jet Ski, gjobitet me 500 mijë lekë të reja

Policia Kufitare ka bllokuar një mjet lundrues tip Jet Ski dhe ka ndëshkuar drejtuesin e tij me 500…

• 2 orë më parë • 2 min lexim
Kronikë

Kundërshtoi me dhunë efektivët gjatë kontrollit të makinës, arrestohet 30-vjeçari në Dibër

Një 30-vjeçar është arrestuar në Dibër pasi kundërshtoi me dhunë punonjësit e policisë, të cilët e kishin ndaluar…

• 3 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by