Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Elon Musk dhe Jensen Huang midis CEO-ve që i bashkohen Trump në udhëtimin në Kinë
Aktualitet

Elon Musk dhe Jensen Huang midis CEO-ve që i bashkohen Trump në udhëtimin në Kinë

• 13 Maj, 2026 • 5 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka marrë me vete një mori drejtuesish të lartë të industrisë së biznesit dhe teknologjisë në udhëtimin e tij në Kinë këtë javë.

Midis atyre që do t’i bashkohen presidentit në udhëtimin e tij zyrtar në Pekin janë Jensen Huang i Nvidia-s, Tim Cook i Apple, Elon Musk i Tesla dhe SpaceX, Larry Fink i BlackRock, si dhe drejtues të tjerë nga Meta, Visa, JP Morgan, Boeing, Cargill dhe të tjerë.

Dhjetëra drejtuesish amerikanë do t’i bashkohen Trump në udhëtim, tha për BBC-në një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë me njohuri për planet, transmeton Telegrafi.

Udhëtimi shihet si i rëndësishëm për SHBA-në, pasi Trump do të takohet me presidentin kinez Xi Jinping në një kohë të armiqësisë në rritje ekonomike dhe teknologjike midis dy vendeve.

Përveç Huang, Musk, Cook dhe Fink, lista e plotë e drejtuesve që do t’i bashkohen Trump si pjesë e delegacionit zyrtar amerikan në Kinë është si më poshtë:

Dina Powell McCormick, presidente dhe nënkryetare e Meta

Read more:Gjysmë milioni porosi për “telefonin e artë” të Trumpit, pajisja nuk është dorëzuar kurrë

Kelly Ortberg, presidente dhe drejtoreshë ekzekutive e Boeing

Ryan McInerney, drejtor ekzekutiv i Visa

Stephen Schwarzman, drejtor ekzekutiv i Blackstone

Brian Sikes, drejtor ekzekutiv dhe kryetar i Cargill

Jane Fraser, drejtoreshë ekzekutive e Citi

Read more:U përfol se ‘mori një sy gjumë’ në një aktivitet në Zyrën Ovale, Shtëpia e Bardhë mohon akuzat për Trump: Ai thjesht mbylli sytë, idiot

Jim Anderson, drejtor ekzekutiv i Coherent

Henry Lawrence Culp, drejtor ekzekutiv i GE Aerospace

David Solomon, drejtor ekzekutiv i Goldman Sachs

Jacob Thaysen, drejtor ekzekutiv i Illumina

Michael Miebach, president i Mastercard

Është gjithashtu e dukshme që Sanjay Mehrotra, CEO i Micron Technology, do të jetë pjesë e delegacionit të Trump.

Read more:Komunikimi do të jetë intensiv… parashikimi i horoskopit për sot

Prania e tij është interesante pasi Pekini kufizoi përdorimin e disa çipave Micron në infrastrukturën kritike në vitin 2023 për arsye të sigurisë kombëtare – një veprim që firma ka thënë se ndikoi negativisht në biznesin e saj në Kinë.

Gjysmëpërçuesit mbeten thelbësorë për marrëdhënien ekonomike SHBA-Kinë, pavarësisht tensioneve të vazhdueshme mbi teknologjinë dhe kontrollet e eksportit.

Chuck Robbins, drejtor ekzekutiv dhe kryetar i Cisco, ishte ftuar të ishte pjesë e udhëtimit “, por nuk është në gjendje për shkak të të ardhurave”, sipas një zëdhënëseje të kompanisë.

Së bashku, drejtuesit përfaqësojnë një gamë të gjerë interesash biznesi në SHBA, nga mediat sociale dhe pajisjet e konsumatorit, te çipat kompjuterikë dhe prodhimi komercial.

Një zëdhënëse e Illumina, një kompani bioteknologjie me seli në Kaliforni, tha se Thaysen “është i nderuar që është pjesë e delegacionit” dhe se kompania shpreson që udhëtimi të jetë “një mundësi për të forcuar marrëdhëniet dhe për të formësuar të ardhmen e mjekësisë precize”.

Read more:Shqiptaro-amerikani Ylli Bajraktari interviston shefin e Nvidia-s, flasin edhe për përdorimin e gjerë të IA-së dhe ndikimin e saj në vendet e punës

Në listën origjinale mungonte shefi i Nvidia, Jensen Huang, kompania e të cilit është qendrore në rivalitetin SHBA-Kinë mbi çipat kompjuterikë dhe inteligjencën artificiale (IA).

Por në një zhvillim të papritur, Huang hipi në Air Force One me destinacion Pekinin kur ai u furnizua me karburant në Anchorage, Alaska.

“Jensen po merr pjesë në samit me ftesë të presidentit Trump për të mbështetur Amerikën dhe qëllimet e administratës”, tha një zëdhënës i Nvidia për BBC-në.

Vizita e Trump në Kinë do të jetë e para nga një president i SHBA-së në gati një dekadë dhe shënon një provë kyçe të një armëpushimi të brishtë tregtar midis dy vendeve, pas një lufte tregtare të ashpër që i pa ata të vendosnin tarifa që ndonjëherë arrinin deri në 100%.

Tarifat u pezulluan në tetor 2025 pas takimit të fundit të Trump me Xi, i cili u zhvillua në Korenë e Jugut.

Read more:Trump me delegacion gjigant biznesi në Kinë, 17 liderë të teknologjisë dhe financave në Pekin

Në një moment të rëndësishëm gjatë takimit të ardhshëm do të jetë lufta e SHBA-së dhe Izraelit në Iran, e cila tashmë ka detyruar një shtyrje të takimit të Trump dhe Xi.

Trump pritet të shtyjë Kinën, e cila mbështetet te Irani për naftë të lirë, për të ndihmuar në lehtësimin e një marrëveshjeje midis Teheranit dhe Uashingtonit për t’i dhënë fund luftës.

Kina gjithashtu dëshiron që konflikti të përfundojë. Ajo ka kufizuar furnizimin me naftë në vend, duke goditur fuqinë blerëse të vendeve të tjera anembanë botës që importojnë mallra kineze.

Por rezervat e mëdha të naftës dhe furnizimi i larmishëm me energji i Kinës e kanë ndihmuar atë deri më tani në përballimin e pasojave të luftës më mirë se shumë fqinjë. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Air force one #Alaska #Apple #Bbc #Biznesi #Donald Trump #Elon musk #Jensen huang #Shba #Xi jinping

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Dorjan Teliti: Të pyeten qytetarët e Tiranës për ndarjen e re territoriale. Nëse mazhoranca refuzon konsultimet publike, opozita do t’i bëjë vetë
  • “Shqiptarët duan transparencë”/ Media gjermane jehonë protestës kundër kryeministrit: Rama e Berisha e kanë trajtuar Shqipërinë, si pronën e tyre! Korrupsioni…
  • “Protesta, shkollë politike që zgjoi shqiptarët”/ Profesori Lush Susaj: Kriza zgjidhet me dorëheqjen e Ramës. Shtatori do të sjellë pjesëmarrje masive!
  • Nafta shkon në 219 lekë, tensionet globale rrisin çmimet në bursa, karburanti shtrenjtohet me shpejtësi
  • El Niño më i fortë i kohëve moderne është shumë afër, çfarë po e ndryshon motin e planetit
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Tiranë/ Goditi me qytën e pistoletës një person në një lokal në ‘Don Bosko’, arrestohet autori (EMRAT+VIDEO) 32 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Ditët e 87-të e protestës / Ish-luftëtari i UÇK-së, Meçan Zotaj: Populli doli në shesh t’i dalë zot atdheut, dy partitë e mëdha nuk na përfaqësojnë më 16 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë 88 ditë protesta/ “Korrupsioni në filozofi qeverisje”, Sherif Bundo: “Revolucioni i Flamingove” ndezi qiellin e Tiranës. Nëse nuk e mbështet rininë… 16 lexime · 19 orë më parë
  4. 04
    Politikë Erald Kapri bën denoncimin e fortë: Jam kërcënuar nga zyrtari i PS, por s’na mbyllin dot gojën! 14 lexime · 15 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Caktoi koordinatorë për të frenuar zgjerimin e partive të vogla, SPAK t’i trokasë në derë!”/ Erald Kapri: Protestat s’do të ndalen deri në rrëzimin e Ramës, dorëheqja do të jetë e shpejtë 13 lexime · 17 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Rama e Berisha mbajnë njëri-tjetrin”- Mërtiri: Protesta kërkon largimin e të dyve! Shtatori do rrisë presionin politik dhe masivitetin në shesh 11 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Nisin fjalimet para Kryeministrisë / Aktivisti Arben Kola: Diaspora është me ne për rrëzimin e Ramës! 10 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 3 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 3 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 3 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by