Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Botë
  3. U përfol se ‘mori një sy gjumë’ në një aktivitet në Zyrën Ovale, Shtëpia e Bardhë mohon akuzat për Trump: Ai thjesht mbylli sytë, idiot
Botë

U përfol se ‘mori një sy gjumë’ në një aktivitet në Zyrën Ovale, Shtëpia e Bardhë mohon akuzat për Trump: Ai thjesht mbylli sytë, idiot

• 13 Maj, 2026 • 2 min lexim • 👁 7
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Shtëpia e Bardhë ka mohuar pretendimet se presidenti amerikan Donald Trump ka fjetur gjatë një aktiviteti zyrtar në Zyrën Ovale, pas publikimit të disa fotove dhe videove që e shfaqnin atë me sytë mbyllur dhe kokën e përkulur.

Reagimi erdhi pasi në rrjetet sociale nisën të qarkullonin imazhe nga një aktivitet për shëndetin e nënave, i organizuar me rastin e Ditës së Nënës, e cila u festua të dielën në Shtetet e Bashkuara.

Stafi i komunikimit të Shtëpisë së Bardhë reagoi menjëherë ndaj postimeve të gazetarëve dhe përdoruesve në rrjetet sociale që sugjeronin se presidenti kishte dremitur gjatë aktivitetit.

“Ai thjesht po i mbyllte sytë, idiot”, shkroi llogaria “Rapid Response” e Shtëpisë së Bardhë në platformën X, në përgjigje të një postimi të gazetarit të Reuters, Idris Ali, i cili kishte publikuar një foto të Trumpit gjatë eventit.

Read more:Trump nuk i ndahet Iranit: Jam 100% i bindur se ata nuk do të prodhojnë më armë bërthamore

Megjithatë, gazetari nuk kishte pretenduar se presidenti ishte në gjumë, por vetëm kishte shpërndarë fotografinë me përshkrimin: “Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, merr pjesë në një aktivitet mbi shëndetin e nënave në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë në Uashington, D.C., më 11 maj 2026”.

Pas reagimit të ashpër të Shtëpisë së Bardhë, në rrjetet sociale u publikuan dhjetëra komente që ironizonin mënyrën se si administrata reagoi ndaj fotografive.

Gjatë aktivitetit, Trump komentoi edhe mbi zhvillimet ndërkombëtare, duke deklaruar se armëpushimi me Iranin ndodhej në “një pikë kritike”, ndërsa propozimin e fundit të Teheranit e quajti “mbeturina”.

Read more:Keni probleme me kujtesën dhe përqendrimin? Studiuesit këshillojnë të matni perimetrin e belit

Nuk është hera e parë që presidenti amerikan akuzohet se ka dremitur gjatë aktiviteteve publike. Kritikat janë shtuar veçanërisht për shkak se vetë Trump ka përdorur shpesh nofkën “Joe i përgjumur” për ish-presidentin Joe Biden gjatë viteve të fundit.

Trump is about to hit REM sleep on camera in the Oval pic.twitter.com/0zJp86Iuls

Lexo edhe
VA News
Botë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite

VA News
Botë

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

Tags: #1 maj #Aktivitet #Aktiviteti #Donald Trump #Foto #Joe biden #Maj 2026 #mbeturina

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite
  • Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…
  • “Pranova foton sepse më erdhi keq”/ Meloni reagon ashpër pas deklaratës së Trump: Jam e shokuar, unë dhe Italia nuk lutemi kurrë
  • Ngërç në negociatat SHBA-Iran, sulmet izraelite në Liban shtyjnë bisedimet
  • Andy Burnham fiton zgjedhjet e pjesshme, rriten presionet ndaj Keir Starmer në Partinë Laburiste
Nga të njëjtat tag-e
  • Kosova përmbys bilancin e investimeve direkte me Shqipërinë
  • “E ardhmja e ekonomisë”/ Forumi i “Monitor”, Sejko: Rritje ekonomike 4%, biznesi kërkon më shumë prodhim e eksporte
  • Musk pendohet për 500 milionë dollarët e shpenzuara për republikanët: Ndihem budalla
  • E prenë, e zien, por e “mashtroi” vdekjen/ Misteri i ‘meduzës së pavdekshme’ që mund të fshehë sekretin e anti-plakjes
  • ‘Lista gri’/ Apple fsheh rreth 100 mijë fjalë dhe fraza nga sugjerimet e tastierës së iPhone, mes tyre edhe shprehje politike
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Kandidati i opozitës për Tiranën, Xhaferri zbulon emrin e preferuar të PD-së: Jemi të hapur edhe për të tjerë 7 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Aksident tragjik në Dimal, humb jetën 67-vjeçari! Makina përfundon në kanal (VIDEO) 4 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Aksident në Fier/ Makina përplas një burrë dhe një grua! Drejtuesi shoqërohet në polici (EMRAT) 4 lexime · 13 orë më parë
  4. 04
    Politikë Zgjedhjet e 9 majit/ Lapaj: Që të fitohet Tirana duhet një koalicion i madh, është dakordësuar një person! Këlliçi: Kush është emri që bashkon më shumë vota? 4 lexime · 13 orë më parë
  5. 05
    Teknologji Robotët mund të na lënë pa punë, studiuesi i Anthropic: Inteligjenca Artificiale mund të zëvendësojë njerëzit 4 lexime · 12 orë më parë
  6. 06
    Ekonomi Dy ditë larg votimit të Paketës Fiskale dhe Buxhetit 2027, sindikatat letër Ramës: Tejkalon interesat ekonomik 2 lexime · 12 orë më parë
  7. 07
    Sociale Sot Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, OKB: Fund abuzimit ndaj vajzave në Shqipëri, drejtësi për të mbijetuarat dhe zero tolerancë ndaj pandëshkueshmërisë 1 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
VA News
Botë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite

Izraeli dhe Hezbollahu kanë rënë dakord për një armëpushim, i cili ka hyrë në fuqi në orën 16:00…

Viral Alert News • 5 muaj më parë • 1 min lexim
VA News
Botë

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

Irani nuk do të rifillojë bisedimet me Shtetet e Bashkuara pa u vendosur një armëpushim gjithëpërfshirës në Liban,…

• 5 muaj më parë • 1 min lexim
VA News
Botë

“Pranova foton sepse më erdhi keq”/ Meloni reagon ashpër pas deklaratës së Trump: Jam e shokuar, unë dhe Italia nuk lutemi kurrë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shkaktuar polemika me deklaratat e tij për kryeministren italiane Giorgia Meloni, duke…

• 5 muaj më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin