Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Papa Leo XIV dekoron ambasadorin iranian në Vatikan me një nga nderimet më të larta papnore
Aktualitet

Papa Leo XIV dekoron ambasadorin iranian në Vatikan me një nga nderimet më të larta papnore

• 13 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Papa Leo i XIV i ka akorduar Mohammad Hossein Mokhtarit, ambasadorit të Iranit pranë Selisë së Shenjtë, dekoratën kalorësiake “Kryqi i Madh i Urdhrit Papnor të Piut IX”, sipas certifikatës së datës 8 maj.

Bëhet fjalë për një nga nivelet më të larta të një prej dekoratave më të larta aktive papnore, e cila është themeluar në vitin 1847 nga Papa Piu IX dhe sot u jepet kryesisht diplomatëve të lartë dhe krerëve të shteteve.

Në tekst theksohet se një çmim i tillë nuk është i pazakontë, pasi sipas praktikës së Vatikanit, ambasadorëve rezidentë pranë Selisë së Shenjtë shpesh u jepet pas rreth dy vitesh shërbimi.

Read more:“Do të përfundojë shumë shpejt”/ Trump flet për luftën Rusi-Ukrainë, ndalet dhe te rëndësia e Kinës në tensionet me Iranin: Nuk më duhet ndihma e tyre

Mokhtari i kishte dorëzuar letrat kredenciale Papa Françeskut në dhjetor të vitit 2023, ndërsa certifikata e 8 majit është nënshkruar nga kardinali Pietro Parolin, sekretari i shtetit i Vatikanit.

Mediat shtetërore iraniane, përfshirë PressTV dhe West Asia News Agency, këtë veprim nuk e paraqesin si një vlerësim rutinë diplomatik, por si një sinjal politik nga papa amerikan për presidentin amerikan, Donal Trump në kohë lufte dhe tensionesh mes Uashingtonit dhe Teheranit.

Autori thekson se disa konservatorë amerikanë e kanë kritikuar vendimin në rrjetet sociale. Në të njëjtën kohë, përmendet se Trump më herët ka ashpërsuar retorikën ndaj Iranit, duke e vlerësuar armëpushimin me këtë vend si të paqëndrueshëm dhe duke lënë të hapur mundësinë e veprimeve të reja ushtarake.

Read more:Kur përplasen superfuqitë, çfarë është në rrezik kur Trump takohet me Xi?

Në tekst gjithashtu theksohet se Vatikani nuk po jep mbështetje politike apo morale për Republikën Islamike. Papa Leoni i XIV më herët ka dënuar vrasjen e protestuesve në Iran dhe ka deklaruar: “Kur një regjim, kur një vend, merr vendime që u marrin jetën padrejtësisht njerëzve, atëherë kjo është diçka që duhet dënuar”.

Sipas të njëjtit burim, diplomacia e Vatikanit e interpreton këtë dekoratë si pjesë të gjuhës së dialogut dhe ruajtjes së kanaleve të hapura të komunikimit, dhe jo si miratim të politikave të Teheranit. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #diplomacia #iran #Irani #Mediat #Mohammad hossein mokhtari #Papa leo xiv #Rrjetet sociale #Telegrafi #Vatikani

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • ARRSH paralajmëron qytetarët që hedhin mbeturina nga automjetet në rrugë: Do identifikoheni përmes kamerave inteligjente, gjoba deri në 200 mijë lekë
  • U strehuan në Kopshtin e Fëmijëve 30 vjet më parë, familja Ruçaj refuzon të lirojë godinën: Bashkia të na japë shtëpi të re! Përplasen me policinë!
  • Pretendimet se Shqipëria po destabilizon Malin e Zi, Pandeli Majko: Nuk kemi dashuri gjeopolitike për Serbinë! Ose jemi para një skandali në NATO, ose…
  • Kryeministri Spajić njoftoi veprimtari për destabilizimin e Malit të Zi nga rajoni, Vijesti: Bëhet fjalë për Serbinë dhe Shqipërinë
  • Rama ndan pamjet nga biblioteka e fëmijëve në Korçë: Një hapësirë moderne për leximin, dijen dhe kreativitetin (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Tragjedia me familjen lushnjare në SHBA, fqinjët: Nuk ka fatkeqësi më të madhe! Ikën me lotari për një jetë më të mirë 23 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Fitorja e parë, dorëheqja e Ramës!”/ Aktivistja Luçiana Kokaj: Më 12 shtator protestë kombëtare, Diaspora vjen në shesh! Lëvizje qytetare ku mund të lindë një parti! 20 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Parandalohet vrasja në Kavajë/ I dhunuan nipin për pagesë, xhaxhai merr kallashnin dhe niset drejt hotelit për të vrarë autorët! Arrestohet djali i pronarit, tjetri në kërkim (EMRAT) 16 lexime · 5 orë më parë
  4. 04
    Politikë Frikë nga vezët e protestuesve? U paralajmërua tubim te selia e PS, dyshime se Rama do të ndryshojë vendin e takimit me ministrat 14 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Portat e HEC-it të Dibrës u hapën kur po laheshin në Drin, uji merr xhaxhain me 2 nipat e 2 mbesat! Mbytet 7-vjeçarja (VIDEO) 12 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “S’ka “Diell”, “Besë” e satelit që e shpëton! I ‘mbiu’ në bark Lubia”/ Berisha sulmon Ramën: Sondazhet e kanë nxjerrë me 27 pikë në rënie, ka marrë fund! 11 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë LIVE- 3 muaj protestë kundër qeverisë! Oshëtijnë thirrjet në bulevard: O Ergys, o legen, prite Belindën se po vjen! Arrestoni Ramën! 11 lexime · 21 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 3 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 3 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 3 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by