Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Editoriale
  3. Keqpërdorimi i Teorisë së Edmund Burke nga Sara e paditur – Blog
Editoriale

Keqpërdorimi i Teorisë së Edmund Burke nga Sara e paditur – Blog

• 13 Tetor, 2026 • 5 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Keqpërdorimi i Teorisë së Edmund Burke nga Sara e paditur

Jetojmë në një kohë kur injoranca paraqitet si një këndvështrim edhe asnjë gjë në botë nuk është më e rrezikshme se kjo.

Pas rregullës së treshit, me anë të së cilës përcaktoi se bariu i saj ishte Kryeministri më i mirë, Sara me vetëbesimin mbresëlënës që prodhon vetëm padituria na tregoi dje se çfarë ka mësuar nga politikani edhe filozofi anglo -irlandes Edmund Burke, për demokracinë edhe partitë politike.

Edhe këtu nuk po flas për Sarën si individ por për injorancën si fenomen, e cila nuk është thjesht mungesë dijeje, por është keqpërdorimi dhe shtrembërimi i saj. Kur njerëzit e paditur përpiqen të përdorin dijen pa e kuptuar atë, ata krijojnë keqkuptime, përhapin gënjeshtra dhe shkatërrojnë vlerën e së vërtetës.

Jo për ti mësuar Sarës ndonjë gjë të re, jam e sigurt që ajo ka vendosur të ikë nga kjo botë e paditur, por për të pastruar emrin e anglezit Edmund Burke nga stërklat e paditurisë së saj, po i marr me rradhë se si është keqpërdorur teoria e tij, nga delet e autoritarizmit.

“Sarat” huazojë gjuhën e unitetit të partisë, parimeve të përbashkëta dhe përgjegjësisë politike, të ideve të Bruke por përdorimi i tyre në kontekstin e gabuar përmbys qëllimin e këtyre ideve.

Read more:Mallakastër/ Bariu që mban gjallë traditën në Aranitas: Gjithë ditën me bagëti, kjo është jeta ime! Punë e mundimshme, por diçka del sa për të jetuar

1) Keqpërdorimi i parë – Partia si instrumenti personal i udhëheqësit !

Parimi i Burke-ut thotë që- “në parti njerëzit bashkohen rreth parimeve të përbashkëta politike.

Në partitë autoritare si ajo e Sarës ky parim është zëvendësuar me parimin se udhëheqësi mishëron partinë dhe parimet e saj. Mosmarrëveshja me udhëheqësin për pasojë portretizohet si tradhti e partisë. Ndaj sot “Partia e Sarës” nga një organizatë politike që duhet të kufizonte udhëheqësin është kthyer në një instrument për konsolidimin e pushtetit të tij personal.

2) Keqpërdorimi i dytë – Besnikëria ndaj partisë vendoset mbi interesin publik!

Read more:“Protesta, tërmet në politikën shqiptare”/ 107 ditë revoltë! Aktivisti Petrit Tafaj: Rama i përdor ministrat si limoni mbi peshk, i flak pasi i “shtrydh”! I ka “rënë fytyra” te ndërkombëtarët

Parimi i Burke-ut thotë “Partia ekziston për të promovuar interesin kombëtar”

Ndërsa në “Partinë e Sarës” udhëheqësi identifikon interesin kombëtar me mbijetesën e partisë, fitoren në ose kontrollin e plotë të pushtetit . Ndaj për “Sarat e Partisë ” mbrojtja e partisë bëhet më e rëndësishme sesa mbrojtja e qytetarëve, ku korrupsioni ose korrigjimi i dështimeve të politikave janë tërësisht të parëndësishme.

3) Keqpërdorimi i tretë – Përfaqësuesit parlamentarë nuk mund të kenë gjykimin e tyre!

Parimi i Burke-ut ishte i qartë përfaqësuesit duhet të ushtrojnë gjykim të pavarur dhe të veprojnë sipas ndërgjegjes së tyre.

Shtremërimi që i kanë mësuar Sarës në Akademinë e “Deleve Socialiste” është që- Deputetët pritet të votojnë sipas udhëzimeve të udhëheqjes së partisë, edhe kur ata personalisht nuk pajtohen ose besojnë se një vendim dëmton publikun.

Read more:Rama shmangu gazetarët në konferencë për mediat, reagon Gazment Bardhi: Po i shmanget përgjegjësisë

Ndaj sot gjithë pushteti legjislativ është shëndruar dukshëm në një mekanizëm për miratimin e vendimeve të marra tashmë nga udhëheqësi, në vend të një forumi për shqyrtim dhe diskutim në mbrojtje të të mirës publike, edhe kufizimit të pushtetit ekzekutiv .

4) Keqpërdorimi i katërt – Kritika e brendshme etiketohet si fraksionizëm!

Parimi i Burke-ut theksonte se – “Bashkëpunimi politik është i nevojshëm për të mbrojtur parimet dhe për të luftuar abuzimet me pushtetin”

Ndërsa bariu i Sarave i përshkruan kritikët e brendshëm si përçarës, edhe jobesnikë, debati shtypet, disidentët margjinalizohen dhe partia humbet aftësinë për të korrigjuar gabimet e veta.

Read more:Dosja ‘AKSHI’/ Ergys Agasi kërkon lirinë në Apelin e GJKKO, merr pjesë edhe vetë në seancë! Nesër vendimi

Ndaj lloji i Sarave të paditura edhe besnike janë yjet në ngritje.

5) Keqpërdorimi i pestë -Disiplina partiake bëhet zëvendësues i llogaridhënies!

Parimi i Burke-ut kërkonte që Organizimi politik të siguronte një qeverisje të përgjegjme e cila të funksionon në mënyrë efektive.

Ndërsa në partinë socialiste disiplina përdoret për të siguruar vota, për të mbrojtur ministrat nga hetimi dhe për të mbrojtur udhëheqjen nga pasojat.

Read more:Fier/ U dogjën 500 ha ullishte dhe 15 objekte, numri 2 i policisë: Shkak transformatori i OSHEE! 41 të arrestuar për zjarret e qëllimshme, shumica mbi 70-vjeç (VIDEO)

Grupi parlamentar është katandisur në një kope pa asnjë aftësi për ti kërkuar ekzekutivit llogari.

Siç e shikoni dallimi kryesor midis asaj që Burke mbronte edhe asaj që ka kuptuar Sara e paditur është se ai fliste për një parti që organizon gjykimin kolektiv politik dhe jo për një parti që organizon bindjen.

Megjithëse Burke nuk ishte një teoricien i demokracisë moderne universale në kuptimin bashkëkohor ai që nga shekulli i i 18 -të mëtonte atë që Sara e paditur e shekullit të 21 refuzon ta mësojë edhe sot se besnikëria ndaj partisë nuk eliminon përgjegjësinë politike.

Burke besonte se bashkëpunimi politik ishte i nevojshëm, por duhej të mbetej i lidhur me parimet dhe përgjegjësinë publike.

Lexo edhe
Editoriale

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi – Ide

Editoriale

Zgjedhja e presidentes/ Më mirë një krizë serioze, se sa një shtet qesharak – Ide

Tags: #bariu #Mbrojtja #Moderne #Partitë politike #pasojat #pushteti

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi – Ide
  • Zgjedhja e presidentes/ Më mirë një krizë serioze, se sa një shtet qesharak – Ide
  • Fërkimet Turqi-Izrael dhe ndikimi i tyre në Ballkan – Blog
  • Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin – Ide
  • Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës – Ide
Nga të njëjtat tag-e
  • Protesta e 133/ “Shqipëria po bën revolucion”, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës, kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe kabinetit qeveritar
  • Buxheti 2027 arrin në 10 miliardë euro, dyfishim i bonusit të pensioneve dhe pagesë mujore për bebet
  • Guvernatori pa imunitet të ri, nisma e socialistëve lë jashtë mbrojtjen nga arrestimi të drejtuesve të Bankës
  • Si një mbret viking i dha emrin Bluetooth-it, 1000 vjet më vonë nofka e “Dhëmbit të Kaltër” jeton në miliarda pajisje
  • “Nga skandali i SHISH te Balluku e Karçanaj, kryeministri duhet të mbajë përgjegjësi”, Ermal Peçi: Me bekimin e Ramës, Agasi kishte shtetin në dorë, flitet për video…
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Sociale ‘Shqipëria në vëmendjen e botës, përmes shijeve të saj’- Rama: 20 sipërmarrje të përzgjedhura për identitetin dhe vlerat e kuzhinës gjenden në ‘MICHELIN Guide’ 9 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Kaloi 26 kg kanabis drejt Greqisë, dënohet me 7 vite e gjysmë burg ish-shefi i Kufirit në Korçë 4 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Raporti i Kongresit të Autoriteteve Lokale në KiE për çështjen Veliaj: Paraburgimi i zgjatur cënon të drejtat e tij dhe të votuesve 2 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Ekonomi Euro zbret deri në 87 lekë, Banka e Shqipërisë shton blerjet, rezerva valutore arrin 8.4 miliardë euro 1 lexime · 24 orë më parë
  5. 05
    Kronikë Protestues të maskuar futen në Bashkinë e Tiranës, ndezin brenda flakadanë! Sulm Ministrisë së Arsimit, shkatërrojnë biznese e vënë zjarre në rrugë! 13 të lënduar, 6 prej tyre policë, dhjetëra të shoqëruar (VIDEO) 1 lexime · 32 minuta më parë
Artikuj të Ngjashëm
Editoriale

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi – Ide

Pavarësisht se Edi Rama demonstroi një fuqi numerike jashtë normales duke votuar reformën territoriale me një shumicë të…

• 4 ditë më parë • 6 min lexim
Editoriale

Zgjedhja e presidentes/ Më mirë një krizë serioze, se sa një shtet qesharak – Ide

Kosova po nxitonte me shpejtësi drejt njërës prej krizave më të rënda që ka kaluar ky shtet i…

• 6 ditë më parë • 7 min lexim
Editoriale

Fërkimet Turqi-Izrael dhe ndikimi i tyre në Ballkan – Blog

Zgjedhjet në Bosnjë e Hercegovinë sollën fitore për partinë e Millorad Dodikut, si në garën për presidencë qendrore…

• 1 javë më parë • 7 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by