Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Promovohet udhëzuesi online për kualifikime, mjet digjital i cili do ta lehtësojë zgjedhjen e nxënësve të shkollës fillore gjatë regjistrimit në arsimin e mesëm
Aktualitet

Promovohet udhëzuesi online për kualifikime, mjet digjital i cili do ta lehtësojë zgjedhjen e nxënësve të shkollës fillore gjatë regjistrimit në arsimin e mesëm

• 13 Maj, 2026 • 4 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Për t’ua lehtësuar zgjedhjen nxënësve të klasës së nëntë gjatë regjistrimit në arsimin e mesëm, Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Qendra për Zhvillimin e Arsimit Profesional, me mbështetjen e Ambasadës së Zvicrës, përgatitën udhëzuesin online për kualifikime – kvalifikacii.crso.gov.mk, i cili do t’u mundësojë të sjellin vendim të informuar dhe të drejtë për profesionin në të cilin do të vazhdojnë të edukohen edhe në të ardhmen të punojnë.

Në promovimin e sotëm të udhëzuesit, nga ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska, drejtori i Qendrës për Zhvillimin e Arsimit Profesional, Besnik Zendeli dhe zëvendësambasadorja e Zvicrës, Mihal Harari, u theksua se për herë të parë të gjitha informacionet për arsimin profesional janë centralizuar në një vend dhe të sistematizuara në mënyrë që mundëson kërkim të lehtë sipas sektorëve, kualifikimeve, rajoneve, shkollave dhe niveleve.

Read more:UBT International Smart Schools akreditohet nga Cambridge International Education

“Udhëzuesi ka rol informues dhe këshillues dhe do t’u ndihmojë nxënësve dhe prindërve të tyre që më mirë t’i kuptojnë drejtimet arsimore, perspektivat për arsimim të mëtejshëm, si dhe mundësitë për punësim dhe zhvillim në karrierë. Besoj se të rinjtë do ta përdorin dhe do ta lehtësojnë zgjedhjen e shkollës së mesme kur të vijë momenti për këtë”, tha Vesna Janevska.

Read more:Janevska: Mësuesit do të jenë në detyrë në korridoret dhe oborret e shkollave

“Nuk do të ishte modesti nëse them se kemi sistem jashtëzakonisht cilësor të arsimit të mesëm profesional dhe veçanërisht model efikas të arsimit dual ku fokusi është vendosur te mësimi përmes punës, përkatësisht mësimi praktik realizohet në vend real pune në kompani, në vend të klasës. Më gëzon që ky lloj arsimi nuk është vetëm alternativë për nxënësit, por tashmë prej disa viteve shkollore është zgjedhja e parë, kështu që në këtë vit shkollor vijues nga 17 mijë nxënës të regjistruar në vitin e parë, rreth 12 mijë janë regjistruar në shkolla profesionale”, informoi Janevska.

Politika e regjistrimit e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës është e njëjtë edhe për vitin e ri shkollor. Konkursi i shpallur, i përgatitur së bashku me komunat dhe komunitetin e biznesit, ofron 25 mijë vende të lira, nga të cilat 17 mijë janë në shkolla profesionale. Prej tyre, pothuajse 7 mijë janë në paralelet duale, ku mësimi praktik do të realizohet nga mbi 1000 kompani që e njohin përfitimin nga përfshirja e drejtpërdrejtë në formësimin e forcës së tyre potenciale të punës.

Read more:Plug and Play mbështet 6 startup-et e para shqiptare, duke sinjalizuar ekosistemin teknologjik në zhvillim të vendit

“Nëse informacioni nuk është i qartë dhe i qasshëm – zgjedhja nuk është zgjedhje e vërtetë, prandaj sot nuk promovojmë vetëm një platformë, sot po ndryshojmë mënyrën e të menduarit”, tha drejtori i Qendrës për Zhvillimin e Arsimit Profesional, Besnik Zendeli, duke shtuar se institucioni merr përgjegjësinë që platforma të përditësohet vazhdimisht dhe të jetë burim i besueshëm dhe gjithëpërfshirës i informacionit për arsimin profesional në vend.

Read more:Sali: Integrimi evropian duhet të përkthehet në shërbime konkrete digjitale për qytetarët

“Kjo platformë përfaqëson hap të rëndësishëm përpara në mënyrën se si institucionet publike komunikojnë me qytetarët, kalim nga komunikimi njëkahësh drejt një qasjeje të orientuar ndaj përdoruesit, e cila kontribuon në ndërtimin e besimit, transparencës më të madhe dhe afrimin e institucioneve me qytetarët”, theksoi zëvendësambasadorja e Zvicrës, Mihail Harari.

Lexo edhe
Aktualitet

Tritol banesës 2-katëshe në Rrilë të Lezhës, raportohet vetëm për dëme materiale

Aktualitet

I dënuar me mbi 7 vite burg për trafikim të lëndëve narkotike dhe kanosje/ Kapet në Kurbin 54-vjeçari, pritet ekstradimi drejt Italisë

Tags: #Arsimi #Arsimi në maqedoni #Besnik zendeli #jetë #Kalim #kompani #Komunat #Mash maqedoni #Vesna janevska

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Tritol banesës 2-katëshe në Rrilë të Lezhës, raportohet vetëm për dëme materiale
  • I dënuar me mbi 7 vite burg për trafikim të lëndëve narkotike dhe kanosje/ Kapet në Kurbin 54-vjeçari, pritet ekstradimi drejt Italisë
  • Aksident në aksin Sarandë-Delvinë, lëndohet 16-vjeçari që drejtonte mjetin
  • Sherr me grushte e sende të forta në Sarandë, policia shoqëron në komisariat 6 persona, gjithçka nisi për motive të dobëta
  • Gonzato u shfaq në protestë, reagon delegacioni i BE-së për Top Channel: E vërteta me ambasadorin
Nga të njëjtat tag-e
  • Aksident me vdekje në aksin Vlorë-Fier/ Këmbësori po kalonte autostradën, përplaset nga automjeti dhe humb jetën në vendngjarje
  • Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e karburanteve, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina
  • Bëhuni gati për plazh/ Temperatura deri në 35 gradë, si parashikohet moti për ditët në vijim
  • Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e karburanteve, ja me sa do të shihen nafta dhe benzina
  • LAJM I FUNDIT/ Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e karburanteve
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Aktualitet U vra në krye të detyrës si një hero, efektivi 34-vjeçar Enea Mekolli la pas gruan dhe djalin e mitur 9 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Aktualitet Dhunohen dy vëllezërit në Laç/ Njëri dyshohet i plagosur me armë zjarri, zbardhen identitetet 8 lexime · 23 orë më parë
  3. 03
    Aktualitet Dosja e autorit të masakrës në Maliq/ Gjithçka nisi nga qeset e gjetura në kontrollin e makinës në 2015, ja detajet e hetimit ndaj Violand Braçellarit 7 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Aktualitet Lot e trishtim, nisin homazhet për policin hero që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq 5 lexime · 23 orë më parë
  5. 05
    Aktualitet U plagos gjatë aksionit në Maliq, mjekët e Traumës: Efektivi është intubuar dhe do t’i nënshtrohet operacionit, ja si paraqitet gjendja 5 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Aktualitet Indeksimi i pensioneve, Qeveria: Mund të ndodhë në qershor ose korrik, por ende nuk ka një vendimmarrje 5 lexime · 23 orë më parë
  7. 07
    Aktualitet “Arkitektët më të shquar të botës në Tiranë”, Rama në “Bread & Heart” Festival: Zhvillimi duhet të jetë në harmoni me natyrën 5 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Tritol banesës 2-katëshe në Rrilë të Lezhës, raportohet vetëm për dëme materiale

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur rreth orës 3:00 të mëngjesit të kësaj të shtune në fshatin Rrilë…

• 27 minuta më parë • 1 min lexim
Aktualitet

I dënuar me mbi 7 vite burg për trafikim të lëndëve narkotike dhe kanosje/ Kapet në Kurbin 54-vjeçari, pritet ekstradimi drejt Italisë

Një 54-vjeçar i dënuar me mbi 7 vite burgim për trafikim lëndësh narkotike dhe kanosje është kapur në…

• 27 minuta më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Aksident në aksin Sarandë-Delvinë, lëndohet 16-vjeçari që drejtonte mjetin

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Sarandë-Delvinë pranë fshatit Karahazh, ku si pasojë ka mbetur…

• 58 minuta më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by