Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Haliti: Sulmi ndaj Hysni Mehanit i gabuar, LVV po e kapitalizon politikisht
Aktualitet

Haliti: Sulmi ndaj Hysni Mehanit i gabuar, LVV po e kapitalizon politikisht

• 14 Maj, 2026 • 5 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti, ka reaguar ndaj pretendimeve për sulmin ndaj kryetarit të Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe kandidatit për deputet, Hysni Mehanit në Skenderaj.

Haliti ka cilësuar incidentin si të gabuar dhe ka theksuar se Lëvizja Vetëvendosje dhe lideri i saj, Albin Kurti, po përpiqen ta përdorin ngjarjen për përfitime politike.

Në emisionin “Ditari” në Tëvë1, Haliti është shprehur se PDK-ja duhet të reagojë dhe se organet e rendit duhet të kryejnë veprimet e tyre lidhur me rastin.

Read more:Marrëveshja me PDK-në, Rama publikon fotografinë e drejtorëve të rinj të Komunës së Prishtinës

“Çdo sulm, nga kushdo qoftë, qoftë në proceset politike, qoftë gjatë fushatave, qoftë jashtë tyre, është i gabuar nëse bëhet mbi bazën e akuzave dhe kundërakuzave politike. Mendoj se për momentin është herët të flas, pasi nuk kam informata të sakta, por shoh që Albin Kurti dhe LVV po përpiqen ta kapitalizojnë si sulm kundër Vetëvendosjes. Së pari, PDK-ja duhet të deklarohet, qoftë dega në Skenderaj, qoftë kryesia e partisë. Uroj që kjo çështje të zgjidhet sa më shpejt, së pari në raportet mes njerëzve dhe familjeve, dhe së dyti, besoj se organet e drejtësisë kanë të dhënat e duhura dhe do të kryejnë veprimet e tyre,” ka thënë ai.

Haliti gjithashtu u ka bërë thirrje palëve të përfshira të gjejnë një rrugë pajtimi dhe ka shtuar se duhet shmangur përdorimi i incidentit për fushatë elektorale.

Ai ka theksuar se kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, i akuzuar nga Mehani, ka dalë i pafajshëm në çështjet e mëparshme gjyqësore dhe se politikanët duhet të tregojnë durim.

Read more:Përjashtohet nga lista e LDK-së, reagon Xhavit Ukaj

“Durimi është për politikanët. Politikanët duhet të durojnë. Unë kam pasur sulme verbale dhe të tjera, mirëpo nuk kam reaguar ndonjëherë, përveç se jam marrë me padi në gjyq. Temperamenti i njerëzve ndryshon. Dikush mund të jetë i afërm, dikush tjetër mund të ketë respekt të madh për një individ dhe të reagojë. Samiu ka pasur disa çështje në gjykata dhe, sa di unë, ka dalë i pafajshëm. Prandaj besoj se organet e drejtësisë do të kenë një pasqyrë të plotë të situatës. Sidoqoftë, nuk e vlerësoj pozitivisht sulmin, edhe nëse ai person e ka nxitur. Uroj që të dy të gjejnë një rrugë komunikimi dhe pajtimi për ta falur njëri-tjetrin dhe dëshiroj që kjo çështje të mos përdoret për fushatë elektorale,” është shprehur Haliti.

Për reagimin e Kurtit, Haliti ka thënë se qëndrimi i tij është politik dhe synon të mobilizojë mbështetësit e LVV-së, duke shtuar se nuk beson se ndonjëra palë kishte qëllim t’i frikësonte të tjerët.

Ai ka bërë thirrje për dialog dhe pajtim, duke theksuar rëndësinë e mirëkuptimit mes njerëzve dhe partive për të shmangur tensione të mëtejshme.

Read more:Rrahja në Skenderaj, reagon LVV-ja – jep detaje të sulmit

“Është tërësisht politik qëndrimi i Kurtit, i cili synon të joshë mbështetësit e VV-së dhe të tregojë se nuk trembet. Askush nuk e ka trembur; përkundrazi, ai lëviz i lirë me truproja, dhe unë nuk di që të ketë pasur ndonjë sulm apo rrezik. Nuk besoj se dikush ka pasur qëllim ta frikësojë VV-në, sepse nuk fiton askush nga ato veprime, as VV-ja dhe as PDK-ja. Mendoj se do të ishte mirë që edhe Kurti të kontribuonte në idenë e pajtimit, sepse nuk është mirë të mbahen marrëdhënie të këqija mes njerëzve, që për të ardhmen mund të shpërthejnë më keq,” ka deklaruar ai.

Ndryshe, kryetari i degës së Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) në Skenderaj, Hysni Mehani, dhe aktivisti Bahri Zabeli kanë deklaruar të enjten se janë sulmuar nga kryetari i komunës, Sami Lushtaku nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), dhe njerëzit e tij, të cilët Mehani i ka quajtur “banda e Lushtakut”.

Rasti u bë publik fillimisht nga Zabeli përmes një postimi në Facebook në emër të Mehanit, ku lajmëronte se ishte rrahur dhe se i ishte marrë telefoni.

Read more:Angazhimi i Samir Mane dhe Grupit Balfin në Skënderaj, Kosovë

LVV reagoi duke publikuar një foto të Mehanit, ku shihet i gjakosur në fytyrë, dhe duke pretenduar se sulmi ka ndodhur në një kafene në qendër të Skenderajt, ku Mehani po pinte kafe me ish-deputeten Arjeta Fejza dhe aktivistë të partisë.

Nga ana e tij, Lushtaku ka mohuar që të ketë kryer sulmin, duke thënë se qytetarët reaguan pas etiketimeve si “Sami Serbia”.

Ai ka shkruar në Facebook se pushteti i Albin Kurtit përmes mekanizmave të tij tentoi ta sulmonte dhe se nuk mund të tolerojë etiketimet ndaj tij.

Read more:Në Frashër të Mitrovicës nis ndërtimi i Parkut Industrial, investim rreth një milion euro

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka dënuar incidentin duke e cilësuar si “të papranueshëm dhe qyqar” dhe ka bërë thirrje që organet e rendit të ndërmarrin veprime urgjente ndaj përgjegjësve.

Kurti ka theksuar se sulmet e tilla nuk i trembin dhe nuk do të ndikojnë në pjesëmarrjen e tij ose të kandidatëve të LVV-së në garën politike.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Albin kurti #Arjeta fejza #Bahri zabeli #Deputet #Detyrë #Facebook #Hysni mehani #Pdk #Skenderaj #Xhavit haliti

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Bllokimi i pagave/ Magjistratët kallëzojnë në SPAK ministrin e Financave, sekretarin dhe 14 drejtues të Thesarit! Rama: Më shtoni edhe mua e Gogun! Petrit Malaj: Zbatuam ligjin
  • Bllokimi i pagave të gjyqtarëve/ Lapaj: Qeveria po ndërhyn në drejtësinë! Duhej të ishin arrestuar drejtorët e Thesarit, deri te Rama!
  • Bllokimi i pagave/ Magjistratët kallëzojnë në SPAK ministrin Malaj, sekretarin e ‘Financave’ dhe 14 drejtues të Thesarit! Rama: Më shtoni edhe mua e Gogun
  • Bllokimi i pagave/ Magjistratët kallëzojnë në SPAK ministrin Malaj, sekretarin e ‘Financave’ dhe 14 drejtues të Thesarit! Rama: Më shtoni edhe mua e Gogun
  • PL mbështet zbatimin e vendimit të GJK për pagat e gjyqtarëve”, Tedi Blushi: SPAK të marrë të pandehur ministrin e Financave
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Plagosi dy persona në Laprakë, shpallet në kërkim autori 14 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Arrestoni Ramën!”/ 103 ditë revoltë, gazeta amerikane: Protestat kundër qeverisë kanë tronditur Shqipërinë 12 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Gjyqtarët kallëzuan penalisht Petrit Malajn, Rama: Shkresës i mungon emri im dhe i ministrit të Drejtësisë! Pagat do rriten me vendim të Parlamentit 11 lexime · 17 orë më parë
  4. 04
    Kronikë Protestuesit të ndarë! Një grup bllokoi rrugët e Tiranës, rrethoi dhe sulmoi një makinë! Rama replikon sërish me ‘Demokratët Evropianë’: Kjo është dhunë (VIDEO) 7 lexime · 23 orë më parë
  5. 05
    Politikë Skandali i trafikut ndërkombëtar të armëve/ Muçollari: Ky është biznesi i Ramës dhe Yeffet, do apelojmë tek partnerët që të angazhohen në zbardhjen e aferës 7 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë LIVE- Nuk ndalet rezistenca! Kumbojnë thirrjet në Bulevard: Bashkohuni studentë, kombi na thërret! 6 lexime · 9 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Të bllokojmë gjithë institucionet!”/ Mërgata shqiptare në shesh më 12 shtator, aktivisti Daci: Nisemi nesër për Tiranë, të bashkohemi gjithë shqiptarët! 6 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 3 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 3 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 3 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by