Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të fundos
Aktualitet

Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të fundos

• 14 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur për rolin e ambicies në politikë dhe fusha të tjera të jetës, duke theksuar se pa ambicie nuk mund të arrihen objektiva të mëdha.

Thaçi në intervistën me Arben Ahmetin në Kanal 10, ka deklaruar se gjatë gjithë jetës së tij ka qenë ambicioz dhe se këtë e konsideron një nga arsyet e arritjes së qëllimeve politike.

“Gjithë jetën kam qenë dhe jam ambicioz, i madh bile. Por, edhe kam punuar shumë për realizimin e qëllimeve: të lirisë dhe pavarësisë. Ka mbetur edhe integrimi në NATO dhe BE”, ka thënë ai.

Sipas tij, ambicia është e domosdoshme jo vetëm në politikë, por edhe në fusha të tjera si shkenca, media, sporti apo biznesi.

Read more:Liria ka emër: Shtyrja e aktgjykimit në Hagë është zgjatje e padrejtësisë

“Ata që duan të futen në politikë, shkencë, media, sport, biznes apo aktivitete tjera… nëse nuk kanë ambicie mos të futen fare, sepse bëhen barrë për të tjerët”, është shprehur Thaçi.

Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para pavarësisë: “Mos humb kohë pas ngjyrave të tingujve”

Ai ka theksuar se ambicia nuk duhet ngatërruar me karrierizmin, duke i cilësuar si dy koncepte të ndryshme.

“Janë dy kategori mendimi, sjelljeje dhe veprimi shumë të dallueshme. Nuk i ndan fija e perit, por vlera dhe deri ku shkon antivlera”, ka deklaruar ai.

Thaçi ka përmendur edhe rrugëtimin e tij politik, duke thënë se në disa raste është tërhequr nga pozita të larta për arsye politike dhe institucionale.

Read more:Integrimi në BE, kryenegociatorja Dhuka: Mbrojtja e mjedisit, ndër fushat më sfiduese! Miratimi i IBAR, drita jeshile për fazën e mbylljes së negociatave

Ai ka kujtuar vitet 2001 dhe 2014, kur, pavarësisht fitoreve zgjedhore, ishte tërhequr nga posti i kryeministrit, si dhe dorëheqjen e tij nga posti i presidentit në vitin 2020 para dërgimit në Hagë.

“Në politikë, jo rrallë një hap prapa të hap shtigje të reja, por mund edhe të të fundos. Varet si e menaxhon tërheqjen dhe për çfarë motivi ndërton rikthimin”, ka thënë Thaçi.

Sipas tij, suksesi politik kërkon durim, kontroll të egos dhe menaxhim të interesit personal në funksion të kauzës.

Lexo edhe
Aktualitet

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e karburanteve, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina

Aktualitet

Protesta shkon në Nartë/ Mes flamingove dhe pankartave në breg të detit, zëra kundër dhe pro projektit

Tags: #Aktivitete #Biznes #Biznesi #Gjykata speciale #Hagë #Hashim thaçi #Integrimi #media

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e karburanteve, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina
  • Protesta shkon në Nartë/ Mes flamingove dhe pankartave në breg të detit, zëra kundër dhe pro projektit
  • Protesta për projektin e Zvërnecit, vetëm dhjetëra protestues me pankarta në plazhin e Dalanit
  • U ekstraduan një ditë më parë nga Dubai, GJKKO lë në burg 4 nga 6 personat e përfshirë në trafikim lëndësh narkotike
  • Mot i kthjellët dhe temperatura të larta, vendas dhe të huaj mbushin bregdetin e Durrësit
Nga të njëjtat tag-e
  • Dosja e autorit të masakrës në Maliq/ Gjithçka nisi nga qeset e gjetura në kontrollin e makinës në 2015, ja detajet e hetimit ndaj Violand Braçellarit
  • Dosja Metamorfoza/ Zbardhet dëshmia e biznesmenit Pëllumb Gjoka në GJKKO: Në burg si një i vdekur që ecën, më keni futur në hasmëri me…
  • Dosja e autorit të masakrës në Maliq/ Gjithçka nisi nga qeset e gjetura në kontrollin e makinës në 2015, ja detajet e hetimit ndaj Violand Braçellarit
  • “Dhjetëra qytetarë ikën me makinat e tyre private”, media greke “Kathimerini”: Për protestën në Zvërnec, 2 autobusë u nisën nga Athina
  • “Në 35 vjet nuk ka pasur mobilizim kaq të madh të mediave greke sa në Zvërnec”, Rama nxjerr videon e kryetarit të Diasporës në Greqi në Shqipëria Live: Tani që projekti po i afrohet ditës së daljes në dritë…
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Aktualitet Dhunohen dy vëllezërit në Laç/ Njëri dyshohet i plagosur me armë zjarri, zbardhen identitetet 8 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Aktualitet LAJM I FUNDIT/ Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e karburanteve 5 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Aktualitet Armë zjarri dhe lëndë narkotike në një lokal në Sarandë, shoqërohen disa persona 5 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Aktualitet Lot e trishtim, nisin homazhet për policin hero që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq 5 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Aktualitet Indeksimi i pensioneve, Qeveria: Mund të ndodhë në qershor ose korrik, por ende nuk ka një vendimmarrje 5 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Aktualitet Foto-Lajm/ Dita e pestë e protestës përpara Kryeministrisë, çfarë nuk u pa nga tubimi i qytetarëve 4 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Aktualitet Sherr me grushte e sende të forta në Sarandë, policia shoqëron në komisariat 6 persona, gjithçka nisi për motive të dobëta 4 lexime · 8 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e karburanteve, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimin e naftës dhe benzinës. Çmimi i shitjes me pakicë i naftës…

• 1 orë më parë • 3 min lexim
Aktualitet

Protesta shkon në Nartë/ Mes flamingove dhe pankartave në breg të detit, zëra kundër dhe pro projektit

Prej gardhit metalik në Porto Novo të Zvërnecit kanë mbetur gjurmët e dheut të shkrifët dhe betonit, që…

• 2 orë më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Protesta për projektin e Zvërnecit, vetëm dhjetëra protestues me pankarta në plazhin e Dalanit

Pas 6 ditësh në kryeqytet, protesta ndaj projekti Zvërnecit sot është zhvendosur në plazhin e Dalanit. Nga pamjet…

• 3 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by