Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Pas katër vjetëve të përgjakshme, lufta në Ukrainë mund të jetë duke u kthyer në rrënimin e Putinit
Aktualitet

Pas katër vjetëve të përgjakshme, lufta në Ukrainë mund të jetë duke u kthyer në rrënimin e Putinit

• 15 Maj, 2026 • 8 min lexim • 👁 7
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Ekonomia e dërrmuar, numri i madh i viktimave dhe shumë pak përfitime territoriale – nuk është çudi që edhe mbështetësit më të fuqishëm të Putinit po japin shenja alarmi.

Nga: Rajan Menon / The Guardian
Përkthimi: Telegrafi.com

Më 9 maj, Rusia mbajti paradën e saj ikonike vjetore të Ditës së Fitores, për të nderuar sakrificat e ushtarëve dhe civilëve të saj gjatë luftës katërvjeçare kundër Gjermanisë naziste. Kur presidenti Vladimir Putin pushtoi Ukrainën më 24 shkurt 2022, ai nuk parashikoi një luftë që do të zgjaste më shumë se sa përballja epike e Ushtrisë së Kuqe kundër Vermahtit. Por, lufta e tij vazhdon. Më keq akoma, ajo po dështon dhe po kërcënon kontrollin e tij mbi pushtetin.

Read more:Forumi i biznesit Shqipëri-Maqedoni e Veriut në Shkup, kërkohet rritje e shkëmbimit tregtar në 1 miliard euro mes dy vendeve

Pavarësisht mburrjeve të Putinit se trupat ruse po përparojnë në çdo front, edhe blogerët ushtarakë pro luftës po kritikojnë menaxhimin e keq ushtarak. Disa thonë se momentumi është në favor të Ukrainës dhe të paktën njëri paralajmëron se Rusia mund të humbasë. Me vijën e frontit të bllokuar, rreth 1.3 milion trupa ruse të vrarë ose të plagosur, dhe me rusët e zakonshëm nën presion të shtuar ekonomik, lufta që Putini besonte se do t’i sillte arritjen e tij kulmore mund të rezultojë të jetë rrënimi i tij.

Për rusët, lufta dikur ishte diçka që ndodhte atje diku. Tani ajo po ndodh brenda vetë Rusisë. Dronët dhe raketat ukrainase godasin rregullisht objektivat thellë brenda vendit – shpesh më shumë se një mijë milje [1 609 kilometra] larg kufirit. Këto përfshijnë Moskën, Jekaterinburgun, Çelabinskun, Permin, Rostovin-mbi-Don, Jaroslavlin, Murmanskun dhe portet baltike të ngarkimit të naftës në Primorsk dhe Ust-Luga. Rafineritë në Tuapse, në bregdetin verior të Detit të Zi, dhe në Jaroslavli janë përfshirë vazhdimisht nga flakët. Dronët ukrainas kanë shkaktuar gjithashtu mbyllje të shumta aeroportesh dhe vonesa fluturimesh në të gjithë Rusinë.

Read more:Moska kundër Uashingtonit? Lavrov: Trump-it tani nuk i beson më as Rusia, as Ukraina

Sulmet e pandërprera me dronë nga Ukraina e detyruan Putinin të reduktojë paradën ushtarake të së shtunës. Në një bisedë telefonike me Donald Trumpin, më 29 prill, Putini hodhi idenë e një armëpushimi treditor nga 9 maji për të shmangur poshtërimin e një sulmi ukrainas ndaj Sheshit të Kuq. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, më vonë e pranoi propozimin – me dëshirën e Trumpit – veçanërisht sepse përfshihej një shkëmbim i të burgosurve, por ai nuk e lejoi Putinin të shmangte plotësisht turpin: dekreti i tij zyrtar për armëpushimin e përjashtonte Sheshin e Kuq nga sulmet, por jo të gjithë Rusinë.

Lufta ka goditur rëndë edhe ekonominë ruse. Nevoja e madhe e ushtrisë dhe industrisë ushtarake për fuqi punëtore ka krijuar mungesë të theksuar punëtorësh. Kjo ka sjellë një normë të ulët papunësie (2.2 përqind në mars), por gjithashtu ka ngadalësuar rritjen ekonomike, ka vënë nën presion bizneset e vogla që tashmë po vuajnë nga rritja e taksave dhe ka rritur inflacionin, ndërsa kompanitë konkurrojnë për punëtorë. Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë e Rusisë raporton se pothuajse dy të tretat e bizneseve të vogla nuk kanë realizuar fitim në tremujorin e parë të këtij viti. Rritja ekonomike ra nga 4.9 përqind në vitin 2024 në një përqind në vitin 2025 dhe me shumë gjasë do të mbetet në atë nivel edhe këtë vit. Por, viti 2026 veçse ka nisur keq: PBB-ja u tkurr me 0.3 përqind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar gjatë tremujorit të parë.

Read more:Pa radhë tankesh apo transportues raketash: Ja si u përshkrua 'parada e reduktuar' e Putinit nëpër Sheshin e Kuq të Moskës

Nëse gjërat në prapavijë nuk duken mirë, e njëjta gjë vlen edhe për frontin. Përparimet e ushtrisë ruse këtë vit kanë qenë minimale, pjesërisht sepse lufta ukrainase me dronë e ka transformuar fushëbetejën. Prej rreth dy vjetësh, komandantët rusë kanë hasur në vështirësi në grumbullimin e njësive të blinduara dhe të mekanizuara që janë të afta për të depërtuar në vijën e frontit prej 900 miljesh [1 448 kilometra] dhe për të pushtuar territor, sepse dronët e kudondodhur të Ukrainës i zbulojnë shpejt përqendrimet e njerëzve dhe pajisjeve. Rusia kaloi në dërgimin e grupeve të vogla të ushtarëve për të depërtuar në vijat ukrainase dhe për të krijuar pika mbështetëse për forcat që do të vinin më pas, por për shkak se dronët godasin këmbësorinë depërtuese – me shumë efektivitet – kjo përshtatje nuk do të sjellë përparime të mëdha.

Vitin e kaluar, Rusia fitoi vetëm 0.8 përqind të territorit ukrainas me koston e më shumë se 400 mijë viktimave, përfshirë 200 mijë të vrarë. Ritmi i saj është ngadalësuar ndjeshëm këtë vit dhe në prill ajo humbi më shumë territor sesa pushtoi – një gjë e tillë ndodhi për herë të parë që nga tërheqjet në Kursk në vjeshtën e vitit 2023 – megjithëse përhapja e gjerë e dronëve mund ta vështirësojë vlerësimin e saktë të kontrollit territorial. Edhe pse Rusia mund të nisë një ofensivë të madhe verore në Donjeck, Çasiv Jari dhe Pokrovski ende nuk janë pushtuar plotësisht, pavarësisht ofensivave që nisën atje në pranverë dhe në verë të vitit 2024.

Read more:“Nuk kishte asnjë armëpushim simbolik”/ Zelensky akuzon Rusinë për sulme të reja gjatë natës: Do përgjigjemi me të njëjtën monedhë

Ukraina sigurisht që ka pësuar humbje të konsiderueshme (të paktën 300 mijë ushtarë – sipas disa vlerësimeve, më shumë se 500 mijë – plus 59 mijë civilë), shkatërrime të mëdha dhe humbje territoriale prej rreth tetë përqind që nga viti 2022 – dhe rreth 20 përqind që nga viti 2014. Por, këto shifra nuk janë befasuese (ashtu si edhe vështirësitë e Ukrainës me rekrutimin dhe mbajtjen e ushtarëve), duke pasur parasysh epërsinë e Rusisë në fuqi zjarri; ajo që është e jashtëzakonshme është përmasa e humbjeve ruse.

Këto humbje pasqyrojnë rritjen e prodhimit të dronëve nga Ukraina dhe zhvillimin e modeleve që janë më të vështira për t’u bllokuar ose rrëzuar. Versionet e hershme u pasuan nga dronët FPV (first-person view – të komanduar nga distanca përmes video-transmetimeve në kohë reale), më pas nga modelet me fibër optike që janë të paprekshme nga bllokimi, dhe së fundmi modelet e asistuara nga inteligjenca artificiale. Ukraina ka filluar gjithashtu të përdorë sisteme autonome ajrore dhe tokësore për furnizimin e frontit, evakuimin e të plagosurve dhe madje edhe për sulme. Këto suksese kanë ulur humbjet e saj duke rritur ato të Rusisë, të cilat tani janë të barabarta me numrin e rekrutëve mujorë – afërsisht 35 mijë – me dronët që shkaktuan 70-80 përqind të viktimave.

Read more:Rusia po sulmon kompanitë amerikane në Ukrainë

Shenjat e ankthit brenda Kremlinit janë të pamohueshme. Kordoni i sigurisë së Putinit është forcuar, ndërsa udhëtimet e tij brenda vendit janë kufizuar. Boçarov Ruçi, rezidenca e tij në Detin e Zi në Soçi, u shemb dhe u rindërtua me masa shtesë sigurie. Ndryshe nga Zelenskyy, ai nuk i ka vizituar ushtarët në vijën e frontit që nga marsi i vitit të kaluar. Qeveria ka shtuar gjithashtu kontrollin ndaj rrjeteve sociale, duke bllokuar Facebook-un, Instagram-in, WhatsApp-in dhe YouTube-in. Në shkurt ajo filloi të kufizonte qasjen në Telegram, të cilin pothuajse 50 përqind e rusëve e përdorin për lajme dhe komunikim, dhe në prill ndërmori hapa drejt një ndalimi të plotë. Muajin e kaluar, kreu i Partisë Komuniste, Gennady Zyuganov, një mbështetës i palëkundur i Putinit, paralajmëroi kolegët e tij parlamentarë për shembullin e vitit 1917, kur tensionet në shoqëri – të kohës së luftës – shkaktuan dy revolucione.

Megjithëse fati i Putinit nuk është patjetër i vulosur, lufta e tij po dështon dhe shenjat e pakënaqësisë në nivelet e larta janë tepër të shumta për t’u shpërfillur. Parada e Ditës së Fitores kishte për qëllim të kremtonte lavdinë ushtarake të Rusisë; në vend të kësaj, ajo mund të rezultojë të jetë një rekuiem për ambiciet ushtarake të Putinit. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Prej dy ditësh asnjë gjurmë nga i riu, familja ngre policinë e Tiranës ‘në këmbë’, enigmë fati i Eglant Koçit

Aktualitet

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e karburanteve, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina

Tags: #9 maji #Bizneset #dronë #Dronët #ekonomia #Lufta në ukrainë #Rajan menon #Rusia #Ukraina #Vladimir putin

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Prej dy ditësh asnjë gjurmë nga i riu, familja ngre policinë e Tiranës ‘në këmbë’, enigmë fati i Eglant Koçit
  • Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e karburanteve, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina
  • Protesta shkon në Nartë/ Mes flamingove dhe pankartave në breg të detit, zëra kundër dhe pro projektit
  • Protesta për projektin e Zvërnecit, vetëm dhjetëra protestues me pankarta në plazhin e Dalanit
  • U ekstraduan një ditë më parë nga Dubai, GJKKO lë në burg 4 nga 6 personat e përfshirë në trafikim lëndësh narkotike
Nga të njëjtat tag-e
  • Rrëshqitja masive e dheut në Durrës/ Autoritetet rrisin masat e sigurisë, banorët nuk lejohen të futen në banesa për shkak të terrenit të paqëndrueshëm
  • Bizneset presin një verë të mirë, shërbimet dhe turizmi rrisin besimin në ekonomi, tregtia e industria frenohen
  • Detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Maliq/ Në banesën e autorit gjenden dy dronë, armë dhe radio të ngjashme me ato të policisë
  • Dosja Metamorfoza/ Zbardhet dëshmia e biznesmenit Pëllumb Gjoka në GJKKO: Në burg si një i vdekur që ecën, më keni futur në hasmëri me…
  • Zvërneci nuk është i vetmi/ Nga Shën Stefani te Disney në Francë, 10 rastet kur dezinformimi ka rrezikuar projekte të mëdha në turizëm
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Aktualitet Dhunohen dy vëllezërit në Laç/ Njëri dyshohet i plagosur me armë zjarri, zbardhen identitetet 8 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Aktualitet LAJM I FUNDIT/ Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e karburanteve 5 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Aktualitet Armë zjarri dhe lëndë narkotike në një lokal në Sarandë, shoqërohen disa persona 5 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Aktualitet Lot e trishtim, nisin homazhet për policin hero që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq 5 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Aktualitet Indeksimi i pensioneve, Qeveria: Mund të ndodhë në qershor ose korrik, por ende nuk ka një vendimmarrje 5 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Aktualitet Sherr me grushte e sende të forta në Sarandë, policia shoqëron në komisariat 6 persona, gjithçka nisi për motive të dobëta 4 lexime · 9 orë më parë
  7. 07
    Aktualitet Kryeministri Rama publikon videon nga “Bukë e Zemër”: 600 arkitektë në Tiranë në Festivalin Ndërkombëtar 4 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Prej dy ditësh asnjë gjurmë nga i riu, familja ngre policinë e Tiranës ‘në këmbë’, enigmë fati i Eglant Koçit

Familja e të riut Eglant Koçi ka ngritur alarmin në Policinë e Tiranës, pasi prej dy ditësh ka…

• 7 minuta më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e karburanteve, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimin e naftës dhe benzinës. Çmimi i shitjes me pakicë i naftës…

• 2 orë më parë • 3 min lexim
Aktualitet

Protesta shkon në Nartë/ Mes flamingove dhe pankartave në breg të detit, zëra kundër dhe pro projektit

Prej gardhit metalik në Porto Novo të Zvërnecit kanë mbetur gjurmët e dheut të shkrifët dhe betonit, që…

• 2 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by