Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Pa radhë tankesh apo transportues raketash: Ja si u përshkrua 'parada e reduktuar' e Putinit nëpër Sheshin e Kuq të Moskës
Aktualitet

Pa radhë tankesh apo transportues raketash: Ja si u përshkrua 'parada e reduktuar' e Putinit nëpër Sheshin e Kuq të Moskës

• 10 Maj, 2026 • 4 min lexim • 👁 8
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Presidenti rus Vladimir Putin mbikëqyri një paradë të reduktuar të Ditës së Fitores në Moskë të shtunën, pa radhët e zakonshme të tankeve ose transportuesve të raketave që lëviznin nëpër Sheshin e Kuq për të shënuar rolin e Bashkimit Sovjetik në mposhtjen e Gjermanisë naziste.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë fajësoi “situatën aktuale operative” për ceremoninë e përmbajtur, një referencë për pushtimin e vazhdueshëm të Ukrainës.

Por udhëheqësit rusë thuhet se ishin gjithashtu të konsumuar nga kërcënimi që i paraqiste ngjarjes flota e dronëve me rreze të gjatë veprimi e Kievit, të cilët janë bërë gjithnjë e më të sofistikuar vitet e fundit.

Read more:Putin: Besoj se lufta me Ukrainën po shkon drejt fundit, do preferoja ish-kancelarin Schroder si negociator

Parada normalisht ka shërbyer si një shfaqje force nga Rusia, si për të nderuar 27 milionë qytetarët sovjetikë që vdiqën në Luftën e Dytë Botërore, ashtu edhe për të demonstruar fuqinë e madhe ushtarake të vendit, duke përfshirë raketat e saj balistike ndërkontinentale të afta për armë bërthamore.

Megjithatë, parada “më e thjeshtë” e Ditës së Fitores e Moskës në kujtesën e fundit vjen ndërsa Kremlini po përpiqet të arrijë përfitime domethënëse në fushën e betejës në Ukrainë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Siç bëjnë të ditur mediat, përcjell Telegrafi, më pak udhëheqës ndërkombëtarë dhe shtyp ishin të pranishëm sesa në paradën e madhe të vitit të kaluar, duke detyruar shumicën e shtypit të mbështetet në median shtetërore ruse të pranishme në këtë ngjarje.

Read more:Izraeli deporton dy aktivistë të ndaluar në bordin e flotës së Gazës

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha të premten se numri i gazetarëve është i kufizuar, “meqenëse e gjithë ceremonia është disi e kufizuar”.

CNN theksoi se fillimisht ishte akredituar për të marrë pjesë në paradë, por këto privilegje iu hoqën të enjten.

Udhëheqësi bjellorus Alexander Lukashenko, presidenti i Laosit Thongloun Sisoulith dhe mbreti malajzian Sultan Ibrahim ishin midis të pranishmëve, ndërsa ushtarët dhe marinarët rusë – së bashku me trupat e Koresë së Veriut që thuhet se luftuan përkrah tyre në Ukrainë – marshuan në kryeqytetin e vendit, ndërsa avionët luftarakë fluturonin sipër. Kjo zgjati vetëm 45 minuta.

Read more:Rusia feston Ditën e Fitores me ceremoni 46-minutëshe/ Putini mban fjalimin më të shkurtër në 5 vitet e fundit: Fati i vendit vendoset nga luftëtarët

Ndërkohë, një përshkrim rreth paradës ka bërë edhe Steve Rosenberg, redaktor për Rusinë në BBC, duke sjell një pamje të ndryshme të Paradës së Fitores në Moskë këtë vit.

Sipas tij, ngjarja në Sheshin e Kuq u zhvillua me shumë më pak gazetarë ndërkombëtarë dhe me një prani më të reduktuar të liderëve botërorë.

Edhe organizimi i paradës ishte dukshëm i tkurrur krahasuar me vitet e mëparshme.

Read more:Kërcënim me armë pas një zënke pranë një qendre tregtare në Shkup

Siç ka thënë ai, një nga ndryshimet më të mëdha ishte mungesa e plotë e pajisjeve të rënda ushtarake si tanket dhe raketat, të cilat zakonisht shërbejnë si shfaqje force e Kremlinit. Këtë vit ato u zëvendësuan me shfaqje në ekrane gjigante.

Autoritetet ruse e justifikuan këtë me shqetësime sigurie, duke pasur frikë nga sulme të mundshme me dronë nga Ukraina. Megjithatë, parada kaloi pa incidente. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Armë #Ceremonia #Cnn #Flota #Kremlini #Mediat #Rusia #Sheshi i kuq #Vladimir putin

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • ERA QË NUK NDALET MË! – Blog
  • Protesta zbehet në ditën e 11-të, studentët e mjekësisë të veshur me uniformën e bardhë dhe të maskuar para Kryeministrisë: Jo dialog me Ramën (VIDEO)
  • Rama akuzoi Rusinë se qëndron pas revoltës, reagon Moska: Janë qytetarët e vendit tuaj që kanë dalë në rrugë në protestë
  • Gabimi i përsëritur që rrezikon përplasjen sociale – Ide
  • Vlerat e mëdha testohen në vendet e vogla – Blog
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Spahiu: Në gjithë Europën prindërve të fëmijëve minoren që përdorin dhunë me maska, ju hiqet kujdestaria 15 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Editoriale Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë – Ide 5 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Radonshiqi: Dëmi ekonomik është më i madh seç është deklaruar, faturën do ta paguajnë qytetarët 4 lexime · 14 orë më parë
  4. 04
    Editoriale ERA QË NUK NDALET MË! – Blog 2 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Akuzat për korrupsion ndaj qeverisë shqiptare? Blakeman: SHBA mbështet zgjedhje të lira dhe liri biznesi 2 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Protesta, studentja për Report Tv: Jemi kundër dhunës, duam zgjidhje politike! Ogreni: Ka protestues që kanë kontakte me ‘Listën Studentore’ serbe (VIDEO) 1 lexime · 15 orë më parë
  7. 07
    Ekonomi Ulja e TVSH-së për ushqimet dhe rritja e taksave me 120 milionë euro për bizneset/ Si do të rriten çmimet dhe korrupsioni nga paketa e re fiskale e Qeverisë 1 lexime · 13 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 5 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 5 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 5 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin