Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Botë
  3. Shpërthimi i Ebolës në Republikën Demokratike të Kongos, OBSH e shpall emergjencë globale shëndetësore
Botë

Shpërthimi i Ebolës në Republikën Demokratike të Kongos, OBSH e shpall emergjencë globale shëndetësore

• 18 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Shpërthim i virusit Ebola në Republikën Demokratike të Kongos dhe në Ugandë është shpallur emergjencë globale shëndetësore nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) të dielën, pas 80 vdekjeve të dyshuara dhe nëntë rasteve të konfirmuara laboratorikisht.

OBSH-ja tha se ky shpërthim i Ebolës nuk i plotëson kriteret për të shpallur emergjencë pandemike, por vendet që ndajnë kufijtë tokësorë me Republikën Demokratike të Kongos janë në rrezik të lartë për përhapje të mëtejshme.

Të dielën, agjencia shëndetësore e OKB-së deklaroi në një komunikatë se deri të shtunën ishin raportuar 80 vdekje të dyshuara, tetë raste të konfirmuara laboratorikisht dhe 246 raste të dyshuara në provincën Ituri të Republikës Demokratike të Kongos, në të paktën tri zona shëndetësore, përfshirë Bunia, Rvampara dhe Mongbvalu.

Rasti i nëntë u konfirmua në qytetin lindor kongolez të Gomës, sipas një deklarate të rebelëve të M23.

Read more:Trafikuan heroinë drejt Danimarkës, GJKKO lë në burg njërin prej vëllezërve nga Fieri, detyrim paraqitje për tjetrin

Ministria e Shëndetësisë e Republikës Demokratike të Kongos kishte deklaruar të premten se 80 njerëz kishin vdekur nga shpërthimi i ri në provincën lindore.

Shpërthimi i 17-të në vendin ku Ebola u identifikua për herë të parë në vitin 1976, mund të jetë në fakt shumë më i madh, duke pasur parasysh shkallën e lartë të pozitivitetit të mostrave fillestare dhe numrin në rritje të rasteve të dyshuara që po raportohen, tha OBSH-ja.

Sipas saj, shpërthimi është “i jashtëzakonshëm” sepse nuk ekzistojnë terapi apo vaksina të miratuara specifike për virusin Bundibugio, ndryshe nga variantet Ebola-Zaire.

Read more:Dallimi mes rasteve të dyshuara, të mundshme dhe të konfirmuara të hantavirusit

Të gjitha shpërthimet e mëparshme të vendit, përveç njërit, ishin shkaktuar nga varianti Zaire.

Shpërthimi në Republikën Demokratike të Kongos dhe Ugandë paraqet rrezik për shëndetin publik edhe për vendet e tjera, pasi tashmë janë dokumentuar disa raste të përhapjes ndërkombëtare, tha agjencia, duke këshilluar vendet të aktivizojnë mekanizmat kombëtarë të menaxhimit të fatkeqësive dhe emergjencave, si dhe të kryejnë kontrolle ndërkufitare dhe kontrolle në rrugët kryesore të brendshme.

Në Kampala, kryeqytetin e Ugandës, të premten dhe të shtunën u raportuan dy raste të konfirmuara laboratorikisht, që duket se nuk kishin lidhje mes vete, përfshirë një vdekje, nga persona që kishin udhëtuar nga Republika Demokratike e Kongos, tha OBSH-ja.

Read more:OKB mirëpret armëpushimin mes Rusisë dhe Ukrainës

Një rast i konfirmuar laboratorikisht u raportua gjithashtu në Kinshasa, kryeqyteti i Republikës Demokratike të Kongos, nga një person që ishte kthyer nga Ituri, sipas OBSH-së.

OBSH tha se personat që kanë qenë në kontakt me virusin Bundibugio ose rastet e dyshuara nuk duhet të udhëtojnë ndërkombëtarisht, përveç rasteve të evakuimit mjekësor.

Agjencia rekomandoi izolimin e menjëhershëm të rasteve të konfirmuara dhe monitorimin e përditshëm të kontakteve, me kufizim të udhëtimeve brenda vendit dhe ndalim të udhëtimeve ndërkombëtare deri në 21 ditë pas ekspozimit./REL

Lexo edhe
VA News
Botë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite

VA News
Botë

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

Tags: #jetë #Kontrolle #Kryeqyteti #Ministria e shëndetësisë #Ndalim #Obsh #Okb #Organizata

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite
  • Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…
  • “Pranova foton sepse më erdhi keq”/ Meloni reagon ashpër pas deklaratës së Trump: Jam e shokuar, unë dhe Italia nuk lutemi kurrë
  • Ngërç në negociatat SHBA-Iran, sulmet izraelite në Liban shtyjnë bisedimet
  • Andy Burnham fiton zgjedhjet e pjesshme, rriten presionet ndaj Keir Starmer në Partinë Laburiste
Nga të njëjtat tag-e
  • Flamingot duhet t’i injorojnë hijet e së djeshmes – Ide
  • Shtatë argumente kundër shitjes së tokës së huajve – Blog
  • Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve mbështet protestën: Qeveria t’i thërrasë mendjes, të plotësojë 5 kërkesat!
  • “Belinda më shembi shtëpinë”/ Protestuesi paralajmëron nga Sheshi Skënderbej: Pro grevës së urisë, derisa të shporret Rama
  • BIRN: Konventa e Bernës kritikon qeverinë për mungesë informacioni mbi Vjosë-Nartën
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë I riu plagos me thikë 32-vjeçarin në Shkodër, i vëllai tenton të vrasë autorin, vihet në pranga! Në kërkim 18-vjeçari (VIDEO) 17 lexime · 17 orë më parë
  2. 02
    Politikë 46 ditë revoltë për dorëheqjen e Ramës/ Presidenti i EDS nga Brukseli: Rinia shqiptare po frymëzon gjithë Europën 15 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Rama po mban të bllokuar çështjen ‘Balluku’ deri në shtator? Braho-deputetes së PD: Nëse keni prova, bën kallëzim! Të gjithë të barabartë para ligjit! 11 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë, “thumbon” Ramën: Qytetarëve duhet t’u përgjigjemi me përulësi, jo me arrogancë 10 lexime · 21 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Mijëra shqiptarë protestojnë kundër kryeministrit Edi Rama”/ Profesori i njohur amerikan citon Jefferson: Një rebelim i vogël herë pas here është një gjë e mirë 9 lexime · 21 orë më parë
  6. 06
    Politikë 46-të ditë revoltë/ “Për javë të tëra, mijëra demonstrues kanë dalë në rrugë”/ Media gjermane: Dua Lipa mbështet protestat në Shqipëri 8 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë A do nisë hetim ndaj Ramës për “Albanian Files”? Klodian Braho: Asnjë person nuk është imun ndaj SPAK! Provat… 8 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
VA News
Botë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite

Izraeli dhe Hezbollahu kanë rënë dakord për një armëpushim, i cili ka hyrë në fuqi në orën 16:00…

Viral Alert News • 4 javë më parë • 1 min lexim
VA News
Botë

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

Irani nuk do të rifillojë bisedimet me Shtetet e Bashkuara pa u vendosur një armëpushim gjithëpërfshirës në Liban,…

• 4 javë më parë • 1 min lexim
VA News
Botë

“Pranova foton sepse më erdhi keq”/ Meloni reagon ashpër pas deklaratës së Trump: Jam e shokuar, unë dhe Italia nuk lutemi kurrë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shkaktuar polemika me deklaratat e tij për kryeministren italiane Giorgia Meloni, duke…

• 4 javë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by