Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Botë
  3. Keir Starmer nuk heq dorë nga posti i kryeministrit: Dëshiroj të jem në këtë detyrë deri në zgjedhjet e reja të 2029-ës
Botë

Keir Starmer nuk heq dorë nga posti i kryeministrit: Dëshiroj të jem në këtë detyrë deri në zgjedhjet e reja të 2029-ës

• 19 Maj, 2026 • 4 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Kryeministri britanik Keir Starmer ka deklaruar se nuk heq dorë nga posti i kryeministrit, madje do të jetë në këtë post deri në zgjedhjet e ardhshme të 2029-ës.

Kjo deklaratë bëhet pasi kanë filluar të ravijëzohen emrat e rivalëve të tij për postin e kryeministrit, pas rezultatit katastrofal në zgjedhjet lokale dhe rajonale në Britani, ku Laburistët në pushtet pësuan një humbje të thellë që ka çuar në përpjekjet për largimin e kryeministrit nga detyra.

Read more:Trump godet Starmer, krizat që mund të rrëzojnë kryeministrin britanik dhe përplasja e re me SHBA-në

Siç raporton korrespondenti i Top-Channel, Arben Manaj, në një deklaratë të bërë këtë të hënë në Londër, kryeministri në detyrë Sir Keir Starmer ka thënë se dëshiron të jetë kryeministër i Laburistëve deri në zgjedhjet e reja të përgjithshme në 2029. Ai këmbënguli se të qenit kryeministër nuk ka përfunduar ende.

Read more:Trump anulon sulmin e planifikuar për nesër ndaj Iranit: Aleatët tanë në Lindjen e Mesme na thanë të përmbahemi, por…

Starmer po ashtu u shpreh se nuk do të fiksojë një afat kohor për largimin nga posti edhe nëse kryebashkiaku i Mançesterit, Andy Burnham, do të arrijë të rifutet në Parlament si kusht për të konkurruar për postin e kryeministrit, nëse ai fton më parë zgjedhjet e parakohshme në një zonë elektorale e cila gëzon një mbështetje të fortë nga partia populiste Reforma e “Babait të Brexit”, Nigel Farage.

Ndërkohë ish-ministri i Starmer për Shëndetësinë, Wes Streeting, i cili ka dhënë dorëheqjen nga posti, do të jetë një nga kandidatët për të zëvendësuar Starmer nëse do të marrë shumicën e votave të anëtarëve të Partisë Laburiste. Humbja e rëndë e Laburistëve në zgjedhjet e 7 majit bën që një e treta e deputetëve në radhët e Laburistëve në parlamentin britanik të kërkonin largimin e kryeministrit Starmer.

Read more:Cardinale mbledh Milanin në Londër, projektohet shkarkimi i Igli Tares! Ibra merr ‘peshë’ në klub

Çdo kandidat për ta zëvendësuar Starmer si rregull do të duhet të gëzojë mbështetjen e 20 për qind të deputetëve laburist në Parlament, kur Laburistët kanë 403 deputetë, çka do të thotë se çdo rival zyrtar duhet të ketë 82 vota që e mbështesin në garë. Sidoqoftë si të ndodhë dhe kurdo që të ndodhë, një gjë është e sigurt, se Starmer do të vazhdojë të jetë kryeministër i Britanisë gjatë tërë periudhës së verës, ndoshta deri nga fundi i shtatorit. Kjo periudhë pritet të krijojë parehati për investitorët e shqetësuar për kostot e huamarrjes qeveritare.

Read more:Aksioni i AMP në jug, reagon policia e shtetit, kush janë zyrtarët e arrestuar dhe akuzat ndaj tyre

Gara ka shumë të panjohura deri në momentin kur do të zhvillohet, si për nga kandidatët zyrtarë përfundimtarë që do të konkurrojnë me Starmer, ashtu edhe për temat e debatit ku çështja e Brexit-it dhe rifutja e Britanisë në BE do të jenë të vështira për çdo kandidat që nuk shprehen publikisht se çfarë do të donin privatisht, kur përballë kanë një populist si Farage që do të luajë çdo gur në eliminimin e kryebashkiakut të Mançesterit nga gara për postin e kryeministrit për të ekspozuar dy kandidatët potencialë për kryeministrin e ri të ardhshëm ose atë ekzistuesin, që Laburistët për momentin mendojnë se nuk duhet të jetë Keir Starmer.

Lexo edhe
VA News
Botë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite

VA News
Botë

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

Tags: #Andy Burnham #Detyrë #Gara #jetë #Kandidat #Keir starmer #Londër #Nigel Farage

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite
  • Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…
  • “Pranova foton sepse më erdhi keq”/ Meloni reagon ashpër pas deklaratës së Trump: Jam e shokuar, unë dhe Italia nuk lutemi kurrë
  • Ngërç në negociatat SHBA-Iran, sulmet izraelite në Liban shtyjnë bisedimet
  • Andy Burnham fiton zgjedhjet e pjesshme, rriten presionet ndaj Keir Starmer në Partinë Laburiste
Nga të njëjtat tag-e
  • Disa fakte dhe disa sugjerime për konstituimin e institucioneve – Blog
  • “Pa u larguar Rama nuk do të ketë të mira”/ I moshuari: Duhen politika zhvillimi. Protesta duhet të radikalizohet
  • Kosovë/ Asnjë rezultat pas takimit Hamza-Kurti, PDK mbetet në opozitë! Priten bisedime edhe me Abdixhikun
  • Protestuesit sulm online bizneseve, mbi 10 mijë review negative, ekspertët: Po cenojmë imazhin e vendit, duke ditur rëndësinë që ka turizmi në ekonomi
  • E premtja sjell mot të kthjellët dhe të ngrohtë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Ndalimi i deputetëve të VLEN/ Berisha: PD dënon këtë akt të shëmtuar të Edi Ramës, ky është një veprim antishqiptar i paprecedent që nga koha e Enver Hoxhës 19 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Në opozitë ishte kundër zhvillimit në Zvërnec”/ Këlliçi nxjerr videon e Ballës: Kur e përcakton Rama kush do ta marrë jemi Shqipëri europiane 13 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Vrasja në Shkodër/ U grindën për celularin, Shtjefën Ziçi e qëlloi të shoqen për shkak të xhelozisë, nuk shfaq pendesë! Kamerat e sigurisë fiksojnë momentin para krimit 12 lexime · 18 orë më parë
  4. 04
    Kronikë Në kërkim për vrasje e plagosje nga Maqedonia e Veriut, arrestohen 2 të rinjtë në Durrës! Në pranga edhe një tjetër (EMRAT+VIDEO) 12 lexime · 16 orë më parë
  5. 05
    Politikë Revolta e 40 në Tiranë/ “Bashkohuni që ta ndryshojmë këtë vend”, studenti në protestën kundër Ramës: Nuk duan rini që punon, i kanë lënë në baltë 10 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë LIVE- Protestë e pandalur kundër kryeministrit, shqiptarët kërkojnë dorëheqje/ Qytetari: Kanë vjedhur popullin, Rama të arrestohet 8 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Gjyqi ndaj Metës i stisur, nuk ka asnjë provë”, Blushi: Presidenti nuk ka nevojë për avokat, s’ka asnjë qindarkë të paligjshme 8 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
VA News
Botë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite

Izraeli dhe Hezbollahu kanë rënë dakord për një armëpushim, i cili ka hyrë në fuqi në orën 16:00…

Viral Alert News • 3 javë më parë • 1 min lexim
VA News
Botë

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

Irani nuk do të rifillojë bisedimet me Shtetet e Bashkuara pa u vendosur një armëpushim gjithëpërfshirës në Liban,…

• 3 javë më parë • 1 min lexim
VA News
Botë

“Pranova foton sepse më erdhi keq”/ Meloni reagon ashpër pas deklaratës së Trump: Jam e shokuar, unë dhe Italia nuk lutemi kurrë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shkaktuar polemika me deklaratat e tij për kryeministren italiane Giorgia Meloni, duke…

• 3 javë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by