Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Tragjedi në Manhattan, 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi bie në një pusetë elektrike
Aktualitet

Tragjedi në Manhattan, 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi bie në një pusetë elektrike

• 20 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 8
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin shqiptar në New York, ku një grua shqiptare humbi jetën pasi ra në një pusetë të pambuluar në mes të rrugës.

Viktima është identifikuar si Donike Gocaj, 56 vjeçe, residente në Briarcliff Manor. Sipas policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 23:19 të së hënës pranë Fifth Avenue në Manhattan.

Sipas dëshmitarëve, gruaja kishte dalë nga makina e saj dhe vetëm pak sekonda më vonë u zhduk në një pusetë elektrike të hapur, rreth 3 metra të thellë, që i përkiste kompanisë Con Edison. “E mbylli derën e makinës dhe bëri një hap përpara. Papritur u zhduk”, deklaroi dëshmitari Carlton Wood për mediat amerikane.

Read more:Tragjike/ Po kalonte shinat, 26-vjeçari përplaset për vdekje nga treni në Milano

Ai tregoi se disa qytetarë u përpoqën menjëherë ta ndihmonin gruan, ndërsa prisnin mbërritjen e ekipeve të emergjencës. Sipas tij, dikush solli edhe një shkallë të vogël, por thellësia e pusetës e bëri të pamundur nxjerrjen e saj.

“Ajo po bërtiste se po vdiste”, tha dëshmitari.

Një operacion i vështirë shpëtimi u organizua nga zjarrfikësit e FDNY, të cilët përdorën shkallë për të hyrë në pusetë. Kur u nxor, Donike Gocaj ishte pa ndjenja dhe pa shenja jete. Ajo u transportua me urgjencë në NewYork-Presbyterian Hospital, ku u shpall e vdekur.

Read more:Shtetasi amerikan dënohet për drejtimin e një 'stacioni policor' sekret kinez në Nju Jork

Sipas familjarëve, në vendngjarje nuk kishte asnjë tabelë paralajmëruese, kone sigurie apo barriera mbrojtëse rreth pusetës së hapur. Rregulloret e qytetit kërkojnë që pusetat të jenë të mbuluara ose të bllokuara qartë për të shmangur rreziqe të tilla. Avokati Christopher J. Gorayeb deklaroi se raste të tilla nuk janë të rralla në New York dhe se mbulesat duhet të jenë të siguruara në mënyrë që të mos lëvizin aksidentalisht.

Ndërkohë, kompania Con Edison bëri të ditur se nga pamjet e sigurisë dyshohet se kapaku i pusetës ishte zhvendosur pak minuta më herët nga kalimi i një kamioni të rëndë në rrugë. Sipas kompanisë, rreth 12 minuta më vonë viktima parkoi makinën pranë vendit ku ndodhi tragjedia.

Read more:“Komuniteti i medias në Shqipëri është aktiv”, ambasadori i OSBE në Tiranë: Gazetaria është institucion ku duhet të jepet llogari

Familjarët e Donike Gocajt vizituan vendin e ngjarjes të martën në mëngjes, ndërsa përpiqeshin të kuptonin se si ndodhi aksidenti fatal. Sipas tyre, ajo lë pas një djalë, një vajzë dhe dy nipër e mbesa.

Policia e NYPD ka deklaruar se nuk dyshohet për vepër penale, ndërsa hetimet për rastin vazhdojnë.

Lexo edhe
Aktualitet

Emri/ Dyshohet se i vuri zjarrin tregut të fruta-perimeve në Lushnjë, në pranga 48-vjeçari i shpallur në kërkim

Aktualitet

Tritol në rrethimin e një kantieri ndërtimi në Kamzë, ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit, shkaktohen dëme materiale

Tags: #Djalë #Kamioni #Kompania #Mbesa #Mediat #New york #Ngjarje tragjike #Operacion

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Emri/ Dyshohet se i vuri zjarrin tregut të fruta-perimeve në Lushnjë, në pranga 48-vjeçari i shpallur në kërkim
  • Tritol në rrethimin e një kantieri ndërtimi në Kamzë, ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit, shkaktohen dëme materiale
  • I ftohti shkatërroi frutat, fermerët e Devollit raportojnë deri në 100% dëme nga ngricat e majit
  • Emri/ Dyshohet se i vu zjarrin tregut të fruta-perimeve në Lushnjë, vihet në pranga 48-vjeçari i shpallur në kërkim
  • Sëmundja që i pengon lëvizjen, 35-vjeçari në Fier i diagnostifikuar me sklerozë multiple apelon për ndihmë
Nga të njëjtat tag-e
  • Shpërthime dhe zjarr në New York, një i vdekur dhe dhjetëra të plagosur në kantierin detar
  • Trump sulmon sërish Colbert pas mbylljes së “The Late Show”, shpërndan video me IA duke e hedhur moderatorin në koshin e plehrave
  • Pakistani “zbut” Iranin, pritet raund i ri bisedimesh në Teheran për negociata me Uashingtonin
  • Emri/ Aksident fatal në Greqi, humb jetën 55-vjeçari shqiptar, përplaset nga kamioni
  • Humbi jetën në mënyrë tragjike në Manhattan, ekspertët zbulojnë detaje tronditëse për shqiptaren Donike Gocaj
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Aktualitet Emri/ Aksident fatal në Greqi, humb jetën 55-vjeçari shqiptar, përplaset nga kamioni 5 lexime · 23 orë më parë
  2. 02
    Aktualitet U dhunua nga izraelitët në Flotiljen Globale, Goxhaj flet për “Shqipëria Live”: Njërin nga ne e qëlluan me armë në këmbë, mua më rrahën në grup 5 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Aktualitet Aksident me vdekje në Lezhë/ Makina përplas motorin, humb jetën 36-vjeçari 4 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Aktualitet Mbyllet procesi i votimit dhe numërimit në Dhomën e Avokatisë Tiranë, Klodjan Skënderaj fiton garën 4 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Aktualitet Emri/ Dyshohet se i vuri zjarrin tregut të fruta-perimeve në Lushnjë, në pranga 48-vjeçari i shpallur në kërkim 3 lexime · 37 minuta më parë
  6. 06
    Aktualitet Lufta kundër krimit, kreu i SPAK takim ndërkombëtar në Itali: Duhet qasjeje hetimore që synon të kuptojë të gjithë zinxhirin e grupeve 3 lexime · 8 orë më parë
  7. 07
    Aktualitet Video/ Dhuna barbare ndaj kreut të AKU në Shkodër, momenti kur goditet me sende të forta në fytyrë. Autori i bëri pritë dhe… 3 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Emri/ Dyshohet se i vuri zjarrin tregut të fruta-perimeve në Lushnjë, në pranga 48-vjeçari i shpallur në kërkim

Klodian Çina është 48-vjeçari i vënë në pranga, si i dyshuar për zjarrvënien në tregun e fruta-perimeve në…

• 37 minuta më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Tritol në rrethimin e një kantieri ndërtimi në Kamzë, ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit, shkaktohen dëme materiale

Një shpërthim është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Kamzë. Rreth orës 03:40, në…

• 3 orë më parë • 1 min lexim
Aktualitet

I ftohti shkatërroi frutat, fermerët e Devollit raportojnë deri në 100% dëme nga ngricat e majit

Fermerët e fshatrave të Devollit po përballen me një situatë të rëndë si pasojë e dëmeve nga ngricat…

• 3 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by