Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Rrokadë në diplomaci/ Meidani ambasador në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup? Intelektualët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, kundër kërkesës së VLEN
Aktualitet

Rrokadë në diplomaci/ Meidani ambasador në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup? Intelektualët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, kundër kërkesës së VLEN

• 20 Maj, 2026 • 2 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Përplasjet e fundit në Maqedoninë e Veriut ku studentët shqiptarë janë ngritur prej muajsh në protestë për të lejuar provimet e jurisprudencës në gjuhën shqipe, duket se po ndikojnë edhe në qëndrimet e Tiranës zyrtare.

Read more:Hoxha takim me Rutte: NATO më e rëndësishme se kurrë, Shqipëria aleate e besueshme

Burime diplomatike bëjnë të ditur se ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha ka marrë disa ankesa nga partia qeverisëse VMRO dhe aleati i saj shqiptar, VLEN ndaj ambasadorit tonë në Shkup, Denion Meidani.
Ankesat duket se kanë kulmuar me qëndrimet publike të Meidanit, I cili ka dalë hapur pro studentëve shqiptarë, edhe në protestën e fundit të mbajtur në Shkup.
Nisur nga ankesat e ardhura nga Shkupi zyrtar, në korridoret diplomatike të Tiranës, po diskutohet një ndërprerje përpara kohe e mandatit të Meidanit në Shkup dhe zëvendësimi i tij “kokë më kokë” me ambasadorin tonë në Prishtinë Petrit Malaj.
Pas publikimit të disa lajmeve, në rrjetet sociale për këtë lëvizje në aksin Shkup- Prishtinë, të shumtë kanë qenë intelektualët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut që kanë dalë në mbrojtje të Meidanit.
Gazetari dhe botuesi Lirim Dullovi shkruan në faqen e tij në Facebook “Shqiptarët e Maqedonisë nuk kanë nevojë për ambasadorë që heshtin për të ruajtur rehati diplomatike, por për përfaqësues që nuk turpërohen të mbrojnë gjuhën, dinjitetin dhe identitetin shqiptar. Nëse çmimi për të pasur marrëdhënie të mira mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut është zëvendësimi i ambasadorit Denion Meidani me ambasadorë që bëjnë qejfin e kësaj garniture qeveritare, atëherë Tirana zyrtare më mirë ta mbyllë ambasadën e saj në Shkup sesa të pranojë këtë nënshtrim dhe poshtërim të pashembullt”.
Ndërsa gazetari Rami Mislimi shkruan “Të kërkosh largimin e ambasadorit Meidani, ambasadorit që kujdeset për popullin e vet, e për hallet e shqiptarëve dhe për interesin kombëtar, këtë mund ta bëjë vetëm një qeveri ku merr pjesë VLEN”.

Read more:Forumi i biznesit Shqipëri-Maqedoni e Veriut në Shkup, kërkohet rritje e shkëmbimit tregtar në 1 miliard euro mes dy vendeve

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Denion meidani #Facebook #Ferit Hoxha #Petrit Malaj #prishtine #proteste #Rehati #Rrjetet sociale #Shkupi

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • LIVE- 41 ditë revoltë! “Nesër më shumë”/ Qytetarët marshim-protestë në rrugët e Tiranës, kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit: Rama në burg, Berisha në burg
  • LIVE- “Parlament analfabet, Rama f*ck you”/ Shqiptarët në protestë prej 41 ditësh, kërkojnë largimin e kryeministrit: Poshtë diktatura!
  • “Kam 5 vjet në prokurori e gjykata”/ Qytetarja: Pronën me cerifikatë, por s’ma japin. Nuk më dalin paratë për ilaçe
  • “Rama një hajdut, është kryeministër i krimit dhe i drogës”/ Revolta e qytetarit: Bashkë me ‘Rilindjen’ në anën e tradhtarëve! Pensionistët paguhen më pak se një qen
  • LIVE- “Arrestoni Ramën”/ 41 ditë qëndresë, rezistencë! Qytetarët vijojnë marshimin në kryeqytet: Shqipëri e Re! Ju erdhi fundi
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Ndalimi i deputetëve të VLEN/ Berisha: PD dënon këtë akt të shëmtuar të Edi Ramës, ky është një veprim antishqiptar i paprecedent që nga koha e Enver Hoxhës 19 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Në opozitë ishte kundër zhvillimit në Zvërnec”/ Këlliçi nxjerr videon e Ballës: Kur e përcakton Rama kush do ta marrë jemi Shqipëri europiane 13 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Vrasja në Shkodër/ U grindën për celularin, Shtjefën Ziçi e qëlloi të shoqen për shkak të xhelozisë, nuk shfaq pendesë! Kamerat e sigurisë fiksojnë momentin para krimit 12 lexime · 15 orë më parë
  4. 04
    Kronikë Në kërkim për vrasje e plagosje nga Maqedonia e Veriut, arrestohen 2 të rinjtë në Durrës! Në pranga edhe një tjetër (EMRAT+VIDEO) 12 lexime · 14 orë më parë
  5. 05
    Politikë Revolta e 40 në Tiranë/ “Bashkohuni që ta ndryshojmë këtë vend”, studenti në protestën kundër Ramës: Nuk duan rini që punon, i kanë lënë në baltë 10 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë LIVE- Protestë e pandalur kundër kryeministrit, shqiptarët kërkojnë dorëheqje/ Qytetari: Kanë vjedhur popullin, Rama të arrestohet 8 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Gjyqi ndaj Metës i stisur, nuk ka asnjë provë”, Blushi: Presidenti nuk ka nevojë për avokat, s’ka asnjë qindarkë të paligjshme 8 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 1 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 1 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 1 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by