Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Ekonomi
  3. Ajdini, CEO i iute Albania: Sigurimi i makinës është dixhital, me këste dhe 0% interes
Ekonomi

Ajdini, CEO i iute Albania: Sigurimi i makinës është dixhital, me këste dhe 0% interes

• 25 Maj, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X

Ajdini, CEO i iute Albania flet mbi konceptin e fintech dhe të financave dixhitale, duke u ndalur te transformimi dixhital që iute po kalon dhe mbi të gjitha, te produktet dixhitale të sigurimit.

Kushdo mund të vendosë targën në aplikacionin Myiute, të shikojë kur skadon polica, të marrë ofertën dhe aty mund të zgjedhë të paguajë vlerën totale apo opsionin e pagesës me 4 këste dhe 0% interes.

Në mëngjesin e datës 20, pjesë e emisionit të mëngjesit Wake Up ishte edhe Z. Akan Ajdini, Drejtor i Përgjithshëm i iute Albania, pjesë e iute Group. E themeluar në Tallin të Estonisë, është një grup bankar dixhital që ofron shërbime financiare në disa vende të ndryshme të Evropës Juglindore.

Së bashku me moderatorët Blendi Salaj dhe Heidi Baci, Ajdini zhvilloi një bisedë interesante mbi konceptin e fintech dhe të financave dixhitale, duke u ndalur te transformimi dixhital që iute po kalon dhe mbi të gjitha, te produktet dixhitale të sigurimit.

Koncepti që iute sjell për qytetarët shqiptarë është i thjeshtë: të gjitha veprimet financiare të jetës së përditshme mund të kryhen nga telefoni, nëpërmjet aplikacionit Myiute. Këtu nuk bën përjashtim as sigurimi i detyruar i makinës ose siç quhet ndryshe, sigurimi TPL. Me Myiute, çdokush mund të vendosë numrin e targës së makinës, të shohë detajet e policës së sigurimit dhe ta paguajë atë në kohë reale ose 4 këste dhe 0% interes.

“Sot jeta ka një ritëm tjetër dhe njerëzit nuk duan të humbasin kohë. Sigurimet ashtu si edhe produkte të tjera financiare po ofrohen në mënyrë dixhitale dhe iute e mundëson këtë për publikun duke filluar që nga sigurimet e detyrueshme, si ai për makinën. Qytetarët, nga kudo ndodhen, nga komoditeti i divanit, nga shtëpia, nga kafja, nga makina vetë, teksa qëndrojnë në trafik, mund të sigurojnë policën e sigurimit TPL që shfaqet menjëherë në telefon”, tha Ajdini gjatë intervistës.

Ajdini shtoi më tej: “Kushdo mund të vendosë targën në aplikacionin Myiute, të shikojë kur skadon polica, të marrë ofertën dhe aty mund të zgjedhë të paguajë vlerën totale apo opsionin e pagesës me 4 këste dhe 0% interes. Ato minuta që do të shpenzonim duke shkuar diku fizikisht për të siguruar policën e sigurimit mund të kursehen dhe ky do të jetë edhe trendi i së ardhmes. Kjo është mënyra se si sot bota operon falë financave dixhitale.”

Lexo edhe
Ekonomi

Ulen pritshmëritë për rritjen, Komisioni Europian: Ekonomia shqiptare pritet të ngadalësohet

Ekonomi

Hapen aplikimet për subvencione, mbi 5 mijë fermerë aplikojnë për Skemën Kombëtare, ende pa datë për IPARD III

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Ulen pritshmëritë për rritjen, Komisioni Europian: Ekonomia shqiptare pritet të ngadalësohet
  • Hapen aplikimet për subvencione, mbi 5 mijë fermerë aplikojnë për Skemën Kombëtare, ende pa datë për IPARD III
  • Nis falja edhe e detyrimeve vendore, Bashkia e Tiranës thirrje bizneseve që janë debitorë të përfitojnë nga fshirja e detyrimeve
  • Kufi 30 ditë për pagesat, qeveria vendos kamatëvonesa për bizneset që nuk shlyejnë faturat në afat
  • Viti i artë i kajsisë në Lushnje, prodhim i bollshëm në Xibrakë, fermerët : Ka mungesë punëtorësh
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Aktualitet Emri/ Aksident fatal në Greqi, humb jetën 55-vjeçari shqiptar, përplaset nga kamioni 7 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Aktualitet Si funksionojnë grupet kriminale ballkanike në Amerikën Latine? Zbardhet roli i emrave “VIP” të shqiptarëve në trafikun e kokainës, metoda “që i veçon” 6 lexime · 10 orë më parë
  3. 03
    Aktualitet Shpërthim me tritol në Kinostudio, dëme materiale në një market 5 lexime · 7 orë më parë
  4. 04
    Aktualitet E rëndë në Durrës, dy persona i japin fund jetës 4 lexime · 4 orë më parë
  5. 05
    Aktualitet Backlogu në gjykata mbetet i lartë/ KLGj nga mbledhja në mbledhje pa zgjidhje përfundimtare, 160 mijë dosje në pritje të radhës 4 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Ekonomi Hapen aplikimet për subvencione, mbi 5 mijë fermerë aplikojnë për Skemën Kombëtare, ende pa datë për IPARD III 4 lexime · 2 orë më parë
  7. 07
    Aktualitet “Krijohet panik, dolëm jashtë”/ Sulm rus në rezidencën e ambasadorit shqiptar në Ukrainë, Filo për “Shqipëria Live”: Pashë vdekjen me sy, ata godasin civilë 3 lexime · 2 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Ekonomi

Ulen pritshmëritë për rritjen, Komisioni Europian: Ekonomia shqiptare pritet të ngadalësohet

Ekonomia shqiptare pritet të hyjë në një fazë ngadalësimi gjatë dy viteve të ardhshme. Në raportin e pranverës,…

• 37 minuta më parë • 2 min lexim
Ekonomi

Hapen aplikimet për subvencione, mbi 5 mijë fermerë aplikojnë për Skemën Kombëtare, ende pa datë për IPARD III

Ministria e Bujqësisë ka hapur sot aplikimet për Skemën Kombëtare me një fond prej 5.2 mln lekësh. Gjatë…

• 2 orë më parë • 2 min lexim
Ekonomi

Nis falja edhe e detyrimeve vendore, Bashkia e Tiranës thirrje bizneseve që janë debitorë të përfitojnë nga fshirja e detyrimeve

Me daljen e Udhëzimit të Ministrisë së Financave ka nisur zbatimi i Ligjit nr. 86/2025 për faljen dhe…

• 4 ditë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by