Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Ekonomi
  3. Kufi 30 ditë për pagesat, qeveria vendos kamatëvonesa për bizneset që nuk shlyejnë faturat në afat
Ekonomi

Kufi 30 ditë për pagesat, qeveria vendos kamatëvonesa për bizneset që nuk shlyejnë faturat në afat

• 20 Maj, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Bizneset që nuk paguhen në kohë mund të kenë më shumë mbrojtje ligjore. Qeveria ka hedhur për konsultim ndryshimet në ligjin për pagesat e vonuara në transaksionet tregtare, një draft që synon të vendosë rregulla më të forta për kompanitë dhe institucionet publike që vonojnë faturat.

Projektligji parashikon që pagesat mes bizneseve, por edhe mes bizneseve dhe institucioneve shtetërore, të kryhen brenda 30 ditëve. Vetëm në raste të veçanta afati mund të zgjatet deri në 60 ditë.

“Një iniciativë e mirë e ndërmarrë nga qeveria pasi formalizon edhe problemet që hasen ndërmjet bizneseve, por nga ana tjetër për bizneset duhet bërë më shumë. Mos të harrojmë situatën aktuale në të cilën ndodhen bizneset, të cilat me vështirësi arrijnë të mbajnë aktivitetin e tyre hapur.

Read more:Sali: Integrimi evropian duhet të përkthehet në shërbime konkrete digjitale për qytetarët

Ky projektligj duhet të jetë më i specifikuar pasi edhe bizneset në vetvete kanë raste që nuk e respektojnë dot afatin. Asnjë biznes nuk dëshiron të hyjë në borxhe me bizneset e tjera, por vështirësitë financiare e detyrojnë, ndaj duhet të ndërhyjë qeveria me politika lehtësuese”, shprehet Blerina Gjyriqi nga Shoqata e Bizneseve të Vogla dhe të Mesme, Tiranë.

Ky projektligj përcakton edhe kamatvonesat. Nëse pagesa nuk kryhet brenda afatit, interesi për vonesën do të nisë automatikisht, pa pasur nevojë për procedura shtesë apo paralajmërime. Në relacion argumentohet se vonesat në pagesa kanë dëmtuar sidomos bizneset e vogla dhe të mesme, duke krijuar probleme me likuiditetin dhe konkurrencën në treg.

Read more:Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të fundos

Një tjetër pikë e re është afati i procedurave të verifikimit apo kolaudimit të mallrave dhe shërbimeve. Sipas draftit, këto procedura nuk duhet të zgjasin më shumë se 30 ditë, me qëllim shmangien e zvarritjeve artificiale të pagesave.

Projektligji parashikon edhe përshpejtim të procedurave gjyqësore. Për faturat e pakundërshtuara nga pala debitore, gjykata duhet të lëshojë urdhrin e ekzekutimit brenda 90 ditëve.

Read more:Castro si Maduro? Reuters: SHBA po përgatit aktakuzë për ish-liderin e Kubës

Sipas Ministrisë së Ekonomisë, ndryshimet synojnë të krijojnë më shumë siguri për bizneset dhe të frenojnë praktikën e pagesave me vonesë, që prej vitesh konsiderohet një nga problemet kryesore të tregut shqiptar.

Lexo edhe
Ekonomi

Përgjysmohet sasia e mjaltit/ Bletarët në krizë, moti dëmtoi prodhimin dhe pritet rritje e ndjeshme çmimit

Ekonomi

Euro në pikën më të ulët/ Sezoni turistik shton presionin mbi kursin e këmbimit, arrin 93.2 lekë

Tags: #Biznes #Bizneset #Gjykata #jetë #Pagesa #Politika #projektligji #qeveria

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Përgjysmohet sasia e mjaltit/ Bletarët në krizë, moti dëmtoi prodhimin dhe pritet rritje e ndjeshme çmimit
  • Euro në pikën më të ulët/ Sezoni turistik shton presionin mbi kursin e këmbimit, arrin 93.2 lekë
  • Tregtia udhëheq kreditimin, rritet kërkesa nga ndërtimi, ndërsa akomodimi frenon huamarrjen
  • Nafta bie me 10% në bursën e Mesdheut/ Reflektohet “qetësia” në Lindjen e Mesme, por në Shqipëri vijon ende 214 lekë për litër
  • Negociatat Iran-SHBA/ Ulet çmimi i naftës në bursë, arrin në 78$ për fuçi. Në Shqipëri shitet me 214 lekë
Nga të njëjtat tag-e
  • “Kërkesat e LDK-së nuk përputhen me vullnetin e qytetarëve”/ Kurti: Nuk mund të bëjmë marrëveshje që zëvendëson vullnetin e popullit
  • Aktivisti Edison Lika: Rama në burg, Belinda në burg. Qeveria ka nisur numërimin mbrapsht. Sheshi plot, përgjigje për ata që mendojnë se protesta do të shuhet deri në shtator!
  • LIVE- “Nëse nuk jemi ne prindërit do vdisnin, çfarë do bëjnë me pension 100 mijë lekë?”/ Shqiptarët nga Milano në protestën kundër kryeministrit: Na kanë mashtruar, Rama të largohet
  • I moshuari në protestë: Rama shpopulloi Shqipërinë! Thirrje socialistëve; Mos bini pre e provokimeve të tij!
  • Kuvendi i Kosovës mbetet pa u konstituuar/ Seanca vazhdon të shtunën, megjithëse afati kushtetues përfundon në mesnatë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Mirditë/ Humbi kontrollin e motorit, ndërron jetë shqiptari i Kosovës 20 lexime · 15 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Njerëzit u ndjenë të përdhosur deri në palcë”/ Protesta në ditën e 69-të, mjeku Ermal Pashaj: Vokacioni ynë nuk është një parti, por Shqipëria! 12 lexime · 8 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Kjo s’është çudi që do të zgjasë 3 ditë”/ Rama e parashikoi revoltën kundër tij 15 vjet më parë? Rrjeti ironizon kryeministrin (VIDEO) 11 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Editoriale Rama të shpjegojë pse shpall non grata shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë – Blog 10 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Pse të mos hetohet Rama, kush është?” – Pashaj: Nuk mund t’ia hedhë fajin vetëm administratës për dështimet! Të mbahet përgjegjësi 9 lexime · 7 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Lëvizjet e Ramës nuk e ndalin protestën qytetare” – mjeku Ermal Pashaj: Shqiptarët po besojnë te njëri-tjetri! 9 lexime · 7 orë më parë
  7. 07
    Politikë VIDEO/ Mbyllet protesta e 68-të kundër qeverisë, qytetarët mesazh të prerë: Revolta vazhdon deri në dorëheqjen e panegociueshme të Ramës. Paralajmërojnë përshkallëzim dhe bllokim rrugësh 9 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Ekonomi

Përgjysmohet sasia e mjaltit/ Bletarët në krizë, moti dëmtoi prodhimin dhe pritet rritje e ndjeshme çmimit

Këtë vit bletarët shqiptarë po marrin 50% më pak mjaltë se një vit më parë dhe kjo vjen…

• 7 orë më parë • 2 min lexim
Ekonomi

Euro në pikën më të ulët/ Sezoni turistik shton presionin mbi kursin e këmbimit, arrin 93.2 lekë

Në kulmin e sezonit turistik dhe në fillim të muajit gusht euro ka zbritur në nivelin më të…

• 10 orë më parë • 2 min lexim
Ekonomi

Tregtia udhëheq kreditimin, rritet kërkesa nga ndërtimi, ndërsa akomodimi frenon huamarrjen

Teksa vera sjell më shumë lëvizje në ekonomi dhe bizneset përgatiten për muajt më intensivë të vitit, bankat…

• 10 orë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by