Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Polemika në Kukës për reformën Administrativo-Territoriale në Kukës/ Mazniku: Ka qenë decentralizuese. Boçi: 30 për qind e popullsisë së qytetit është larguar
Aktualitet

Polemika në Kukës për reformën Administrativo-Territoriale në Kukës/ Mazniku: Ka qenë decentralizuese. Boçi: 30 për qind e popullsisë së qytetit është larguar

• 26 Maj, 2026 • 2 min lexim • 👁 8
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Komisioni i Reformës Territoriale zhvilloi këtë të martë, më 26 maj, dëgjesën e radhës me qytetarët në Kukës.

Gjatë fjalës së tij, bashkëkryetari socialist i Komisionit, Arbjan Mazniku, u shpreh se “ka ardhur momenti për të rishikuar reformën territoriale të vitit 2014”.

“Para pothuajse 12 vitesh, në 2014-2015, u realizua një reformë që e çoi vendin nga 373 komuna e njësi vendore në 61 bashki. Këto bashki kanë arritur të mbledhin më shumë të ardhura dhe të ofrojnë më shumë shërbime për qytetarët. Ka qenë një reformë decentralizuese, pasi shumë funksione që kryheshin nga qeveria qendrore iu deleguan pushtetit vendor”, tha ai.

Megjithatë, ndryshe nga sa deklaroi Mazniku, bashkëkryetari i opozitës, Luçiano Boçi, e konsideroi reformën territoriale të vitit 2014 një dështim.

Read more:Territorialja/ Komisioni dëgjesë në Vlorë, Mazniku: Fokusi te mënyra e funksionimit të njësive, pastaj territori! Boçi: Ka bashki të diskriminuara që mezi mbyllin muajin

Sipas tij, shembulli më konkret i këtij dështimi është vetë qarku i Kukësit, ku braktisja, shpopullimi dhe mungesa e investimeve kanë larguar qytetarët nga shërbimet e pushtetit vendor.

Boçi theksoi gjithashtu se mbi 30 për qind e popullsisë së Kukësit është larguar pas zbatimit të reformës territoriale të vitit 2014.

“Shembulli më konkret i këtij dështimi është vetë qarku i Kukësit, ku braktisja, shpopullimi dhe mungesa e investimeve kanë larguar qytetarët nga shërbimet e pushtetit vendor. Mbi 30 për qind e popullsisë së Kukësit është larguar pas zbatimit të reformës territoriale të vitit 2014″.

Read more:Sot Konferenca Ndërqeveritare në Bruksel, Shqipëria synon mbylljen e negociatave deri në 2027, zbardhet agjenda

Edhe banorët e pranishëm në dëgjesë shprehën hapur qëndrimin e tyre kundër ndryshimit të mëtejshëm të hartës territoriale në këtë qark.

Ata u shprehën se Kukësi disponon pasuri të mëdha nëntokësore, ujore dhe turistike, por sipas tyre këto pasuri nuk po reflektohen në të ardhurat dhe investimet për pushtetin vendor.

Aktualisht, qarku i Kukësit përbëhet nga tre bashki: Bashkia Kukës, si qendër e qarkut, si dhe bashkitë Has dhe Tropojë.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #arbjan mazniku #Has #luçiano boçi #Para #qeveria

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Protestuesit e arrestuar pas tensioneve te Kryeministria, nesër para Gjykatës/ Aktivistja Sidorela Vatnikaj: Në orën 10:00 të bashkohemi para Gjykatës Penale!
  • “Do të jemi para Kuvendit”/ Paralajmëron aktivisti, Mirjan Aliaj: Organizohemi në çdo seancë deri sa Rama të japë dorëheqjen! Nuk na përfaqësojnë
  • “Janë tmerruar nga protesta, po përdorin sulme kibernetike” – Aktivisti: Mbyllja e 200 faqeve tregon panikun e Ramës! Qeveria e zhytur në censurë, kërkon të heshtë zërat kritikë
  • “Ka filluar të bëjë kurbanët e parë”/ Gazetari: Protesta e ka tmerruar Ramën dhe PS! Qeveria e zhytur në korrupsion, ai kërkon të zhvendosë vëmendjen nga problemet reale
  • “Në vend që të luftojë krimin, merret me Instagramin e protestuesve” – Salianji: Qeveria ka humbur kontrollin e territorit, Rama të japë dorëheqjen
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Vlorë/ Luan Muça i ‘Deltës’ gjobë 5 mln € Bedinajt të ‘Regina’: Mi jep, ose zhduku për 48 orë! I mësyn në hotel me grup të armatosur, vihet në pranga bashkë me 4 të tjerë! Digjet një ‘Audi A8’ (VIDEO) 24 lexime · 9 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Balluku bën kërdinë”/ Klevis Balliu: Rama i frikësuar nga protesta. I zhveshi maskën, një hajdut i lidhur me krimin e organizuar 11 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Rama gjen zëvendësuesen e Evis Salës, Klodiana Spahiu emërohet ministre e Shëndetësisë 10 lexime · 17 orë më parë
  4. 04
    Politikë Njoftoi platformë për shqetësimet e qytetarëve, Ina Zhupa-Ramës: Nëse do realisht të dëgjosh shqiptarët, jep dorëheqjen! 10 lexime · 18 orë më parë
  5. 05
    Politikë Dha dorëheqjen si ministre e Shëndetësisë, Evis Sala: Kam pranuar angazhime të rëndësishme ndërkombëtare 9 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Vlorë/ Mbi 15 të armatosur të ‘Swat Security’ zbarkojnë te ‘Regina Palm’ të Vasil Bedinaj: Më gjobitën 5 mln €, Luan Muça i Deltës më erdhi në tavolinë! ‘Range’ përmbyset gjatë arratisë, 3 të ndaluar (VIDEO) 8 lexime · 13 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Mali i zi, Greqia e Maqedonia, komplot kundër Ramës”/ Ironia e Këlliçit: Ulin çmimet që kryeministri të dalë keq para qytetarëve! Nuk e arrijnë dot standardin e verës 33 mijë euro 8 lexime · 18 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 3 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 3 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 3 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by