Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Territorialja/ Komisioni dëgjesë në Vlorë, Mazniku: Fokusi te mënyra e funksionimit të njësive, pastaj territori! Boçi: Ka bashki të diskriminuara që mezi mbyllin muajin
Aktualitet

Territorialja/ Komisioni dëgjesë në Vlorë, Mazniku: Fokusi te mënyra e funksionimit të njësive, pastaj territori! Boçi: Ka bashki të diskriminuara që mezi mbyllin muajin

• 5 Maj, 2026 • 5 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Komisioni i Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale është ndalur ditën e sotme në Vlorë, në dëgjesën e radhës me qytetarët.

Gjatë fjalës së tij, bashkëkryetari socialist i Komisionit, Arbjan Mazniku, është shprehur se fokusi i diskutimeve duhet të jetë sesi bashkitë t’i zbatojnë si duhet kompetencat që kanë dhe jo te ndarja e territorit.

Po ashtu, Mazniku tha se nëse Shqipëria do të hyjë në BE brenda vitit 2029, do të nevojiten bashki të forta për të përfituar nga 2 prej fondeve të BE-së për vendet anëtare.

Read more:Komisioni i Reformës Territoriale mban dëgjesë publike në Elbasan, Mazniku: Zgjidhje afatgjatë për 30–40 vitet e ardhshme

Sipas Maznikut, një nga problemet që ekziston sot me ndarjen territoriale, ka të bëjë me çuarjen e një funksioni në një vend që nuk ushtrohet dot.

“Është një moment që ne mund të shohim si mund t’i bëjmë bashkitë më efiçente. Si mund t’i bëjmë më efektive. A e kanë mundësinë për të gjeneruar më shumë të ardhura? Ndaj kërkesa ime për dëgjesën e sotme është që të diskutojmë për mënyrën sesi bashkitë ta zbatojnë si duhet funksionin që kanë. Pastaj kalojmë te territori. Sepse kur flasim për territorin, ndizen pasionet e territorit. Territori s’duhet të jetë i vetmi faktor determinues. Një nga problemet që ne kemi, ka të bëjë me çuarjen e një funksioni në një vend që nuk ushtrohet dot.

Read more:Rubio takon Papën: Do të kemi një bisedë të hapur e të sinqertë. Synon të zbusë marrëdhëniet e ftohura Uashington-Vatikan

Ndaj është e rëndësishme që të diskutojmë si kanalet kulluese të funksionojnë, pastrimi i qyteteve të bëhet, etj. Reforma duhet të impaktojë jo thjeshtë 4 vjeçarin e ardhshëm, por të impaktojë si Shqipëria zhvillohet në 40 vitet e ardhshme. Jemi 1 vit para zgjedhjeve vendore. Kemi mundësi që të bëjmë një reformë bashkarisht para zgjedhjeve. Nëse në 2029 Shqipëria bëhet vend anëtar i BE-së në 2029, vendi mund të përfitojë nga 2 fonde të BE-së, që kërkojnë që të kemi bashki të forta. Sot raporti i PE-së ka një paragraf të posaçëm për punën e Reformës”, tha mes të tjerash Mazniku.

Nga ana tjetër, bashkëkryetari demokrat i Komisionit, Luçiano Boçi, tha se Vlora është shembulli më i qartë i dështimit të Reformës Territoriale të vitit 2014.

Read more:Komisioni Evropian: S’ka vendim formal për ngrirjen e fondeve për Serbinë, KE vlerëson vazhdimisht nëse përmbushen kushtet për mbështetje financiare

Gjatë fjalës së tij, Boçi theksoi se Reforma Territoriale duhet të përmbyllet në mënyrë konsensuale mes mazhorancës dhe opozitës, pasi në të kundërt sipas tij, nuk do të kishte vlerë.

Boçi deklaroi më tej se shumë bashki në Shqipëri sot janë të diskriminuara në marrjen e fondeve dhe ‘i kanë duart e lidhura’ për të vepruar.

Read more:Kallëzim penal ndaj një polici në Maqedoni, dhunoi fizikisht bashkëshorten

“Thënia e të vërtetave me zë të lartë në Vlorë është pjesë e shpirtit vlonjat. Ajo që ne kemi kërkuar si përfaqësues të PD-së, është që Komisioni i Reformës Territoriale duhet të ketë një konkludim konsensual. Përndryshe gjithë investimi i bërë gjatë kësaj kohe, do të shkonte dëm. Territori nuk lexohet në Parlament, por këtu në dëgjesat publike, në fshatrat dhe lagjet e Vlorës, në mungesën e shërbimeve dhe problemet e mëdha që ka qarku i Vlorës. Reformat janë ato që sjellin pasojë të drejtpërdrejtë në jetën e qytetarit. Pushteti vendor ndikon në çdo stad të jetës, madje ai përcakton edhe nivelin e lumturisë dhe dashurisë që ne kemi me vendin, me territorin, me lagjen, me shtëpinë.

Prandaj edhe kjo reformë ka një rëndësi specifike. Këtu na ka sjellë shqetësimi qytetar, jo e mira që na solli reforma në 2014. Kryebashkiakët i kanë duart e lidhura, kanë shumë ndërhyrje nga pushteti qëndror në Shqipëri. Sot Kroacia që ka mbi 550 njësi vendore, ka marrë miliarda nga BE. Nuk është pengesë, që ne të reduktojmë numrin e bashkive, për marrjen e fondeve nga BE. Vlora është rasti më tipik i dështimit të Reformës Territoriale. E thotë raporti i 2024 i Bankës Botërore. I referohet Bashkisë Vlorë dhe Selenicë. Ka bashki që kanë mbështetje qeveritare, por kanë bashki që mezi shtynë muajin, mezi nxjerrin pagat. Por diskriminimi nuk mbaron këtu”, tha mes të tjerash Boçi.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #arbjan mazniku #Fonde #jetë #Kroacia #luçiano boçi #Para #Raporti #reforma territoriale #Vlore

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • “Me jetën e njeriut nuk bëhet pazar”/ Gazetari Osman Stafa: Kupa është mbushur, Shqipëria është vjedhur. Ne duhet të rezistojmë, po arrestojnë djem e vajza…
  • Vlorë/ Luan Muça i ‘Deltës’ gjobë 5 mln € Bedinajt të ‘Regina’: Mi jep, ose zhduku për 48 orë! I mësyn në hotel me grup të armatosur, vihet në pranga bashkë me 4 të tjerë! Digjet një ‘Audi A8’ (VIDEO)
  • Protestuesit e arrestuar pas tensioneve te Kryeministria, nesër para Gjykatës/ Aktivistja Sidorela Vatnikaj: Në orën 10:00 të bashkohemi para Gjykatës Penale!
  • “Do të jemi para Kuvendit”/ Paralajmëron aktivisti, Mirjan Aliaj: Organizohemi në çdo seancë deri sa Rama të japë dorëheqjen! Nuk na përfaqësojnë
  • Vlorë/ Luan Muça i ‘Deltës’ gjobë 5 mln € Bedinajt të ‘Regina’: Mi jep, ose zhduku për 48 orë! I mësyn në hotel me grup të armatosur, vihet në pranga bashkë me 4 të tjerë! Digjet një ‘Audi A8’ (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Vlorë/ Luan Muça i ‘Deltës’ gjobë 5 mln € Bedinajt të ‘Regina’: Mi jep, ose zhduku për 48 orë! I mësyn në hotel me grup të armatosur, vihet në pranga bashkë me 4 të tjerë! Digjet një ‘Audi A8’ (VIDEO) 25 lexime · 10 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Balluku bën kërdinë”/ Klevis Balliu: Rama i frikësuar nga protesta. I zhveshi maskën, një hajdut i lidhur me krimin e organizuar 11 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Rama gjen zëvendësuesen e Evis Salës, Klodiana Spahiu emërohet ministre e Shëndetësisë 10 lexime · 18 orë më parë
  4. 04
    Politikë Njoftoi platformë për shqetësimet e qytetarëve, Ina Zhupa-Ramës: Nëse do realisht të dëgjosh shqiptarët, jep dorëheqjen! 10 lexime · 18 orë më parë
  5. 05
    Politikë Dha dorëheqjen si ministre e Shëndetësisë, Evis Sala: Kam pranuar angazhime të rëndësishme ndërkombëtare 9 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Vlorë/ Mbi 15 të armatosur të ‘Swat Security’ zbarkojnë te ‘Regina Palm’ të Vasil Bedinaj: Më gjobitën 5 mln €, Luan Muça i Deltës më erdhi në tavolinë! ‘Range’ përmbyset gjatë arratisë, 3 të ndaluar (VIDEO) 8 lexime · 14 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Mali i zi, Greqia e Maqedonia, komplot kundër Ramës”/ Ironia e Këlliçit: Ulin çmimet që kryeministri të dalë keq para qytetarëve! Nuk e arrijnë dot standardin e verës 33 mijë euro 8 lexime · 19 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 3 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 3 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 3 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by