Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Bllokimi i punës në Aeroportin e Vlorës, Gjykata e Lartë i dha të drejtë Pacollit, reagon “2A Group”: Anomali ligjore dhe cenim të procesit të rregullt
Aktualitet

Bllokimi i punës në Aeroportin e Vlorës, Gjykata e Lartë i dha të drejtë Pacollit, reagon “2A Group”: Anomali ligjore dhe cenim të procesit të rregullt

• 28 Maj, 2026 • 5 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Kompania “2A Group” ka reaguar publikisht lidhur me zhvillimet gjyqësore që kanë të bëjnë me administrimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, duke ngritur akuza për atë që e cilëson si “anomali të paprecedentë ligjore” dhe cenim të procesit të rregullt gjyqësor.

Sipas kompanisë, vendimi i fundit i Gjykatës së Lartë, i marrë ditët e fundit, ka sjellë një situatë të pazakontë në raport me një praktikë të mëparshme gjyqësore, duke krijuar, sipas tyre, paqartësi në trajtimin e çështjes.

Gjykata e Lartë prishi vendimin që kishte pezulluar të drejtën e votës dhe të drejtat e tjera të shoqërisë “Mabco” në kompaninë Vlora International Airport.

Read more:Përplasjet mes dy shoqërive/ Gjykata e Lartë rrëzon “2A Group”, kompania e Pacollit rikthehet në Aeroportin e Vlorës

Ky vendim është ndryshe nga ai i Gjykatës së Tiranës, i Dhomës Civile dhe Apelit të Përgjithshëm në Tiranë. Tre gjyqtarët e lartë, të cilët morën në shqyrtim çështjen me bazë rekursin e Mabcos, vlerësuan të rrëzojnë kërkesën e VIA dhe “2A Group” për marrjen e masës së sigurimit ndaj kësaj të fundit.

Kompania “2A Group”, si rezultat i përplasjeve me kompaninë Mabco që lidhen me pretendimet për kuotat në kompaninë VIA, kërkon në Gjykatë përjashtimin e kësaj të fundit dhe, deri në daljen me një vendim për këtë kërkesë, bllokimin e të drejtës së votës së Mabcos.

Në reagim, kompania pretendon se në këto vendime është konfirmuar rreziku për një aset strategjik, në lidhje me pretendime për përfshirje të strukturave dhe detyrimeve “offshore”.

Read more:Burgjet plot me të paraburgosur/ Vendimi unifikues nuk e ul numrin e tyre, shtohen edhe 222

Ndërkohë, sipas “2A Group”, vendimi i Gjykatës së Lartë nuk përbën një vijim normal të praktikës gjyqësore, por një zhvillim që ngre pikëpyetje mbi konsistencën e vendimmarrjes.

Sipas saj, është e pashpjegueshme që një instancë e lartë të anashkalojë një volum të madh vendimesh të mëparshme dhe të disponojë ndryshe për një pjesë të veçantë të procesit.

Read more:Çështja për inceneratorin e Tiranës, Apeli i GJKKO zbut masën e dënimit për ish-deputetin Alqi Bllako

Reagimi i “2A Group”:

Shoqëria “2A Group” sh.p.k. sqaron opinionit publik dhe institucioneve mbikëqyrëse të sistemit të drejtësisë për të denoncuar një anomali të paprecedentë ligjore dhe një cenim flagrant të procesit të rregullt ligjor, lidhur me administrimin e interesave në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës (VIA).

Deri më sot, në përballjet e vazhdueshme gjyqësore, asnjë instancë e gjykatave të faktit nuk i ka dhënë të drejtë shoqërisë “Mabco Construction” S.A. Përkundrazi, përmes 12 vendimeve të njëpasnjëshme, të dhëna nga Gjykatat e Shkallës së Parë dhe Gjykata e Apelit me trupa që përfshijnë mbi 20 gjyqtarë të ndryshëm, është provuar me themel dhe me prova të pakontestueshme e vërteta. Këto gjykata kanë konfirmuar rrezikun objektiv që i kanosej këtij aseti strategjik nga tentativa për inkorporimin e strukturave të dyshimta dhe detyrimeve të paautorizuara “offshore”.

Vendimmarrja e fundit e Gjykatës së Lartë nuk përbën një zhvillim normal jurisprudencial, por një paradoks që ngre pikëpyetje thelbësore mbi funksionimin e shtetit të së drejtës. Është juridikisht e pakuptueshme dhe logjikisht e pamundur që një instancë e lartë të injorojë plotësisht një vëllim kaq masiv faktesh dhe të përmbysë një praktikë kaq të konsoliduar, duke disponuar në mënyrë të izoluar vetëm për njërin nga proceset.

Read more:Aktivisti shqiptar u ndalua nga autoritetet izraelite, Ministria e Punëve të Jashtme: Baki Goxhaj është nisur drejt Shqipërisë

Kjo anomali shpjegohet vetëm nga një fakt se ky nuk është një vendim i mbështetur në frymën dhe gërmën e ligjit, por një vendim i paracaktuar. Procesi është zhvilluar në kushtet e një konflikti të hapur dhe të njohur interesi, pasi kryesuesi i trupit gjykues ka raporte të afërta dhe të ngushta me përfaqësuesin ligjor të palës tjetër.

Shoqëria jonë e kishte denoncuar paraprakisht dhe zyrtarisht këtë fakt pranë organeve kompetente të drejtësisë, duke kërkuar garantimin e paanësisë përpara se ky vendim të merrej. Fakti që ky denoncim institucional u shpërfill dhe procesi u dërgua drejt një rezultati të paramenduar, tregon një mungesë të thellë të integritetit profesional dhe procedural në këtë gjykim të veçuar.

Read more:Një komunë e Malit të Zi me deklaratë ka shfuqizuar vendimin për njohjen e Kosovës

“2A Group” sh.p.k. deklaron me vendosmëri se një vendim i tillë i paracaktuar dhe thellësisht i vesuar nuk do të shërbejë si mjet për të legjitimuar asnjë skemë të errët financiare mbi Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës. Beteja ligjore do të vazhdoje në të gjitha instancat e nevojshme, për të zhbërë këtë absurditet juridik dhe për të mbrojtur këtë aset të rëndësisë kombëtare nga interesat “offshore”.

P.S

Vendimi i gjykates se larte ka te bëjë vetëm me njerën nga masat e sigurimit te padise dhe nuk lidhet me shqyrtim themeli.

Lexo edhe
Aktualitet

Temperatura të larta në vend, si parashikohet moti për këtë të shtunë

Aktualitet

Furnizonte shtetas të tjerë me kokainë për ta shpërndarë në kryeqytet, pranga 37-vjeçarit në Tiranë

Tags: #Gjykata #Gjykata e apelit #gjykata e larte #Gjykates #gjyqtarët #Kompania #Reagim #Tirane #Vendime

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Temperatura të larta në vend, si parashikohet moti për këtë të shtunë
  • Furnizonte shtetas të tjerë me kokainë për ta shpërndarë në kryeqytet, pranga 37-vjeçarit në Tiranë
  • Qytetarët nga Kosova shijojnë fundjavën në bregdetin shqiptar, rriten lëvizjet në pikën kufitare të Morinës
  • Shkresa/ Konflikti i dy kompanive dhe bllokimi i punimeve në Aeroportin e Vlorës, ministri Karakaçi u jep ultimatum: Keni 30 ditë afat të zgjidhni mosmarrëveshjet
  • Gjendet një peshkaqen i ngordhur në bregdetin e Vlorës
Nga të njëjtat tag-e
  • Furnizonte shtetas të tjerë me kokainë për ta shpërndarë në kryeqytet, pranga 37-vjeçarit në Tiranë
  • Nuk ka miratim nga Kongresi, Gjykata urdhëron heqjen e emrit të Trump nga Qendra Kennedy
  • Shkresa/ Konflikti i dy kompanive dhe bllokimi i punimeve në Aeroportin e Vlorës, ministri Karakaçi u jep ultimatum: Keni 30 ditë afat të zgjidhni mosmarrëveshjet
  • Udhëzimi për terapinë hormonale te të miturit, KMSH kundër: Shoqëria s’duhet të normalizojë praktika që krijojnë paqartësi në raport me natyrën njerëzore
  • “Kur të arrijmë, të bëjmë sikur s’njihemi”/ Përgjimet e grupit të Igli Kamberit, milionat transportoheshin me kamionë e çanta me rroba të përdorura
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Aktualitet Plagosën me armë zjarri një person në kryeqytet dy ditë më parë, shpallen në kërkim autori 31-vjeçar dhe dy bashkëpunëtorët e tij 8 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Aktualitet Aksident në Peqin/ Dy makina përplasen me njëra-tjetrën, plagoset një nga drejtuesit dhe një i mitur 6 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Aktualitet Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e karburanteve, ulen nafta dhe benzina 4 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Aktualitet U arrestuan në Greqi pas plagosjes së pakistanezit, kush janë dy të rinjtë nga Saranda. Njëri dyshohet se… 4 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Aktualitet Lufta ndaj krimit dhe pastrimit të parave, Ambasada e SHBA nis trajnimin e zyrtarëve të Shqipërisë, Kosovës dhe RMV 4 lexime · 16 orë më parë
  6. 06
    Aktualitet Bllokimi i punës në Aeroportin e Vlorës, Gjykata e Lartë i dha të drejtë Pacollit, reagon “2A Group”: Anomali ligjore dhe cenim të procesit të rregullt 4 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Aktualitet Zjarr pranë Ranës së Hedhun në Shëngjin, zona me pisha përfshihet nga flakët 3 lexime · 17 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Temperatura të larta në vend, si parashikohet moti për këtë të shtunë

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka publikuar parashikimin e motit për ditën e shtunë, 30 maj, ku vendi pritet të…

• 57 minuta më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Furnizonte shtetas të tjerë me kokainë për ta shpërndarë në kryeqytet, pranga 37-vjeçarit në Tiranë

Vijojnë operacionet për parandalimin dhe goditjen e shpërndarjes së lëndëve narkotike. Finalizohet operacioni policor i koduar “Zonat”. Vihet…

• 1 orë më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Qytetarët nga Kosova shijojnë fundjavën në bregdetin shqiptar, rriten lëvizjet në pikën kufitare të Morinës

Fundjava ka sjellë një tjetër rritje të lëvizjeve në Pikën Kufitare të Morinës, ku mijëra qytetarë po kalojnë…

• 2 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by