Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. “Kur të arrijmë, të bëjmë sikur s’njihemi”/ Përgjimet e grupit të Igli Kamberit, milionat transportoheshin me kamionë e çanta me rroba të përdorura
Aktualitet

“Kur të arrijmë, të bëjmë sikur s’njihemi”/ Përgjimet e grupit të Igli Kamberit, milionat transportoheshin me kamionë e çanta me rroba të përdorura

• 29 Maj, 2026 • 4 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Gjykata e Posaçme ka verifikuar masat e sigurisë për personat e arrestuar në kuadër të hetimeve për pastrim parash, një operacion i zhvilluar në bashkëpunim me autoritetet italiane dhe që lidhet me grupin e Igli Kamberit.

Sipas dosjes hetimore të siguruar nga gazetarja Anila Hoxha për Top Channel, hetimet kanë zbuluar një skemë të sofistikuar të transportimit të parave të përfituara nga trafiku i lëndëve narkotike.

Sipas prokurorëve, shumat e mëdha të parave lëviznin përmes shoferëve të transportit ndërkombëtar, me qëllim shmangien e dokumentimit dhe kontrolleve doganore, duke vështirësuar gjurmimin e origjinës së tyre dhe shmangien e detyrimeve ligjore për deklarim.

Read more:Aksioni i SPAK dhe Anitmafias së Barit ndaj grupit kriminal shqiptar, GJKKO lë në fuqi masat fillestare, arrest shtëpie për bashkëshorten e Igli Kamberit

Në dosje theksohet se metoda mbështetej tek besimi i krijuar mes pronarëve të parave dhe shoferëve të autobusëve apo kamionëve të identifikuar nga grupi kriminal. Sipas hetimeve, bashkëpunimi mes tyre ka qenë i vazhdueshëm dhe i organizuar, ndërsa shoferët përfitonin një përqindje të caktuar për transportimin e shumave monetare dhe rrezikun që merrnin përsipër.

Një nga episodet kryesore të dokumentuara nga hetuesit lidhet me datën 22 tetor 2024, kur është regjistruar dorëzimi i një sasie të madhe parash cash të fshehura në dy çanta me rroba të përdorura. Paratë iu dorëzuan një shoferi shqiptar kamioni, i identifikuar si Sokol Fusha, nga shtetasja italiane Annamaria Lamia Caputo.

Read more:SPAK dhe Antimafia e Barit i ‘sekuestruan’ grupin/ Kush është Igli Kamberi, i dënuar më parë për atentatin ndaj një politikani italian

Sipas dosjes, automjeti FORD C-Max me targë DK447LA, i përdorur nga Caputo, ishte nën mbikëqyrje audio dhe video. Pamjet e marra në një pikë karburanti në autostradën SS100 në Itali kanë dokumentuar takimin dhe kanë lidhur lëvizjen e parave me aktivitetin e grupit kriminal nën hetim.

Hetuesit kanë zbuluar gjithashtu se gjatë lëvizjes, Annamaria Lamia Caputo ka komunikuar me Ergys Kastratin, i cili i ka dhënë udhëzime për vendtakimin. Në një mesazh zanor, ai i ka treguar zonën ku do të ndodhej personi i tij.

Pak minuta para mbërritjes në vendin e takimit, Caputo është afruar nga një person tjetër me automjet të ndryshëm, i cili i ka thënë: “Kur të arrijmë atje, le të bëjmë sikur nuk njihemi”, detaj që sipas hetuesve konfirmon organizimin dhe koordinimin e operacionit.

Read more:Operacioni i përbashkët i SPAK me anti-mafian e Barit, 10 të arrestuar për pastrim parash. Sekuestrohen 1 milion euro cash, biznese, makina dhe llogari bankare

Në orën 16:11, Caputo mbërriti në stacionin e karburantit IP pranë Capurso, në drejtim të Barit, dhe informoi Ergys Kastratin me një tjetër mesazh zanor ku shkruante: “Kam mbërritur”. Lëvizjet e saj u dokumentuan përmes GPS-it të instaluar në automjet, por edhe nga kamerat e sigurisë së stacionit të karburantit.

Sipas hetimeve, në vendngjarje ndodhej edhe një automjet AUDI A4 Avant me targë FM702DF, i drejtuar nga një person që dyshohet të jetë Sergio Lamonaca. Mjeti rezulton i regjistruar në emër të Nevila Kamberit. Nga verifikimet në sistemin “Raport & Statistika” ka rezultuar se Nevila Kamberi kishte hyrë në territorin shqiptar së bashku me dy fëmijët e saj më 8 gusht 2025.

Read more:Katër migrantë gjenden të vdekur pranë kufirit Kroaci-Slloveni

Më pas, Ergys Kastrati i ka dërguar Caputo-s udhëzime të tjera zanore për të identifikuar kamionin që do të merrte paratë, duke përshkruar një kamion Volvo me tendë blu. Ai i referohej mjetit si i njëjti që ishte përdorur edhe në një takim të mëparshëm.

Pamjet filmike të siguruara nga hetuesit tregojnë se kamioni Volvo me tendë blu, kishte mbërritur në zonën e shërbimit që në orën 14:50 dhe ishte pozicionuar brenda pikës së karburantit ku do të realizohej dorëzimi i shumave monetare.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Audi #Autoritetet italiane #Fëmijët #Ford #Gjykata #itali #jetë #Kamion

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Nga protesta me fëmijë përdore tek maskat dhe gurët – Ide
  • Qeveria miraton Këshillin Fiskal, ja si do të kontrollohen nga jashtë politikat dhe buxheti i shtetit
  • “664 milionë euro”/ Blerjet rekord në gjashtë muaj, monedha europiane vijon të dobësohet ndaj lekut
  • Raporti i Kongresit të Autoriteteve Lokale në KiE për çështjen Veliaj: Paraburgimi i zgjatur cënon të drejtat e tij dhe të votuesve
  • Kaloi 26 kg kanabis drejt Greqisë, dënohet me 7 vite e gjysmë burg ish-shefi i Kufirit në Korçë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Sociale VËZHGIM/ Nuk ka bojkot në universitetet rajonale por studentet mbështesin protestën e Tiranës në distancë: Jetesa e shtrenjtë, s’kemi kushte 4 lexime · 17 orë më parë
  2. 02
    Editoriale Nga protesta me fëmijë përdore tek maskat dhe gurët – Ide 3 lexime · 15 orë më parë
  3. 03
    Editoriale Keqpërdorimi i Teorisë së Edmund Burke nga Sara e paditur – Blog 3 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë 6 policë e dhunuan me shkopa gome dhe e shoqëruan, deputeti Kapri viziton të riun te Trauma 3 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Nuk po marr dot frymë”/ Me shkop gome dhe grushte, efektivët godasin dhunshëm të rinjtë e shtrirë në tokë (VIDEO) 3 lexime · 17 orë më parë
  6. 06
    Kronikë Protestues të maskuar futen në Bashkinë e Tiranës, ndezin brenda flakadanë! Sulm Ministrisë së Arsimit, shkatërrojnë biznese e vënë zjarre në rrugë! 13 të lënduar, 6 prej tyre policë, dhjetëra të shoqëruar (VIDEO) 2 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Ekonomi “664 milionë euro”/ Blerjet rekord në gjashtë muaj, monedha europiane vijon të dobësohet ndaj lekut 2 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 4 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 4 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 4 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin