Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Ekonomi
  3. 10 mijë aplikime për subvencione, fermerët nxitojnë, afati deri më 25 qershor
Ekonomi

10 mijë aplikime për subvencione, fermerët nxitojnë, afati deri më 25 qershor

• 28 Maj, 2026 • 2 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Të gjithë fermerët që duan të përfitojnë subvencione nga Skema Kombëtare kanë kohë deri më 25 qershor, e pavarësisht kësaj një numër i lartë fermerësh kanë preferuar që aplikimin ta bëjnë që në 24-orëshin e parë, duke bërë që numri i aplikimeve të shkojë në 10 mijë.

Adem Lushi ka ardhur nga fshati Domje pranë zyrave AREB Tiranë për të qenë pjesë e skemës mbështetëse për të imtat.

“Kam ardhur nga stanet në Domje për të aplikuar. Kam 270 kokë dele dhe vij çdo vit këtu, pasi vetë nuk kam mundësi ta bëj në telefon”,tha fermeri Adem Lushi.

Read more:Shfaqet vatra e tretë e murtajës së ruminantëve të vegjël në Shkodër, eliminohen 20 krerë dele

Ndryshe nga një vit më parë, forma e aplikimit këtë herë në portalin e-Albania është më e lehtë, pasi numri i veprimeve kompjuterike është përgjysmuar.

“Për Skemën Kombëtare 2026 shumë veprime janë automatizuar dhe të dhënat që i vendos unë apo fermeri janë shumë të pakta, kjo për ta bërë sa më të aksesueshme për fermerët”, tha Gerantina Llanaj.

Për të qenë pjesë e kësaj thirrjeje, fermeri mund të përdorë edhe aparatin e tij celular, e pavarësisht kësaj pjesa më e madhe e tyre preferojnë të paraqiten pranë agropikave.

Read more:Kontroll blic në burgun e Peqinit, të dënuarit i gjendet telefoni… në karikim

“Mjafton të hapim e-Albania dhe të ngarkojmë të dhënat, qytetin, masën që përfitojmë, numrin e llogarisë bankare dhe aplikimi kryhet me sukses. Zotëri, kësaj here për numrin e krerëve do të përfitoni më tepër para; nga 1200 lekë për kokë, tani do të merrni 1500 lekë për kokë”, tha Gerantina Llanaj.

Ndërsa për fermerët që janë nën 40 vjeç, për herë të parë do të kenë mundësi të përfitojnë 1 milion lekë të reja nëse ata vendosin të ndërtojnë një stallë apo të mbjellin një parcelë toke.

Lexo edhe
Ekonomi

Biznesi i detit ankohet për taksat, operatorët e turizmit dhe peshkimit kërkojnë ulje të barrës fiskale dhe burokracisë

Ekonomi

Bileta e autobusit 70 lekë dhe pagesa me POS? Implementimi i sistemeve, Shoqata e Transportit kërkon sqarim nga shteti

Tags: #E-albania #fermerët #Para #Telefon #Tirane

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Biznesi i detit ankohet për taksat, operatorët e turizmit dhe peshkimit kërkojnë ulje të barrës fiskale dhe burokracisë
  • Bileta e autobusit 70 lekë dhe pagesa me POS? Implementimi i sistemeve, Shoqata e Transportit kërkon sqarim nga shteti
  • Çmimet ulin konsumin e naftës, bien importet. Në prill u zhdoganuan 8.7 mijë ton karburant më pak, rritet konsumi i cigareve
  • 2.6 mln turistë në 4 muaj, rriten flukset turistike në Shqipëri, shtohen vizitorët nga Europa dhe Azia
  • Kreditë për fermerët me pikëpyetje, ekspertët skeptikë për programin “dyfisho sipërmarrjen”, bankat kërkojnë garanci
Nga të njëjtat tag-e
  • Furnizonte shtetas të tjerë me kokainë për ta shpërndarë në kryeqytet, pranga 37-vjeçarit në Tiranë
  • Dosja/ Arrestimi i grupit të Igli Kamberit, si u dokumentua dorëzimi i 33 mijë euro nga Katania përmes përgjimeve telefonike
  • Planifikoi sulm terrorist në koncertin e Taylor Swift në Vienë, dënohet me 15 vite burg 21 vjeçari austriak
  • Terapi hormonale për transgjinorët/ Udhëzimi i ri në shëndetësi, QSUT do të ofrojë për herë të parë trajtim hormonal
  • Panik në Tiranë, bie zjarr në një pallat në zonën e Myslym Shyrit
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Aktualitet Aksident në Peqin/ Dy makina përplasen me njëra-tjetrën, plagoset një nga drejtuesit dhe një i mitur 6 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Aktualitet Lufta ndaj krimit dhe pastrimit të parave, Ambasada e SHBA nis trajnimin e zyrtarëve të Shqipërisë, Kosovës dhe RMV 4 lexime · 17 orë më parë
  3. 03
    Aktualitet Bllokimi i punës në Aeroportin e Vlorës, Gjykata e Lartë i dha të drejtë Pacollit, reagon “2A Group”: Anomali ligjore dhe cenim të procesit të rregullt 4 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Aktualitet Terapi hormonale për transgjinorët/ Udhëzimi i ri në shëndetësi, QSUT do të ofrojë për herë të parë trajtim hormonal 4 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Aktualitet Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e karburanteve, ulen nafta dhe benzina 4 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Aktualitet U arrestuan në Greqi pas plagosjes së pakistanezit, kush janë dy të rinjtë nga Saranda. Njëri dyshohet se… 4 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Aktualitet Aksident me vdekje në Fier/ Automjeti del nga rruga dhe përfundon në kanal, humb jetën 37-vjeçari 3 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Ekonomi

Biznesi i detit ankohet për taksat, operatorët e turizmit dhe peshkimit kërkojnë ulje të barrës fiskale dhe burokracisë

Detyrimet fiskale në rritje dhe procedurat gjithnjë e më burokratike po krijojnë një barrë të konsiderueshme për subjektet…

• 20 orë më parë • 2 min lexim
Ekonomi

Bileta e autobusit 70 lekë dhe pagesa me POS? Implementimi i sistemeve, Shoqata e Transportit kërkon sqarim nga shteti

Nëse të gjithë operatorët e transportit publik implementojnë sistemet POS-POI për pagesat, bileta për qytetarët nuk do të…

• 3 ditë më parë • 2 min lexim
Ekonomi

Çmimet ulin konsumin e naftës, bien importet. Në prill u zhdoganuan 8.7 mijë ton karburant më pak, rritet konsumi i cigareve

Nga lufta në Lindjen e Mesme tek xhepi i qytetarëve shqiptarë… efekti i naftës po ndihet çdo ditë…

• 3 ditë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by