Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Greqia pas protestave të dhunshme në Zvërnec? Athina zyrtare quan minoritet banorët e zonës, Beleri letër KE-së
Aktualitet

Greqia pas protestave të dhunshme në Zvërnec? Athina zyrtare quan minoritet banorët e zonës, Beleri letër KE-së

• 31 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 8
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Pas protestave të dhunshme në Zvërnec, Ministria e Jashtme e Greqisë ka nxituar të përfshihet në debatin publik duke shfrytëzuar këtë rast për të ngritur pretendime mbi shtrirjen e minoritetit grek në Shqipëri.

Athina zyrtare deklaron se është e shqetësuar për këtë episod, ku gjatë përplasjes mbeti i plagosur një shtetas grek.

Sipas autoriteteve greke, Ambasada e Greqisë në Tiranë ndërhyri menjëherë për t’i ofruar atij ndihmën e nevojshme konsullore dhe mjekësore.

Read more:Flotilja e Gazës/ Izraeli trajton ashpër aktivistët, mes tyre një shqiptar. Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni reagon dhe kërkon shpjegime

Greqia shfrytëzoi protestën e dhunshme të së shtunës, duke pretenduar për herë të parë edhe ekzistencën e minoritetit grek në Zvërnec. Pala greke i ka kërkuar autoriteteve shqiptare zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e përgjegjësve për incidentet.

Ministria e Jashtme greke thekson rëndësinë e respektimit të shtetit të së drejtës, mbrojtjes së të drejtave pronësore dhe të drejtave të pjesëtarëve të Minoritetit Kombëtar Grek në Shqipëri.

Read more:FNSH e ruante në Fier, por 41-vjeçari përfundon në Greqi dhe shkëmben zjarr me policinë. Çfarë ndodhi sot në Athinë?

Në deklaratë vihet gjithashtu theksi te nevoja për mbrojtjen efektive të zonave të mbrojtura mjedisore, në përputhje me standardet dhe legjislacionin evropian, si pjesë e procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Në debatin publik është përfshirë edhe eurodeputeti i partisë në pushtet në Greqi, Fredi Beleri. Ai i ka dorëzuar një pyetje zyrtare në Komisionin Evropian.

Read more:Një burrë i armatosur hap zjarr në dy vende në qendër të Athinës – disa persona të plagosur

Beleri shprehet se në fshatin Zvërnec të qarkut të Vlorës, ku jetojnë kryesisht anëtarë të Minoritetit Kombëtar Grek, një kompani private dyshohet se po ndërhyn dhe po zë toka e prona që ishin konfiskuar nga regjimi komunist në vitet 1960 dhe ende nuk u janë kthyer pronarëve të ligjshëm.

Në pyetjen drejtuar Komisionit Evropian, Beleri kërkon të dijë nëse Brukseli është në dijeni të këtyre denoncimeve, çfarë masash po merr për mbrojtjen e të drejtave themelore dhe pronësore të pakicave kombëtare në vendet kandidate, si dhe nëse përparimi i Shqipërisë në procesin e integrimit duhet të lidhet me rezultate konkrete në mbrojtjen e pakicave dhe respektimin e shtetit të së drejtës.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Athina #Bashkimin evropian #greqi #Greqia #Kandidate #kompani #ministria e jashtme #Private

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • “KAYO skemë mafioze, “News 24” u nxor me dhunë nga godina”/ Tedi Blushi: Përgjimet e Ron Yeffet treguan se shteti i kapur nga krimi! Rama me modelin Roni dhe Gysi…
  • “Bashkitë të përthithin projekte”, kreu i BERZH për Top Channel: Për integrimin Shqipëria duhet të zgjerojë projektet në nivel vendor
  • Skandali me KAYO-n dhe mikun e kryeministrit/ Bozdo “zbërthen” skemën korruptive: Ron Yeffet erdhi “me duar në xhepa”, qindra miliona euro kalojnë pa asnjë kontroll
  • Rekord remitancash në 6 muaj, emigrantët ju dërguan familjeve rreth 621 milionë euro në gjysmën e parë të vitit
  • “Mbrojtja dhe Energjia, kukulla të Yeffet”/ Këlliçi pas audiopërgjimeve: Roni i Ramës paska të gjithë qeverinë në dorë!
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Është vonë, kërkohet reflektim i thellë, Rama të dorëhiqet!”, Marjana Koçeku: Ardhja e diasporës në shesh, realitet politik! 24 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë ‘Shpresoj të mos kthehesh më në Shqipëri’, kushëriri i Çim Pekës sulmon verbalisht Ramën në shkallët e avionit në Napoli, shoqërohet nga policia italiane (VIDEO) 19 lexime · 18 orë më parë
  3. 03
    Politikë Pas përfundimit të tubimit në rrugët e Tiranës, një grup protestuesish u zhvendos te Gjykata e Lartë 10 lexime · 20 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Jemi shumë pranë fitores”/ Sot protesta e 108-të kundër Ramës, qytetarët rikthehen në shesh: Kryeministër jep dorëheqjen! 10 lexime · 18 orë më parë
  5. 05
    Politikë Konflikti për pagat e magjistratëve, BIRN: Një kapitull i ri i përplasjeve të Ramës me drejtësinë! Qëllim shpërqendrimi nga protestat 8 lexime · 16 orë më parë
  6. 06
    Politikë “S’është barrë e madhe! Aq para GJKKO i sekuestron nga krimi çdo vit!”, Rama “shpërthen” ndaj Engert Pëllumbit: Jo, kurrë nuk mund të flasë një gjykatës kështu! 7 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Rama u tmerrua në sarajet e Surrelit” – Berisha mban konferencën e parë pas udhëtimit në SHBA: Shkova të kërkoj ndihmën e administratës amerikane për rrëzimin e diktaturës së krimit e drogës 6 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 3 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 3 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 3 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by