Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. “Policia u shfaq e fjetur dhe jo profesionale”, Hita për incidentin në Zvërnec: Nuk ndërhynë për të arrestuar personin që tërhoqi qytetarin
Aktualitet

“Policia u shfaq e fjetur dhe jo profesionale”, Hita për incidentin në Zvërnec: Nuk ndërhynë për të arrestuar personin që tërhoqi qytetarin

• 1 Qershor, 2026 • 8 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Drejtori i Policisë së shtetit Skender Hita në një konferencë për mediat u shpreh me kritika për policinë e Vlorës që ndodhej në momentin e incidentit në Zvërnec, duke thënë se ‘ishin të fjetur’ dhe nuk ndërhynë kur një person u dhunua nga rojet private.

Ai tha se Policia e Shtetit ka ndërmarrë dhe do të vazhdojë të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të garantuar standardet e kërkuara në ushtrimin e detyrës.

“Policia u shfaq e fjetur dhe jo profesionale”, tha ai.

“Policia e Shtetit ka ndërmarrë dhe do të ndërmarrë të gjitha masat për të siguruar standardet e duhura. Në orët e para pas ngjarjes u nisën procese hetimore dhe administrative dhe sot prezantova drejtuesin e ri në Vlorë”, shtoi Hita.

Fjala e plotë:

Ngjarja e ndodhur, mënyra e menaxhimit të saj dhe informacioni i pasaktë i përcjellë publikisht, kanë cenuar standardin që unë kërkoj nga Policia e Shtetit dhe besimin që qytetarët duhet të kenë tek institucioni ynë.

Read more:SPAK dhe Antimafia e Barit i ‘sekuestruan’ grupin/ Kush është Igli Kamberi, i dënuar më parë për atentatin ndaj një politikani italian

Për këtë arsye kam marrë vendime të menjëhershme që në orët e para pas ngjarjes dhe janë nisur procese të plota hetimore e administrative për të nxjerrë përgjegjësitë përkatëse.

Po ashtu, sot prezantova drejtorin e komanduar të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë Drejtues Edvin Ndreu, i cili do ketë detyrën e rëndësishme të riorganizimit dhe forcimit të strukturave policore në qarkun e Vlorës, në funksion të shërbimit ndaj qytetarëve dhe zbatimit të ligjit.

Siç e dini, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë u shkarkua dy ditë më parë, për shkak të dështimit në menaxhimin e tubimit të datës 30 maj, në Zvërnec, por mbi të gjitha për informacionin e pavërtetë që u përçua publikisht, për një qytetar që u mor me forcë dhe u godit nga rojet e sigurisë private në kantier.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë ka nevojë të nxjerrë mësimet e duhura dhe me të gjitha strukturat policore në varësi të saj duhet të identifikojë problematikat, si edhe të bëjë propozimet përkatëse, qoftë për masa administrative të reja, qoftë kandidatura të reja drejtuese në drejtori dhe komisariate, sipas nevojave.

Read more:“Edhe unë do revoltohesha po të më thoshin se shteti po fal tokën”, Rama për protestën në Zvërnec: Policia duhet t’i kishte arrestuar në vend rojet private

Menaxhimi i strukturave, i situatave dhe i problematikave nga ana e drejtuesve të drejtorive dhe komisariateve në varësi, integriteti, transparenca dhe shërbimi ndaj qytetarëve, janë elemente bazë të vlerësimit për ta, por edhe domosdoshmëri për të mos humbur besimin dhe mbështetjen e qytetarëve.

I kërkoj Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, që të jetë sa më e hapur, sa më aktive dhe profesionale në shërbim të qytetarëve dhe në zbatim të ligjit, dhe të mos përfaqësohet kurrsesi dhe në asnjë rast para publikut, me dobësinë e papranueshme të tri ditëve më parë në Zvërnec, ku Policia u shfaq e fjetur dhe joprofesionale, duke mos ndërhyrë në kohë për të parandaluar marrjen me forcë të qytetarit apo duke mos identifikuar dhe arrestuar në kohë punonjësin që goditi me grusht qytetarin, ajo trupë na turpëroi të gjithëve.

Prandaj, siç jeni në dijeni, kam urdhëruar që prej pasdites së datës 30 maj, ngritjen e një grupi të posaçëm hetimor, i cili do të hetojë të gjitha veprimet e kryera gjatë protestës si dhe kam urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit, e cila ka nisur menjëherë një hetim të plotë dhe të thelluar disiplinor për gjithë zinxhirin komandues të DVP Vlorë.

Po në funksion të nxjerrjes së përgjegjësive, në vijim të veprimeve administrative të kryera nga grupi i posaçëm i Departamentit për Sigurinë Publike, për vlerësimin e zbatimit të përgjegjësive ligjore nga subjektet ShPSF “Myrto Security 1.3A” dhe ShPSF “Major Security”, rezultoi se të dyja subjektet janë konstatuar në shkelje. Për këto shkelje mora vendim për heqjen e licencave të të dyja subjekteve ShPSF.

Read more:U nominua nga Trump për ambasador në Tiranë, Eric Wendt para Senatit: Katër prioritetet e mia, do mbështes Shqipërinë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar transnacional

I jam drejtuar qytetarëve me ndjesë publike për atë informacion të pasaktë, sepse besimi i publikut te Policia e Shtetit është vlera më e rëndësishme dhe cenimi i tij nuk mund të justifikohet në asnjë rast. Por dua ta përsëris edhe këtu sot atë ndjesë, sepse Vlora dhe vlonjatët meritojnë respektin tonë më të madh dhe në asnjë mënyrë atë që panë e përjetuan atë ditë.

Nga ana tjetër, dua te nënvizoj përsëri se Policia e Shtetit ka për detyrë ligjore të garantojë rendin dhe sigurinë e protestuesve të çfarëdo natyre, por po ashtu ka detyrë ligjore të mbrojë integritetin e çdo prone private që zotëron dokumentacion të rregullt ligjor.

Konkretisht, territori i rrethuar rezulton pronë private, me dokumentacion të rregullt hipotekor, si dhe me autorizimin ligjor për rrethimin. Prandaj përfitoj nga rasti t’u drejtohem qytetarëve që protestojnë, që çdo pretendim që kanë mbi pronën apo zhvillimin e saj, ta adresojnë në Gjykatë, sepse drejtësia jo forca e ndan kush ka të drejtë e kush jo në sistemin demokratik.

Veprimet hetimore dhe administrative në lidhje me ngjarjen e datës 30 maj vijojnë në bashkëpunim me Prokurorinë dhe Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore dhe rezultatet përfundimtare do t’i bëhen të njohura opinionit publik.

Read more:10 mijë aplikime për subvencione, fermerët nxitojnë, afati deri më 25 qershor

Standardi im si Drejtor i Përgjithshëm është standardi që kërkojnë qytetarët e ndershëm dhe që kërkon ligji: një polici profesionale, me integritet, garante për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore, si dhe të jetës e pronës së qytetarëve.

Ndërkohë, parandalimi i ngjarjeve kriminale dhe zbardhja e atyre të ndodhura më parë, siguria gjatë sezonit turistik, siguria rrugore, rritja e sigurisë detare, mbrojtja nga ndotja akustike, ndjekja në dinamikë e shqetësimeve dhe e denoncimeve të qytetarëve, goditja e armëmbajtjes pa leje, e krimeve mjedisore, kapja e personave në kërkim, parandalimi dhe goditja e kultivimit të bimëve narkotike, si dhe goditja e trafiqeve të paligjshme, janë në fokus të punës së Policisë së Shtetit përgjatë sezonit turistik veror 2026.

Në përfundim, dua t’iu drejtohem qytetarëve të Vlorës dhe gjithë Shqipërisë:

“Policia e Shtetit do të jetë e pranishme, aktive dhe e vendosur për të garantuar rendin, sigurinë dhe zbatimin e ligjit për këdo, pa dallim.

Read more:Ekskluzive/ Hetimet për 21 Janarin, familja e Aleks Nikës letër Gonzatos: Veprimet e SPAK janë të ngadalta, kur duhet të ishin ofensive

Asnjë shkelje e ligjit, asnjë cenim i interesit publik dhe asnjë neglizhencë në përmbushjen e detyrës nuk do të tolerohet.

Besimi i qytetarëve fitohet vetëm me punë, profesionalizëm dhe integritet. Ky është standardi që kam kërkuar dhe do të vazhdoj të kërkoj nga çdo punonjës policie në të gjithë vendin. Kush i shërben me ndershmëri qytetarëve do të ketë mbështetjen time të plotë, kush cenon ligjin, standardet profesionale apo besimin e publikut do të përballet me ndëshkimin. Ky është standardi që kam vendosur për veten time dhe këtë standard do të kërkoj pa kompromis nga çdo drejtues dhe punonjës policie në të gjithë vendin.

Ndërsa hyjmë në kulmin e sezonit turistik, prioriteti ynë mbetet siguria e qytetarëve, turistëve dhe komuniteteve lokale. Strukturat e Policisë së Shtetit do të jenë në terren 24/7, për të parandaluar paligjshmëritë, për të reaguar ndaj çdo shqetësimi dhe për të garantuar një sezon të sigurt për të gjithë.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksident në aksin Sarandë-Delvinë, lëndohet 16-vjeçari që drejtonte mjetin

Aktualitet

Sherr me grushte e sende të forta në Sarandë, policia shoqëron në komisariat 6 persona, gjithçka nisi për motive të dobëta

Tags: #Detyrë #Fokus #jetë #Mbrojtja #Mediat #Para #Policia

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksident në aksin Sarandë-Delvinë, lëndohet 16-vjeçari që drejtonte mjetin
  • Sherr me grushte e sende të forta në Sarandë, policia shoqëron në komisariat 6 persona, gjithçka nisi për motive të dobëta
  • Gonzato u shfaq në protestë, reagon delegacioni i BE-së për Top Channel: E vërteta me ambasadorin
  • Kushte të qëndrueshme dhe temperatura të larta, parashikimi i motit për këtë të shtunë
  • Përfundon pas 4 orësh tubimi i gjashtë kundër projektit të Zvërnecit, protestuesit i përgjigjen Ramës nga sheshi: Ne ta grisim kontratën
Nga të njëjtat tag-e
  • Aksident në aksin Sarandë-Delvinë, lëndohet 16-vjeçari që drejtonte mjetin
  • Sherr me grushte e sende të forta në Sarandë, policia shoqëron në komisariat 6 persona, gjithçka nisi për motive të dobëta
  • Përfundon pas 4 orësh tubimi i gjashtë kundër projektit të Zvërnecit, protestuesit i përgjigjen Ramës nga sheshi: Ne ta grisim kontratën
  • Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë nga Dubai 6 personat e përfshirë në grupe kriminale
  • Tension në protestën për Zvërnecin, qytetari nis të ofendojë Ramën dhe Berishën, pjesëmarrësit i marrin me nxitim mikrofonin
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Aktualitet U vra në krye të detyrës si një hero, efektivi 34-vjeçar Enea Mekolli la pas gruan dhe djalin e mitur 9 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Aktualitet Dhunohen dy vëllezërit në Laç/ Njëri dyshohet i plagosur me armë zjarri, zbardhen identitetet 8 lexime · 23 orë më parë
  3. 03
    Aktualitet Dosja e autorit të masakrës në Maliq/ Gjithçka nisi nga qeset e gjetura në kontrollin e makinës në 2015, ja detajet e hetimit ndaj Violand Braçellarit 7 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Aktualitet LAJM I FUNDIT/ Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e karburanteve 5 lexime · 23 orë më parë
  5. 05
    Aktualitet Armë zjarri dhe lëndë narkotike në një lokal në Sarandë, shoqërohen disa persona 5 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Aktualitet Lot e trishtim, nisin homazhet për policin hero që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq 5 lexime · 23 orë më parë
  7. 07
    Aktualitet U plagos gjatë aksionit në Maliq, mjekët e Traumës: Efektivi është intubuar dhe do t’i nënshtrohet operacionit, ja si paraqitet gjendja 5 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksident në aksin Sarandë-Delvinë, lëndohet 16-vjeçari që drejtonte mjetin

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Sarandë-Delvinë pranë fshatit Karahazh, ku si pasojë ka mbetur…

• 4 minuta më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Sherr me grushte e sende të forta në Sarandë, policia shoqëron në komisariat 6 persona, gjithçka nisi për motive të dobëta

Një sherr i dhunshëm është shënuar rreth orës 23.00 të së premtes në lagjen nr. 3 të qytetit…

• 1 orë më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Gonzato u shfaq në protestë, reagon delegacioni i BE-së për Top Channel: E vërteta me ambasadorin

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato, është parë duke kaluar në bulevard teksa po zhvillohet protesta. Top…

• 2 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by