Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Ekskluzive/ Hetimet për 21 Janarin, familja e Aleks Nikës letër Gonzatos: Veprimet e SPAK janë të ngadalta, kur duhet të ishin ofensive
Aktualitet

Ekskluzive/ Hetimet për 21 Janarin, familja e Aleks Nikës letër Gonzatos: Veprimet e SPAK janë të ngadalta, kur duhet të ishin ofensive

• 28 Maj, 2026 • 6 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Xhaxhai dhe bashkëshortja e Aleks Nikës një prej viktimave të 21 Janarit i kanë dërguar një letër të hapur me nota të forta shqetësimi kreut të delegacionit të BE në Tiranë Silvio Gozato.

Në këtë letër disponuar nga gazetari Top Channel, Muhamed Veliu, familja Nika thotë se pas gjashtëmbëdhjetë vjetësh nuk po shohim asnjë përparim për hetimin e kësaj vrasjeje mizore.

“Kaluan muaj e muaj, u bënë 3 vite qëkurse SPAK nisi zyrtarisht hetimet. Për habinë tonë, me përjashtim të pak lajmeve rutinë për thirrjen e disa dëshmitarëve, nuk shohim të ketë patur veprime të tjera për rivlerësim të fakteve të njohura, për zbulimin e fakteve të reja siç janë ato që kanë lidhje të drejtpërdrejta me vrasjen e Aleks Nikës.

Me keqardhje të madhe, por edhe me indinjatë legjitime kemi konstatuar se në SPAK kanë bezdi për t’u marrë me 21 Janarin. Përpjekja jonë e mundimshme pranë Gjykatës së Strasburgut për ta risjellë çështjen në Shqipëri me emrin e vërtetë- vrasje shtetërore-, nuk po gjen të njëjtin reagim në institucionin më të lartë të hetimit që ka marrë detyrë nga Gjykata e Lartë e Republikës së Shqipërisë të hetojë zinxhirin komandues dhe urdhërues të vrasjeve në bulevard”.

Read more:Saga kriminale e Elbasanit, Inside Story zbardh përplasjen Alikaj-Çaka dhe misterin e Nel Çamit

Veprimet e SPAK janë të ngadalta, kur duhet të ishin ofensive theksohet në letrën hapur të familjes Nika në adresë të ambasadorit Gonzato të cilit i kërkojnë të takohen.

Letra e plotë disponuar nga Top Channel:

Letër e hapur drejtuar

Kreut të Delegacionit të Bashkimit Evropian

Lezhë, më 25/05/2026

Z. SILVIO GONZATO

Ne që po ju shkruajmë jemi banorë të Lezhës, qytetarë të një vendi që aspiron të bëhet pjesë e familjes evropiane.

Read more:Event spektakolar i Arteve Marciale jashtë Shtëpisë së Bardhë, ndeshjet do të zhvillohen në ditëlindjen e 80-të të Donald Trump

Quhemi Mark Nika dhe Rajmonda Nika, përkatësisht xhaxhai dhe bashkëshortja e Aleks Nikës, djali i vetëm i familjes që u vra më 21 Janar 2011 nga Garda e Republikës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përballë selisë së Kryeministrisë, duke lënë dy vajza të mitura jetime.

Një jetë e humbur në lulen e moshës, vetëm se po ushtronte një të drejtë demokratike dhe ligjore për të protestuar kundër një skandali qeveritar, ka qenë dhe mbetet një gjëmë e madhe për familjen tonë. Bashkuar me tre të vrarët e tjerë dhe dhjetra të plagosurit e asaj dite në bulevard, ka qenë dhe mbetet një krim shtetëror, një plagë e hapur jo vetëm për familjarët, por për mbarë shoqërinë shqiptare.

Sepse, i nderuar Ambasador, pas gjashtëmbëdhjetë vjetësh nuk po shohim asnjë përparim për hetimin e kësaj vrasjeje mizore. Drejtësia për vrasjen e Aleksit dhe për të vrarët e tjerë nuk u bë. Vazhdon të mos bëhet. Në vlerësimin tonë, së paku për këto vrasje, drejtësia ishte dhe mbetet sot e kësaj dite e gjunjëzuar para politikës.

Read more:“Bashkëshorti im është diagnostikuar me kancer”/ Drejtoresha e Inteligjencës Kombëtare të SHBA-së jep dorëheqjen, letër Trump-it: Largohem nga jeta publike

Prokurorët e shtetit, të vetëdijshëm për krimin, ulin kokën dhe injoruan në vijimësi zhdukjen e provave. Hetimeve për vrasjen e Aleksit iu shmangën për vite e vite me lloj-lloj justifikimesh e zvarritjesh pa asnjë bazë ligjore dhe faktike. Zero shpresë për ne për të gjetur sadopak paqe.

Përballë kësaj situate të tmerrshme, ne si familje vazhduam përpjekjet me vendosmëri. Iu drejtuam Gjykatës së Strasburgut, pritëm me durim përgjigjen e kësaj gjykate të nderuar, e cila, me vendim, i kualifikoi vrasjen e Aleks Nikës dhe tre protestuesve të tjerë si vrasje shtetërore. Pas kësaj, edhe Gjykata e Lartë e Shqipërisë njohu përcaktimin si krim shtetëror të vrasjeve dhe plagosjeve të 21 Janarit dhe ngarkoi prokurorinë e posaçme, SPAK-un, për të hetuar çështjen me themel, me përparësi vrasjen e Aleksit, mbetur pa autor.

U mbushëm me shpresë se drejtësia do të bëhej më në fund.

Kaluan muaj e muaj, u bënë 3 vite qëkurse SPAK nisi zyrtarisht hetimet. Për habinë tonë, me përjashtim të pak lajmeve rutinë për thirrjen e disa dëshmitarëve, nuk shohim të ketë pasur veprime të tjera për rivlerësim të fakteve të njohura, për zbulimin e fakteve të reja, siç janë ato që kanë lidhje të drejtpërdrejta me vrasjen e Aleks Nikës.

Read more:“Thesari” i ish-kryeministrit të Spanjës/ Rubina, smeralde dhe diamante në kasafortë. Gazeta spanjolle: Ishte gati të ikte në Karakas

Me keqardhje të madhe, por edhe me indinjatë legjitime, kemi konstatuar se në SPAK kanë bezdi për t’u marrë me 21 Janarin. Përpjekja jonë e mundimshme pranë Gjykatës së Strasburgut për ta risjellë çështjen në Shqipëri me emrin e vërtetë – vrasje shtetërore – nuk po gjen të njëjtin reagim në institucionin më të lartë të hetimit, që ka marrë detyrë nga Gjykata e Lartë e Republikës së Shqipërisë të hetojë zinxhirin komandues dhe urdhërues të vrasjeve në bulevard.

Veprimet e SPAK janë të ngadalta, kur duhet të ishin ofensive.

Si për të zbardhur e ndëshkuar krimin shtetëror, që ka lindur i zbardhur, para kamerave. Si për të përmbushur një akt drejtësie që nuk na përket vetëm ne si familje, por mbarë publikut shqiptar, sepse vrasjet shtetërore të pazbardhura e të pandëshkuara janë vrasje që vazhdojnë për gjithë shoqërinë.

Read more:‘Më tradhtonte me shokun e fëmijërisë’/ Shqiptari që vrau gruan në Greqi rrëfen në gjykatë: U çmenda kur më tha se njëri nga fëmijët nuk ishte i imi

Si për të na dhënë sadopak satisfaksion për pritjen tonë të gjatë.

Dosja tragjike ulëret për drejtësi.

I nderuar Ambasador,

Rreth kësaj tragjedie dhe hetimit të kësaj çështjeje kemi shumë gjëra për të thënë, por në pamundësi për t’i trajtuar në këtë letër, do t’ju kërkonim, brenda mundësive dhe etikës diplomatike, të na mundësoni një takim në një kohë të përshtatshme.

Me shpresë se do ta merrni parasysh kërkesën tonë, ju përcjellim konsideratën tonë më të lartë për ju.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Detyrë #djali #Familja #Familje #Gjykata #gjykata e larte #jetë #Lezhe #Para

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Celular në burgun e Fierit, ‘e pësojnë’ dy të paraburgosur! Pezullohen nga detyra 4 punonjës, u caktohet masa ‘detyrim paraqitje’
  • “Me jetën e njeriut nuk bëhet pazar”/ Gazetari Osman Stafa: Kupa është mbushur, Shqipëria është vjedhur. Ne duhet të rezistojmë, po arrestojnë djem e vajza…
  • Protestuesit e arrestuar pas tensioneve te Kryeministria, nesër para Gjykatës/ Aktivistja Sidorela Vatnikaj: Në orën 10:00 të bashkohemi para Gjykatës Penale!
  • “Do të jemi para Kuvendit”/ Paralajmëron aktivisti, Mirjan Aliaj: Organizohemi në çdo seancë deri sa Rama të japë dorëheqjen! Nuk na përfaqësojnë
  • Zërat kritikë u bllokuan në Instagram, Rama sulmon Demokratët Europianë pas reagimit të tyre: Agjitatorë që publikuan një insinuatë të turpshme!
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Vlorë/ Luan Muça i ‘Deltës’ gjobë 5 mln € Bedinajt të ‘Regina’: Mi jep, ose zhduku për 48 orë! I mësyn në hotel me grup të armatosur, vihet në pranga bashkë me 4 të tjerë! Digjet një ‘Audi A8’ (VIDEO) 24 lexime · 8 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Balluku bën kërdinë”/ Klevis Balliu: Rama i frikësuar nga protesta. I zhveshi maskën, një hajdut i lidhur me krimin e organizuar 11 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Rama gjen zëvendësuesen e Evis Salës, Klodiana Spahiu emërohet ministre e Shëndetësisë 10 lexime · 16 orë më parë
  4. 04
    Politikë Njoftoi platformë për shqetësimet e qytetarëve, Ina Zhupa-Ramës: Nëse do realisht të dëgjosh shqiptarët, jep dorëheqjen! 10 lexime · 16 orë më parë
  5. 05
    Politikë Dha dorëheqjen si ministre e Shëndetësisë, Evis Sala: Kam pranuar angazhime të rëndësishme ndërkombëtare 9 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Mali i zi, Greqia e Maqedonia, komplot kundër Ramës”/ Ironia e Këlliçit: Ulin çmimet që kryeministri të dalë keq para qytetarëve! Nuk e arrijnë dot standardin e verës 33 mijë euro 8 lexime · 17 orë më parë
  7. 07
    Kronikë Vlorë/ Mbi 15 të armatosur të ‘Swat Security’ zbarkojnë te ‘Regina Palm’ të Vasil Bedinaj: Më gjobitën 5 mln €, Luan Muça i Deltës më erdhi në tavolinë! ‘Range’ përmbyset gjatë arratisë, 3 të ndaluar (VIDEO) 8 lexime · 11 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 3 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 3 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 3 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by