Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Ndihmoi dy autorët në vendosjen e tritolit në Sarandë, arrestohet 21-vjeçari. I gjenden armë dhe municion
Aktualitet

Ndihmoi dy autorët në vendosjen e tritolit në Sarandë, arrestohet 21-vjeçari. I gjenden armë dhe municion

• 3 Qershor, 2026 • 3 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Një 21-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Sarandës si i dyshuar për përfshirje në atentatin me lëndë plasëse ndaj një shtetasi, ngjarje e ndodhur në muajin shkurt të këtij viti në zonën e Urës së Vrinës në Sarandë.

I riu dyshohet se ka bashkëpunuar me dy persona të tjerë, të shpallur më herët në kërkim, për vendosjen e eksplozivit në automjetin e viktimës së synuar.

Arrestimi u krye në kuadër të operacionit policor të koduar “Identifikimi”, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e 21-vjeçarit u sekuestrua edhe një armë zjarri pistoletë me municion luftarak, që mbahej pa leje.

Read more:Aksident i rëndë në Lushnje/ ‘Benz’-i përplaset me bordurën e rrethrrotullimit, ndërron jetë 43-vjeçari

NJOFTIMI – Sarandë, vijojnë veprimet e thelluara hetimore nën drejtimin e Prokurorisë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në tentativën për vrasje të një shtetasi duke i vendosur lëndë plasëse në automjetin që drejtonte, më datë 05.02.2026.

Si rezultat i hetimeve, u identifikua, u kap dhe u ndalua një 21-vjeçar i dyshuar si bashkëpunëtor i dy autorëve të dyshuar, të shpallur në kërkim më parë për këtë ngjarje.

Gjatë operacionit për kapjen e 21-vjeçarit, Policia gjeti në banesën e tij dhe sekuestroi, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me municion luftarak.

Read more:I ftohti shkatërroi frutat, fermerët e Devollit raportojnë deri në 100% dëme nga ngricat e majit

Si rezultat i hetimeve të thelluara dhe intensive, të kryera për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të të gjithë shtetasve të përfshirë në ngjarjen e mëngjesit të datës 05.02.2026, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Urës së Vrinës”, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, finalizuan operacionin e koduar “Identifikimi”.

Gjatë operacionit u kap dhe u ndalua shtetasi I. K., 21 vjeç, banues në fshatin Shëndëlli, pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë ka nxjerrë urdhër ndalimi për të, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

21-vjeçari akuzohet si bashkëpunëtor i shtetasve në kërkim G. T. dhe Xh. B., të cilët më datë 05.02.2026 kanë vendosur eksploziv në automjetin që drejtonte shtetasi M. Gj.

Read more:Qëlloi në ajër me armë zjarri në zonën e Ali Demit, zbulohet identiteti i të arrestuarit

Më tej, gjatë operacionit u krye kontroll në banesën e të ndaluarit, ku u gjet një armë zjarri (pistoletë) me municion, e cila posedohej pa leje.

Vijojnë kontrollet për lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e dy shtetasve në kërkim. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Sarandës për veprime të mëtejshme.

Lexo edhe
Aktualitet

Ekskluzive/ Thikën në qafë policit te ‘Casa Italia’, efektivi neutralizon autorin, zbardhet emri i agresorit

Aktualitet

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e karburanteve, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina

Tags: #Armë #Policia #Prokuroria #sarande #Veprat penale #Viti #Vrasja #Vrasje

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Ekskluzive/ Thikën në qafë policit te ‘Casa Italia’, efektivi neutralizon autorin, zbardhet emri i agresorit
  • Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e karburanteve, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina
  • Aksident i rëndë në autostradën Fier–Lushnje/ Motori përplaset me mjetin bujqësor, plagosen dy persona
  • Goditet një tentativë për të trafikuar nga SHBA-ja pjesë armësh zjarri, arrestohet 32-vjeçari në Tiranë
  • “Në operacion kanë qenë vetëm 6 veta”/ Xhaxhai i Enea Mekollit akuza të forta: Pa asnjë lloj mbrojtjeje, të përgjigjet para ligjit personi që e urdhëroi
Nga të njëjtat tag-e
  • “Në operacion kanë qenë vetëm 6 veta”/ Xhaxhai i Enea Mekollit akuza të forta: Pa asnjë lloj mbrojtjeje, të përgjigjet para ligjit personi që e urdhëroi
  • “Jam… më jep 60 mijë euro”, mashtroi qytetarin duke iu prezantuar si një biznesmen dhe i mori paratë, arrestohen dy të rinj në Tiranë, në kërkim shoku i tyre
  • “Do bëni detyrën? Na fundosët”/ Xhaxhai i policit të vrarë në Maliq i drejtohet me lot në sy Presidentit Begaj në homazhe: Merrni masa, po na vriten djemtë
  • “Në operacion kanë qenë vetëm 6 veta”/ Xhaxhi i Enea Mekollit akuza të forta: Pa asnjë lloj mbrojtjeje, të përgjigjet para ligjit personi që e urdhëroi
  • Dhunohen dy vëllezërit në Laç/ Njëri dyshohet i plagosur me armë zjarri, zbardhen identitetet
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Aktualitet “Mos ndalo”, Rama ndan mesazhin e qytetarit vlonjat për projektin 4 miliardë euro në Zvërnec 9 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Aktualitet U vra në krye të detyrës si një hero, efektivi 34-vjeçar Enea Mekolli la pas gruan dhe djalin e mitur 8 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Aktualitet Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat, projektligje dhe diskutime (Rendi i Ditës) 7 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Aktualitet Dosja e autorit të masakrës në Maliq/ Gjithçka nisi nga qeset e gjetura në kontrollin e makinës në 2015, ja detajet e hetimit ndaj Violand Braçellarit 7 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Aktualitet Dhunohen dy vëllezërit në Laç/ Njëri dyshohet i plagosur me armë zjarri, zbardhen identitetet 7 lexime · 5 orë më parë
  6. 06
    Aktualitet LAJM I FUNDIT/ Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e karburanteve 5 lexime · 5 orë më parë
  7. 07
    Aktualitet Armë zjarri dhe lëndë narkotike në një lokal në Sarandë, shoqërohen disa persona 5 lexime · 7 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Ekskluzive/ Thikën në qafë policit te ‘Casa Italia’, efektivi neutralizon autorin, zbardhet emri i agresorit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë, mëson gazetari i Top Channel, Eraldo Harlicaj.…

• 35 minuta më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e karburanteve, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimin e karburanteve. Çmimi me pakicë i naftës u vendos 192 lekë/litri,…

• 1 orë më parë • 3 min lexim
Aktualitet

Aksident i rëndë në autostradën Fier–Lushnje/ Motori përplaset me mjetin bujqësor, plagosen dy persona

Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Fier–Lushnje, në zonën e quajtur ‘Pushimi i Shoferit.’ Siç raporton…

• 1 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by