Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Botë
  3. “Rusia është e gatshme të negociojë me Ukrainën”/ Lavrov akuzon Uashingtonin: SHBA nuk e respektoi marrëveshjen e Alaskës
Botë

“Rusia është e gatshme të negociojë me Ukrainën”/ Lavrov akuzon Uashingtonin: SHBA nuk e respektoi marrëveshjen e Alaskës

• 5 Qershor, 2026 • 2 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka akuzuar Shtetet e Bashkuara se nuk kanë zbatuar marrëveshjet e arritura gjatë samitit të zhvilluar në Alaska në gusht të vitit 2025 mes Presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin.

Në një intervistë për RT Arabic, të cituar nga agjencia ruse Tass, Lavrov deklaroi se gjatë takimit ishte arritur një mirëkuptim i qartë për nisjen e një procesi diplomatik që do të mund të çonte drejt përfundimit të luftës në Ukrainë.

“Një marrëveshje shumë e qartë u arrit në Alaska bazuar në një propozim specifik nga Shtetet e Bashkuara. Nëse SHBA do ta kishte promovuar realisht këtë iniciativë, do të ishim ulur në tryezën e negociatave shumë kohë më parë dhe armiqësitë do të kishin pushuar”, u shpreh Lavrov.

Sipas kreut të diplomacisë ruse, moszbatimi i kësaj nisme nga Uashingtoni ka penguar nisjen e negociatave konkrete për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë. Ai e cilësoi sjelljen e SHBA-së si “të paqëndrueshme” dhe përsëriti qëndrimin e Moskës se Rusia mbetet e gatshme për dialog.

“Rusia është e gatshme të negociojë për Ukrainën, por nuk shohim të njëjtën gatishmëri nga pala tjetër. Nuk mund të gjejmë bashkëbisedues me të cilët mund të flasim”, deklaroi Lavrov.

Ndërkohë, këshilltari presidencial rus për investimet e huaja, Kirill Dmitriev, njoftoi zhvillime të reja lidhur me projektin ambicioz për ndërtimin e një tuneli që do të lidhte Rusinë me Shtetet e Bashkuara përmes Ngushticës së Beringut.

Duke folur në margjinat e Forumi Ekonomik Ndërkombëtar i Shën Petersburgut, Dmitriev tha se së shpejti pritet të nënshkruhet një marrëveshje për vazhdimin e projektimit të tunelit.

Në të njëjtën kohë, lufta në Ukrainë vijon të dominojë axhendën ndërkombëtare. Sipas raportimeve, Kievi i ka kërkuar Gjermanisë furnizimin me raketa shtesë për sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot, me synimin për të forcuar mbrojtjen kundër sulmeve ruse. Burime të cituara nga Bloomberg bëjnë të ditur se qeveria gjermane po shqyrton kërkesën, por ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar.

Lexo edhe
Botë

Vritet ushtari i Serbisë në Liban, Izraeli: Nuk e bëmë ne, por Hezbollahu

Botë

Ndau informacione të klasifikuara me vajzën dhe gruan e tij, John Bolton arrin marrëveshje me autoritetet, do pranojë fajësinë

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Vritet ushtari i Serbisë në Liban, Izraeli: Nuk e bëmë ne, por Hezbollahu
  • Ndau informacione të klasifikuara me vajzën dhe gruan e tij, John Bolton arrin marrëveshje me autoritetet, do pranojë fajësinë
  • Teknikat e Trump nuk funksionojnë, Hezbollahu kundërshton armëpushimin mes Izraelit dhe Libanit
  • Luftimet Izrael-Hezbollah në Liban, Garda Revolucionare e Iranit kërkon tërheqjen e forcave izraelite nga territoret libaneze
  • Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Aktualitet “Mos ndalo”, Rama ndan mesazhin e qytetarit vlonjat për projektin 4 miliardë euro në Zvërnec 9 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Aktualitet U vra në krye të detyrës si një hero, efektivi 34-vjeçar Enea Mekolli la pas gruan dhe djalin e mitur 8 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Aktualitet Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat, projektligje dhe diskutime (Rendi i Ditës) 7 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Aktualitet Dosja e autorit të masakrës në Maliq/ Gjithçka nisi nga qeset e gjetura në kontrollin e makinës në 2015, ja detajet e hetimit ndaj Violand Braçellarit 7 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Aktualitet Dhunohen dy vëllezërit në Laç/ Njëri dyshohet i plagosur me armë zjarri, zbardhen identitetet 7 lexime · 4 orë më parë
  6. 06
    Aktualitet LAJM I FUNDIT/ Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e karburanteve 5 lexime · 5 orë më parë
  7. 07
    Aktualitet Armë zjarri dhe lëndë narkotike në një lokal në Sarandë, shoqërohen disa persona 5 lexime · 6 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Botë

Vritet ushtari i Serbisë në Liban, Izraeli: Nuk e bëmë ne, por Hezbollahu

Një paqeruajtës i forcës së OKB-së në Liban, u vra dhe dy të tjerë u plagosën lehtë nga…

• 10 orë më parë • 2 min lexim
Botë

Ndau informacione të klasifikuara me vajzën dhe gruan e tij, John Bolton arrin marrëveshje me autoritetet, do pranojë fajësinë

John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i Presidentit Donald Trump, i cili u shndërrua në kundërshtar, pritet të…

• 10 orë më parë • 3 min lexim
Botë

Teknikat e Trump nuk funksionojnë, Hezbollahu kundërshton armëpushimin mes Izraelit dhe Libanit

Grupi i armatosur libanez Hezbollah ka refuzuar kushtet e armëpushimit të rinovuar mes Izraelit dhe Libanit, të ndërmjetësuar…

• 11 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by