Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Dosja e autorit të masakrës në Maliq/ Gjithçka nisi nga qeset e gjetura në kontrollin e makinës në 2015, ja detajet e hetimit ndaj Violand Braçellarit
Aktualitet

Dosja e autorit të masakrës në Maliq/ Gjithçka nisi nga qeset e gjetura në kontrollin e makinës në 2015, ja detajet e hetimit ndaj Violand Braçellarit

• 4 Qershor, 2026 • 5 min lexim • 👁 7
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Violand Braçellari është autori i ngjarjes së rëndë në fshatin Lozhan të zonës së Maliqit në Korçë. 43-vjeçari ishte i shpallur në kërkim, teksa policia kishte mundur ta lokalizonte dhe mëngjesin e sotëm ndërmori një operacion për ta arrestuar në vendlindjen e tij.

Sipas raportimeve, Bracçellari, ish-ushtarak, nuk i është bindur urdhrave të policisë dhe është përgjigjur me të shtëna kundrejt thirrjeve për dorëzim. Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit, ka mbetur i vdekur efektivi i forcave Shqiponja, Enea Mekolli dhe është plagosur Edison Adri, jashtë rrezikut për jetën, i nisur me helikopter drejt Traumës.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, ka arritur të sigurojë dosjen hetimore të Violand Bracellarit. Autori i masakrës së sotme u procedua penalisht dhe më pas u shpall fajtor nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”, kryer në bashkëpunim me persona të tjerë të paidentifikuar.

Read more:Incidentet në Zvërnec, arrestohen dy personat që tërhoqën me dhunë protestuesin

Çështja lidhej me një hetim të nisur në shtator të vitit 2015, pas informacioneve të marra nga policia për aktivitete të dyshuara që lidhnin disa persona me kultivimin dhe përpunimin e lëndës narkotike cannabis sativa në zonën e Lozhanit, Korçë.

Sipas materialeve të administruara gjatë procesit gjyqësor, më 29 shtator 2015 policia konstatoi disa persona dhe mjete në rrethana të cilësuara si të dyshimta. Gjatë kontrollit të një automjeti ku ndodhej edhe Violand Braçellari u gjetën qese plastike të mëdha dhe doreza plastike, të cilat hetuesit i konsideruan si sende që mund të përdoreshin në aktivitetin e përpunimit dhe paketimit të lëndës narkotike. Pas këtyre veprimeve, policia ushtroi kontrolle në disa banesa në fshatin Lozhan.

Read more:Lidhje me grupe të strukturuara kriminale në trafikun dhe kultivimin e narkotikëve, SPAK çon për gjykim tre punonjës policie

Në një banesë në pronësi të një të afërmi të familjes Braçellari, por që sipas gjykatës përdorej nga Violand Braçellari dhe familjarët e tij, u gjetën 10.8 gram mbetje të thara cannabis sativa dhe një kalorifer elektrik.

Hetuesit dhe më pas gjykata arritën në përfundimin se ambienti ishte përdorur për tharjen e një sasie shumë më të madhe lënde narkotike, e cila ishte larguar para ndërhyrjes së policisë. Megjithëse sasia e gjetur ishte e vogël, ajo u konsiderua si mbetje e një aktiviteti më të gjerë të kultivimit dhe përpunimit të cannabis-it.

Një rol qendror në çështje luajtën të dhënat e nxjerra nga telefoni celular BlackBerry i sekuestruar nga policia. Nga ekspertimi i pajisjes rezultuan komunikime të shumta me persona të tjerë, të regjistruar me emra si “Sandri” dhe “Toni”.

Read more:Procesi gjyqësor për pasuritë e të birit, babai i Ervis Martinajt paraqitet në GJKKO: Kam udhëtuar me 800 mijë dollarë në makinë, aktiviteti im është i deklaruar

Në këto biseda përmendeshin terma dhe situata që, sipas interpretimit të gjykatës, lidhnin drejtpërdrejt të pandehurin me kultivimin, transportimin, tharjen dhe përgatitjen për shitje të cannabis-it. Në mesazhe flitej për kontrollimin e “bimëve”, përdorimin e bombolave të gazit gjatë procesit të tharjes, sigurimin e thasëve për transport, peshimin e lëndës dhe koordinimin e veprimeve me persona të tjerë.

Gjithashtu, në telefon u gjetën fotografi që sipas gjykatës dokumentonin faza të ndryshme të kultivimit dhe përpunimit të lëndës narkotike. Mbrojtja kundërshtoi akuzën duke pretenduar se kontrolli i banesave ishte kryer në mënyrë të paligjshme, se procesverbalet kishin parregullsi dhe se nuk provohej lidhja e drejtpërdrejtë e Violand Braçellarit me lëndën narkotike të gjetur. U ngritën gjithashtu pretendime se prova materiale mund të ishte manipuluar ose vendosur nga policia.

Read more:Armë dhe drogë brenda apartamentit në Britani, ruheshin nga një shqiptar/ Justifikimi përpara drejtësisë: Kam borxhe të grumbulluara nga sëmundja e vajzës

Megjithatë, gjykata i rrëzoi këto pretendime, duke vlerësuar se procedurat e kontrollit ishin respektuar, se në kontroll kishin qenë të pranishëm persona të tretë dhe se provat e mbledhura ishin të ligjshme dhe të besueshme.

Në arsyetimin e saj, gjykata theksoi se nuk ishte e nevojshme të provohej saktësisht vendi ku ishte kultivuar lënda narkotike apo identiteti i të gjithë bashkëpunëtorëve. Sipas saj, mjaftonte fakti që provat tregonin pjesëmarrjen e Violand Braçellarit në një veprimtari të organizuar që përfshinte transportimin, tharjen, ruajtjen dhe përgatitjen e cannabis-it për shpërndarje.

Read more:SPAK çon në gjyq miqtë e “Bajrave”, katër të pandehur për atentatin ndaj Aleksandër Prendit

Gjykata vlerësoi se ekzistonte një bashkëpunim kriminal me persona të tjerë, edhe pse ata nuk u identifikuan plotësisht gjatë hetimeve. Në përfundim, gjykata arriti në bindjen se ishte provuar përtej dyshimit të arsyeshëm se Violand Braçellari kishte marrë pjesë në veprën penale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve në bashkëpunim.

Për këtë arsye ai u deklarua fajtor dhe u dënua me 10 vjet burgim. Në caktimin e dënimit u morën në konsideratë natyra e veprës penale, rrezikshmëria shoqërore e saj, provat e administruara gjatë gjykimit, si dhe fakti që ai kishte pasur edhe një dënim të mëparshëm për vepra që lidhen me lëndët narkotike.

Lexo edhe
Aktualitet

Kryeministri Rama publikon videon nga “Bukë e Zemër”: 600 arkitektë në Tiranë në Festivalin Ndërkombëtar

Aktualitet

Aksident i rëndë në Delvinë, një i vdekur dhe tre të plagosur si pasojë e përplasjes së dy automjeteve

Tags: #Aktivitete #Aktiviteti #Ambienti #Banesa #Biseda #Fotografi #Gjykata #Kontrolle

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Kryeministri Rama publikon videon nga “Bukë e Zemër”: 600 arkitektë në Tiranë në Festivalin Ndërkombëtar
  • Aksident i rëndë në Delvinë, një i vdekur dhe tre të plagosur si pasojë e përplasjes së dy automjeteve
  • “Stani monitorohej me kamera”/ Gazetari zbulon në “Top Story” detajet e vrasjes së policit dhe plagosjes së kolegut të tij: Autori jetonte me nënën, ishin angazhuar helikopterë dhe forcat RENEA
  • Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen 5 kërkesat e “grupit nismëtar”: Dorëheqje e Qeverisë dhe anulimi i Zvërnecit
  • Emri/ Plagoset me armë zjarri një person në Vlorë, dërgohet në spital në gjendje të rëndë
Nga të njëjtat tag-e
  • “Stani monitorohej me kamera”/ Gazetari zbulon në “Top Story” detajet e vrasjes së policit dhe plagosjes së kolegut të tij: Autori jetonte me nënën, ishin angazhuar helikopterë dhe forcat RENEA
  • “Stani monitorohej me kamera sigurie”/ Gazetari zbulon në “Top Story” detajet e vrasjes së policit në Maliq: Braçellari jetonte me nënën e tij, ishin angazhuar helikopterë dhe forcat RENEA
  • Ndihmoi në organizimin e atentatit ndaj dy ‘të fortëve të Vlorës’, GJKKO dënon me 7 vite e 4 muaj burg Erio Zejnon
  • “Kallashnikovi depërtoi antiplumbin”/ Vrasja e efektivit të Shqiponjës në Maliq dhe plagosja e kolegut të tij, Hita: Ishin 40 forca policie në vendngjarje
  • SPAK sekuestron vilën e dyshuar në pronësi të Belinda Ballukut, ish-zv.kryeministres i shtohen akuza të reja
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Aktualitet “Mos ndalo”, Rama ndan mesazhin e qytetarit vlonjat për projektin 4 miliardë euro në Zvërnec 9 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Aktualitet U vra në krye të detyrës si një hero, efektivi 34-vjeçar Enea Mekolli la pas gruan dhe djalin e mitur 8 lexime · 21 orë më parë
  3. 03
    Aktualitet Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat, projektligje dhe diskutime (Rendi i Ditës) 7 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Aktualitet Shpërthimi i mjetit plasës në Grabovë të Përmetit. Dy punonjësit po rinovonin shtëpinë, një prej tyre në gjendje të rëndë 5 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Aktualitet Shpërthim në fshatin Grabovë të Përmetit, plagosen rëndë dy persona, njëri prej tyre niset me helikopter drejt Tiranës 5 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Aktualitet U plagos gjatë aksionit në Maliq, mjekët e Traumës: Efektivi është intubuar dhe do t’i nënshtrohet operacionit, ja si paraqitet gjendja 5 lexime · 22 orë më parë
  7. 07
    Aktualitet “Arkitektët më të shquar të botës në Tiranë”, Rama në “Bread & Heart” Festival: Zhvillimi duhet të jetë në harmoni me natyrën 4 lexime · 22 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Kryeministri Rama publikon videon nga “Bukë e Zemër”: 600 arkitektë në Tiranë në Festivalin Ndërkombëtar

Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm një mesazh në rrjetet sociale, shoqëruar me një videokartolinë nga…

• 21 minuta më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Aksident i rëndë në Delvinë, një i vdekur dhe tre të plagosur si pasojë e përplasjes së dy automjeteve

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mëngjes në aksin Kardhiq-Delvinë, në vendin e quajtur Fushë Vërri të…

• 21 minuta më parë • 1 min lexim
Aktualitet

“Stani monitorohej me kamera”/ Gazetari zbulon në “Top Story” detajet e vrasjes së policit dhe plagosjes së kolegut të tij: Autori jetonte me nënën, ishin angazhuar helikopterë dhe forcat RENEA

Gazetari i “Top Story”, Eraldo Harlicaj, ka zbuluar disa detaje nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Maliq,…

• 52 minuta më parë • 5 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by