Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Armë dhe drogë brenda apartamentit në Britani, ruheshin nga një shqiptar/ Justifikimi përpara drejtësisë: Kam borxhe të grumbulluara nga sëmundja e vajzës
Aktualitet

Armë dhe drogë brenda apartamentit në Britani, ruheshin nga një shqiptar/ Justifikimi përpara drejtësisë: Kam borxhe të grumbulluara nga sëmundja e vajzës

• 22 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Armët dhe drogërat u gjetën brenda një apartamenti në Nottingham, ku ndodhej emigranti shqiptar i paligjshëm, i cili ishte deportuar dy herë më parë.

Policia gjeti një arsenal armësh dhe 10 kg drogë që po ruhej nga një emigrant i paligjshëm kur kontrolloi një apartament në Nottingham.

Një revolver ishte në një dollap kuzhine dhe tre pushkë, njëra e mbushur, ishin mbështjellë në një qilim pranë një shtrati.

Read more:Fundi i tensioneve? Merz telefonatë me Trump, Pata një bisedë shumë të mirë me presidentin

Shqiptari që ishte vendosur atje për t’u kujdesur për to, shtetasi shqiptar Ervis Doksani, kishte qenë në Mbretërinë e Bashkuar për dy vite, pasi kishte mbërritur këtu në pjesën e pasme të një kamioni.

Tani, 41-vjeçari, baba i dy fëmijëve, është burgosur për shtatë vite e 10 muaj në Gjykatën e Kurorës së Nottinghamit.

“Ju keni provuar përmes dënimeve tuaja të mëparshme në këtë vend dhe përmes kësaj vepre penale se jeni ajo që unë e gjykoj si një kriminel karriere. Një sasi e madhe droge dhe armësh u sekuestrua, dhe ky rast tregon se jeni i lidhur me një nivel më të lartë të krimit të organizuar.

Read more:“Ishim një orë larg një sulmi të ri ndaj Iranit”, Trump: Teherani ka 2 ose 3 ditë kohë që të ulet në tryezën e negociatave

Ju ishit në fakt magazinieri, mund të mos keni qenë përgjegjës për këtë ndërmarrje, por ju besohej dhe kishit një ide për shkallën e operacionit dhe po e bënit atë për avantazh të konsiderueshëm financiar. Nuk lejoheni këtu, dhe nuk jeni të mirëpritur këtu sepse prania juaj këtu është për të fituar para për veten tuaj përmes sjelljes kriminale”, tha gjyqtari Mark Watson.

“Ishte qartë një vend magazinimi dhe ai ishte përgjegjës për t’u kujdesur për të. Kishte nëntë pako të tjera 1 kg me kanabis të mbyllur në vakum dhe një sasi tjetër prej 340 g kanabis. Në apartament ishte një pistoletë dhe katër armë të tjera, njëra prej të cilave në një dollap kuzhine ishte shkurtuar.

Read more:Arsenali futet fuqishëm në garë për talentin e West Ham

Pranë një dysheku ishte një qilim që përmbante tre pushkë, njëra prej të cilave ishte e mbushur dhe u gjet edhe municion. Në intervistë, ai tha se kishte një borxh prej 32,000 eurosh dhe se po detyrohej të punonte ilegalisht.

Ai besonte se disa nga armët ishin imitime, lodra ose armë ajrore, po punonte për të shlyer një borxh të grumbulluar nga sëmundja e vajzës së tij.Shqiptari kishte punuar në kantiere ndërtimi, por kur u bënë kontrolle për ligjshmërinë e tij për të punuar këtu, ai e humbi atë punë dhe u bë përsëri i pastrehë. Ai gjithmonë planifikonte të kthehej në Shqipëri sa më shpejt të mundej”,tha prokurorja Esther Harrison.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Armë #Armët #Arsenal #droge #Kamioni #Kanabis #Kontrolle #ndërtimi

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • “AKSHI kopshti privat i Ramës”/ Akuzat e Berishës: ‘Kopshtari’ Armand Frangu shtylla bazë! Janë dhënë dhjetëra tenderë sekret
  • Fushë-Arrëz/ Policia asgjëson rreth 400 bimë kanabisi në Aprrip Guri, arrestohen 2 persona
  • “Arrestimi i Agasit i negociuar, ka diktuar çdo tender”/ Berisha: Rama ka urdhëruar të hiqet termi pengmarrje. E çoi në burgun që kontrollohet nga Taulant Balla e Sara Mila
  • Parandalohet vrasja në Kavajë/ I dhunuan nipin për pagesë, xhaxhai merr kallashnin dhe niset drejt hotelit për të vrarë autorët! Arrestohet djali i pronarit, tjetri në kërkim (EMRAT)
  • Dhunoi dhe kërcënoi bashkëshorten, arrestohet 67-vjeçari në Mat! Në banesë iu gjet automatik dhe 55 fishekë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Parandalohet vrasja në Kavajë/ I dhunuan nipin për pagesë, xhaxhai merr kallashnin dhe niset drejt hotelit për të vrarë autorët! Arrestohet djali i pronarit, tjetri në kërkim (EMRAT) 40 lexime · 18 orë më parë
  2. 02
    Kronikë Tragjedia me familjen lushnjare në SHBA, fqinjët: Nuk ka fatkeqësi më të madhe! Ikën me lotari për një jetë më të mirë 23 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Fitorja e parë, dorëheqja e Ramës!”/ Aktivistja Luçiana Kokaj: Më 12 shtator protestë kombëtare, Diaspora vjen në shesh! Lëvizje qytetare ku mund të lindë një parti! 21 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Frikë nga vezët e protestuesve? U paralajmërua tubim te selia e PS, dyshime se Rama do të ndryshojë vendin e takimit me ministrat 14 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Portat e HEC-it të Dibrës u hapën kur po laheshin në Drin, uji merr xhaxhain me 2 nipat e 2 mbesat! Mbytet 7-vjeçarja (VIDEO) 13 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë LIVE- 3 muaj protestë kundër qeverisë! Oshëtijnë thirrjet në bulevard: O Ergys, o legen, prite Belindën se po vjen! Arrestoni Ramën! 11 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “News24, bashkudhëtari ynë që në ditën e parë!”/ 90 ditë revoltë, Erjon Selmani: Protestuesit nuk tërhiqen, do të vijojmë të jemi në shesh 9 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 3 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 3 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 3 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by