Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. SPAK çon në gjyq miqtë e “Bajrave”, katër të pandehur për atentatin ndaj Aleksandër Prendit
Aktualitet

SPAK çon në gjyq miqtë e “Bajrave”, katër të pandehur për atentatin ndaj Aleksandër Prendit

• 16 Maj, 2026 • 7 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar njofton se përfundoi hetimet dhe dërgoi për gjykim katër persona të akuzuar për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, tentativë vrasjeje, armëmbajtje pa leje dhe vepra të tjera të rënda penale.

Sipas SPAK, në Gjykatën e Posaçme janë dërguar për gjykim shtetasit Aleksandër Prendi, Franko Leka, Izmir Sakicaj dhe Samuel Troshani.

Aleksandër Prendi akuzohet për “vrasje në rrethana të tjera cilësuese” ndaj dy ose më shumë personave, mbetur në tentativë, si edhe për mbajtje pa leje të armëve luftarake. Ndërsa tre të pandehurit e tjerë akuzohen për sigurim të kushteve dhe mjeteve për kryerjen e vrasjes, pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe armëmbajtje pa leje.

Nga hetimet ka rezultuar se Izmir Sakicaj, Samuel Troshani dhe Franko Leka dyshohet se janë pjesë e një grupi kriminal të përfshirë në ngjarje të dhunshme, tentativa vrasjeje dhe përdorim armësh zjarri.

Read more:Të shtëna me armë zjarri në Lipjan, i dyshuari në arrati

SPAK thekson se disa prej tyre rezultojnë të përfshirë edhe më herët në ngjarje kriminale kundër jetës dhe sigurisë publike. Ngjarja për të cilën po hetohen ka ndodhur më 23 gusht 2024, rreth orës 17:00, kur disa persona të armatosur, të ndarë në tre automjete të blinduara, janë nisur nga zona e Dobraçit drejt fshatit Rranxë, në Bushat të Vaut të Dejës, ku ndodhej banesa e Aleksandër Prendit.

Sipas hetimeve, motivi lidhet me konflikte të mëparshme mes palëve. Aty ka pasur shkëmbim zjarri, por fatmirësisht nuk pati persona të lënduar. SPAK bën me dije se në vendngjarje janë dëmtuar tre automjete të blinduara një i drejtuar nga Safet Bajri, i cili u ndalua më vonë.

Gjithashtu u gjet i dëmtuar edhe një automjet i marrë me qira nga Aleksandër Prendi, i cili sipas ekspertimeve dyshohet se ka qenë pjesë e shkëmbimit të zjarrit.

Njoftimi i SPAK:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim katër persona të akuzuar për pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal, tentativë vrasjeje, armëmbajtje pa leje dhe vepra të tjera të rënda. Dosja e procedimit penal nr. 220 e viti 2024 është dërguar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Read more:Takime fantastike në letër, pa rezultat në realitet, Trump largohet nga Kina pa marrëveshje për Iranin, Tajvanin dhe Inteligjencën Artificiale

Të pandehur në këtë procedim penal janë shtetasit: Aleksandër Prendi, Franko Leka, Izmir Sakicaj dhe Samuel Troshani.

Aleksandër Prendi i akuzar për kryerjen e veprave penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” kundër dy ose më shumë personave, e mbetur në tentativë, parashikuar nga nenet 79/dh dhe 22 të Kodit Penal në dëm të shtetasve, Izmir Sakica, Franko Leka, Samuel Troshani dhe “Mbajtje pa leje të armëve luftarake”, parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal.

Franko Leka i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Sigurim i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në bashkëpunim të veçantë, atë grupit të strukturuar kriminal në dëm të shtetasit Aleksandër Prendi; “Mbajtje pa leje e armëve luftarake“, kryer në bashkëpunim të veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 80 e 28/4, 278/1 e 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.

Izmir Sakicaj i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Sigurim i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, e kryer në bashkëpunim të veçantë, atë grupit të strukturuar kriminal në dëm të shtetasit Aleksandër Prendi; “Mbajtje pa leje të armëve luftarake” kryer në bashkëpunim të veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” në formën e pjesëmarrjes dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 80 e 28/4, 278/1 e 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.

Read more:Kinës duhet t’i ndalohet vjedhja e teknologjisë

Samuel Troshani, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Sigurim i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në bashkëpunim të veçantë, atë grupit të strukturuar kriminal në dëm të shtetasit Aleksandër Prendi; “Mbajtje pa leje të armëve luftarake” kryer në bashkëpunim të veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” në formën e pjesëmarrjes dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 80 e 28/4, 278/1 e 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.

Nga hetimet e zhvilluara rezulton se të pandehurit, Izmir Sakicaj, Samuel Troshani dhe Franko Leka dyshohet se janë pjesë e një grupi kriminal, i përfshirë në veprimtari kriminale, si: kryerje e veprave penale të dhunshme, tentativë për vrasje, mbajtje dhe përdorim të armëve të zjarrit si dhe përfitim të të ardhurave pa origjinë të ligjshme. Të pandehurit Izmir Sakicaj dhe Samuel Troshani rezultojnë të jenë përfshirë edhe më herët në ngjarje kriminale për vepra kundër jetës, rendit dhe sigurisë publike.

Ngjarja, objekt procedimi ka ndodhur në datë 23.8.2024, rreth orës 17:00 të pasdites, kur të pandehurit, së bashku me persona të tjerë ende të paidentifikuar nga hetimi janë nisur me tre automjete të blinduara nga zona e Dobraçit në drejtim të fshatit, Rranxë (njësi administrative, Bushat, Bashkia e Vaut të Dejës), ku ndodhej banesa e shtetasit Aleksandër Prendi. Motivi besohet se lidhet me mosmarrëveshje të mëparshme.

Read more:Strehimi po bëhet ‘luks’ qiratë dhe çmimet e shitjes së apartamenteve në qiell! Ekspertët: Ka kërkesë të lartë, po ndikon turizmi por edhe kostot e rritura të ndërtimit

Hetimet provojnë se personat e përfshirë kanë qenë të armatosur dhe kanë vepruar në mënyrë të organizuar me qëllim eleminimin fizik të shtetasit, Aleksandër Prendi. Mes tyre ka pasur shkëmbim zjarri por nga ky incident nuk rezultojnë persona të dëmtuar, por janë konstatuar vetëm dëmë materiale të automjeteve të përdorura nga të pandehurit.

Megjithëse nuk është bërë e mundur identifikimi i të gjithë personave, pjesëtarë të grupit kriminal që ndodhej në vendin e ngjajrjes, provohet se i pandehuri Aleksandër Prendi ka qëlluar të paktën në drejtim të dy apo më shumë personave, me qëllim vrasjen e tyre, e mbetur në tentativë.

Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit, në vendngjarje janë dëmtuar disa automjete të blinduar dhe një mjet tjetër i përdorur. Konkretisht, është dëmtuar një Audi A8 i blinduar me targa gjermane SWAG276, i gjetur në vendngjarje në gjendje të fikur, si dhe një tjetër Audi A8 me targa AA021RU, në pronësi të shtetasit Franko Leka, i cili është larguar më pas. Ky automjet është sekuestruar si provë materiale pas këqyrjes ku janë konstatuar dëmtime nga armë zjarri.

Gjithashtu, është konstatuar një Mercedes Benz S600 i blinduar me targa AB857LV, i cili është larguar nga vendngjarja dhe është ndaluar më vonë nga policia, nën drejtimin e shtetasit Safet Bajri.

Read more:Audi nis "ofensivën" – 7 modele të reja në rrugë

Në vendngjarje është gjetur i dëmtuar edhe një BMW me targa AB216LL, e marrë me qira nga shtetasi Aleksandër Prendi, i cili, sipas të dhënave hetimore dhe ekspertimeve të telefonit, dyshohet se ka qenë i përfshirë në shkëmbimin e zjarrit.

Pavarësisht hetimeve të deritanishme, një pjesë e personave të dyshuar si pjesëmarrës në ngjarje mbeten ende të paidentifikuar dhe hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe rolit të secilit prej personave të përfshirë.

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Armë #Armëmbajtje #armembajtje pa leje #Audi #Automjete #Banesa #Bmw #Mercedes

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • “China Zorrilla”, anija më e madhe elektrike në botë mbërrin në Uruguai, nis udhëtimet në tetor
  • Kundër bashkimit me Lushnjen! Këshillit Bashkiak Divjakë gati relacionin që do paraqitet në Kuvend! Tensione në takimin me qytetarët
  • Trafiku në Tiranë/ Qibini: Faktor kryesor, shtimi i mjeteve! Baka: Parkimet e gabuara, ndër shkeljet më të shpeshta
  • “Vjedhja e KAYO-s më e madhe se inceneratorët/ Denoncimi i Balliut: Ron Yeffet i përfshirë në resortin e Ergys Agasit. Roli i Belinda Ballukut
  • “Ron Yeffet qarkullon paratë e Edi Ramës”/ Paralajmërimi i Balliut: Skema KAYO po zgjerohet dhe në sektorë të tjerë. Rrezikojmë të dalim nga NATO
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Ilaçi” i Ramës kundër Kushtetueses? Gjyqtari i GJKKO, Engert Pëllumbi: Rritja spekullim! 40 milionë euro per gjyqësorin ndërsa ekzekutivi abuzon me tenderat! 20 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Është vonë, kërkohet reflektim i thellë, Rama të dorëhiqet!”, Marjana Koçeku: Ardhja e diasporës në shesh, realitet politik! 15 lexime · 11 orë më parë
  3. 03
    Politikë 106 ditë protestë kundër qeverisë/ Aktivisti Ilir Xhemalaj: Rama duhet të japë dorëheqjen! Diaspora merr në dorë mosbindjen civile kundër aferave si KAYO dhe shitjes së tokave 12 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Përplasja për pagat/ “Mbreti thotë, silluni mirë, paratë i kam unë”! Rama replikon me gjyqtarin e GJKKO, Engert Pëllumbi pas intervistës në News24: Kërkojnë rritje ‘vetë Zot e vetë Shkop’ 7 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Dje thoshte furnizojmë vendet në konflikt, sot premton se do të prodhojmë armë”/ Këlliçi nxjerr zbuluar ministrin Nufi: Ermal Raketa flet për trafik apo punët e pista të Ramës dhe Yeffet? 7 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Përplasja për pagat/ ”Nuk po kërkojmë para ilegalisht, është buxheti ynë”! Rama replikon me gjyqtarin e GJKKO, Engert Pëllumbi pas intervistës në News24: Kërkojnë rritje ‘vetë Zot e vetë Shkop’ 7 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “S’është barrë e madhe! Aq para GJKKO i sekuestron nga krimi çdo vit!”, Rama “shpërthen” ndaj Engert Pëllumbit: Jo, kurrë nuk mund të flasë një gjykatës kështu! 7 lexime · 11 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 3 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 3 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 3 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by