Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. 38 Protokolle Kombëtare për Kancerin, ministrja Sala: Unifikojmë kujdesin onkologjik në të gjithë vendin
Aktualitet

38 Protokolle Kombëtare për Kancerin, ministrja Sala: Unifikojmë kujdesin onkologjik në të gjithë vendin

• 7 Qershor, 2026 • 3 min lexim • 👁 6
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Për herë të parë në Shqipëri, po ndërtohet një gjuhë e vetme klinike për trajtimin e kancerit, 38 udhërrëfyes kombëtarë që do të shndërrohen në protokolle detyruese, në të gjitha spitalet bashkiake dhe rajonale në mënyrë që çdo pacient, kudo që jeton, të marrë të njëjtin standard kujdesi si në qendrat më të mira europiane.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, prof.Evis Sala gjatë inspektimit në Spitalin Bashkiak Librazhd dhe Pogradec tha se 38 udhërrëfyesit për tumoret, të miratuara në bashkëpunim me Institutit e Tumoreve në Milano do të kthehen në protokolle klinike që do të përdoren në të gjithë sistemin shëndetësor shqiptar, duke garantuar që çdo vendim mjekësor të mbështetet në evidencën më të avancuar shkencore dhe në standardet më të mira europiane.

Read more:Inteligjenca artificiale zbulon kancerin e pankreasit deri në 3 vjet para diagnozës


“Ne po kalojmë nga një sistem që reagon ndaj sëmundjes, në një sistem që e parandalon atë. Kanceri nuk luftohet vetëm në sallat e operacionit apo në qendrat e kimioterapisë; ai luftohet në komunitet, në qendrat shëndetësore, në programet e vaksinimit, në depistimin e hershëm dhe në edukimin shëndetësor. Për këtë arsye, udhërrëfyesit e rinj vendosin në qendër parandalimin, depistimin dhe diagnostikimin e hershëm. Qëllimi ynë është që sëmundja të zbulohet sa më herët, kur shanset për trajtim dhe shërim janë më të larta, dhe jo kur pacienti mbërrin me vonesë në sistem”, theksoi ministrja Sala.

Duke u ndalur tek risitë e reformës së re spitalore, ministrja Sala theksoi se po ndërtohet një sistem ku cilësia e kujdesit nuk do të varet nga qyteti ku jeton pacienti, por nga standardet e njëjta kombëtare që do të zbatohen në çdo spital të vendit.

“Një nga ndryshimet më të mëdha që po sjell reforma është krijimi i një rrjeti të integruar kombëtar për kujdesin onkologjik. Nga mjeku i familjes, te spitali i rrethit, te qendrat rajonale dhe QSUNT-ja, pacienti nuk do të mbetet më vetëm për të gjetur rrugën e trajtimit. Sistemi do të jetë ai që do ta udhëheqë pacientin, me referime elektronike, me protokolle të qarta dhe me koordinim të plotë ndërmjet strukturave shëndetësore”, nënvizoi ajo.

Read more:Aliu: Infermierët dhe akusherët janë themeli i sistemit shëndetësor

Ministrja Sala bëri me dije se Spitali i Librazhdit, i Pogradecit dhe të gjithë spitalet bashkiake dhe rajonale nuk do të jenë më thjesht hallka referimi drejt Tiranës. Ato do të jenë pjesë aktive e një rrjeti modern onkologjik, me rol të qartë në parandalim, depistim, diagnostikim, ndjekje dhe kujdes paliativ.

Read more:Trajtohet me sukses me Akseleratorin e ri Linear pacientja e parë te Onkologjiku, ministrja Sala: Një hap i hap i rëndësishëm në forcimin e shërbimit

“Ne duam që qytetarët të marrin më shumë shërbime pranë vendbanimit të tyre, me të njëjtën siguri klinike dhe me të njëjtat standarde profesionale që aplikohen në qendrat më të avancuara europiane”, përfundoi ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, prof.Evis Sala.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Evis Sala #jetë #Kanceri #Kujdesi #milano #pogradec #Qyteti #shqiperi

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Pse protesta qytetare po e lë anash Sali Berishën – Ide
  • “Rama duhet të ikë, e ka mbyllur ciklin”, studentët vijojnë protestën në Bulevard, gaz lotsjellës dhe arrestime gjatë natës
  • Qeveria miraton Këshillin Fiskal, ja si do të kontrollohen nga jashtë politikat dhe buxheti i shtetit
  • “664 milionë euro”/ Blerjet rekord në gjashtë muaj, monedha europiane vijon të dobësohet ndaj lekut
  • Ulet në 2,9% inflacioni/ Ushqimet më të shtrenjta, një tjetër valë çmimesh mund të prekë vendin
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Editoriale Pse protesta qytetare po e lë anash Sali Berishën – Ide 7 lexime · 16 orë më parë
  2. 02
    Kronikë LIVE TV- ‘Gjendje lufte’ në Tiranë, kaosi ‘padron’ i rrugëve të kryeqytetit! Sulmohen 8 prej institucioneve kryesore të vendit, zjarr 3 ministrive dhe 4 bankave! Në flakë dhe plaçkiten biznese private, 35 të shoqëruar 5 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Sociale VËZHGIM/ Nuk ka bojkot në universitetet rajonale por studentet mbështesin protestën e Tiranës në distancë: Jetesa e shtrenjtë, s’kemi kushte 5 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Rama duhet të ikë, e ka mbyllur ciklin”, studentët vijojnë protestën në Bulevard, gaz lotsjellës dhe arrestime gjatë natës 4 lexime · 18 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Nuk po marr dot frymë”/ Me shkop gome dhe grushte, efektivët godasin dhunshëm të rinjtë e shtrirë në tokë (VIDEO) 3 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Editoriale Nga protesta me fëmijë përdore tek maskat dhe gurët – Ide 3 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Editoriale Paqja e të fortëve: Pse dhuna rikthehet përherë në politikën shqiptare – Blog 3 lexime · 18 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 4 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 4 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 4 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin