Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Inteligjenca artificiale zbulon kancerin e pankreasit deri në 3 vjet para diagnozës
Aktualitet

Inteligjenca artificiale zbulon kancerin e pankreasit deri në 3 vjet para diagnozës

• 8 Maj, 2026 • 4 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Modeli i zhvilluar nga Mayo Clinic ka identifikuar shenja të hershme të sëmundjes në skanime CT që fillimisht ishin interpretuar si normale

Një model i inteligjencës artificiale, i zhvilluar nga Mayo Clinic, mund t’i ndihmojë specialistët të zbulojnë kancerin e pankreasit në skanimet rutinë abdominale me CT deri në tre vjet para diagnozës klinike. Ai dallon ndryshime shumë të hershme, para se tumoret të bëhen të dukshme, në një fazë kur trajtimi kurativ mund të jetë ende i mundshëm.

Gjetjet, të publikuara në revistën Gut, shënojnë një moment të rëndësishëm në përpjekjen shumëvjeçare të Mayo Clinic për zbulimin më të hershëm të njërit prej kancereve më vdekjeprurëse.

Studimi përdori të dhëna që pasqyrojnë praktikën klinike, përfshirë skanime CT nga disa institucione, sisteme imazherike dhe protokolle të ndryshme.

Studiuesit analizuan gati 2.000 skanime CT, përfshirë edhe ato të pacientëve që më vonë u diagnostikuan me kancer të pankreasit, ndonëse fillimisht ishin interpretuar si normale.

Read more:Studimi i ri: Një gotë qumësht në ditë mund të ulë rrezikun për kancer të zorrës së trashë

Sistemi, i quajtur Radiomics based Early Detection Model (REDMOD), identifikoi 73 për qind të këtyre rasteve para diagnozës, me një mesatare prej rreth 16 muajsh para diagnostikimit. Kjo është pothuajse dyfish më shumë se shkalla e zbulimit nga specialistët që i shqyrtonin të njëjtat skanime pa ndihmën e inteligjencës artificiale.

Në skanimet e kryera më shumë se dy vjet para diagnozës, modeli identifikoi pothuajse tri herë më shumë raste të hershme që, përndryshe, do të mbeteshin të pazbuluara, transmeton Telegrafi.

Your browser does not support the video tag.

Kanceri i pankreasit mbetet një nga kanceret më vdekjeprurëse, sepse rrallë shkakton shenja të dallueshme në fazat fillestare. Më shumë se 85 për qind e pacientëve marrin diagnozën pasi sëmundja tashmë është përhapur, ndërsa shkalla e mbijetesës pesëvjeçare mbetet nën 15 për qind, sipas National Cancer Institute.

Read more:Albena Reshitaj me Vjosa Osmanin

“Pengesa më e madhe për të shpëtuar jetë nga kanceri i pankreasit ka qenë pamundësia jonë për ta parë sëmundjen kur ajo është ende e shërueshme”, thotë Ajit Goenka, M.D., autor i lartë i studimit, radiolog dhe specialist i mjekësisë nukleare në Mayo Clinic.

Sipas tij, kjo teknologji mund të identifikojë gjurmën e kancerit edhe në një pankreas që në pamje duket normal, në mënyrë të qëndrueshme dhe në mjedise të ndryshme klinike.

REDMOD mat qindra veçori sasiore imazherike që përshkruajnë teksturën dhe strukturën e indeve, duke kapur ndryshime të zbehta biologjike ndërsa sëmundja nis të zhvillohet.

Modeli është projektuar për të analizuar skanime CT që tashmë janë kryer për arsye të tjera, veçanërisht te pacientët me rrezik të lartë, si ata me diabet të saposhfaqur, dhe për të sinjalizuar rrezik të shtuar para se të shfaqet ndonjë masë e dukshme.

Read more:Zbulohet salmonelë në suplementin ‘Moringa organic’, AKU apel qytetarëve: Kthejeni produktin aty ku e keni blerë

Ai funksionon automatikisht, pa përgatitje manuale që kërkon shumë kohë. Ekipi e validoi në skanime CT nga disa institucione, sisteme imazherike dhe protokolle të ndryshme, duke dëshmuar performancë të qëndrueshme.

Your browser does not support the video tag. roar-assets-auto.rbl.ms

Te pacientët me disa skanime, rezultatet ishin të qëndrueshme edhe me muaj diferencë, gjë që mbështet përdorimin e modelit për monitorim afatgjatë dhe zbulim të hershëm.

Studiuesit po e çojnë këtë punë drejt testimit klinik përmes Artificial Intelligence for Pancreatic Cancer Early Detection, ose AI-PACED. Ky studim prospektiv vlerëson si mund të integrohet zbulimi i udhëhequr nga inteligjenca artificiale në kujdesin për pacientët me rrezik të shtuar.

Read more:Policia në Ferizaj shqiptoi 1,753 gjoba në prill për tejkalim të shpejtësisë

Studimi kombinon analizën e imazherisë rutinë me ndjekjen afatgjatë, për të vlerësuar zbulimin e hershëm, rezultatet false pozitive dhe përfundimet klinike.

Ky hulumtim është pjesë e nismës Precure të Mayo Clinic, e cila synon të parashikojë dhe parandalojë sëmundjet duke identifikuar ndryshimet më të hershme biologjike në trup para se të fillojnë simptomat.

Studimi u mbështet nga National Institutes of Health, Hoveida Family Foundation, Mayo Clinic Comprehensive Cancer Center dhe Champions for Hope Pancreas Cancer Research Program i Funk-Zitiello Foundation. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Inteligjenca #Inteligjenca artificiale #jetë #Kanceri #Kanceri i pankreasit #mat #Para

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Qeveria miraton Këshillin Fiskal, ja si do të kontrollohen nga jashtë politikat dhe buxheti i shtetit
  • “664 milionë euro”/ Blerjet rekord në gjashtë muaj, monedha europiane vijon të dobësohet ndaj lekut
  • 6 policë e dhunuan me shkopa gome dhe e shoqëruan, deputeti Kapri viziton të riun te Trauma
  • Ulet në 2,9% inflacioni/ Ushqimet më të shtrenjta, një tjetër valë çmimesh mund të prekë vendin
  • Inflacioni pritet të rritet, Sejko: Kanë ndikuar tensionet gjeopolitike, shtrenjtim i çmimeve në 6 muajt e ardhshëm
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Sociale VËZHGIM/ Nuk ka bojkot në universitetet rajonale por studentet mbështesin protestën e Tiranës në distancë: Jetesa e shtrenjtë, s’kemi kushte 5 lexime · 22 orë më parë
  2. 02
    Editoriale Nga protesta me fëmijë përdore tek maskat dhe gurët – Ide 3 lexime · 20 orë më parë
  3. 03
    Editoriale Keqpërdorimi i Teorisë së Edmund Burke nga Sara e paditur – Blog 3 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë 6 policë e dhunuan me shkopa gome dhe e shoqëruan, deputeti Kapri viziton të riun te Trauma 3 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë LIVE TV- ‘Gjendje lufte’ në Tiranë, kaosi ‘padron’ i rrugëve të kryeqytetit! Sulmohen 8 prej institucioneve kryesore të vendit, zjarr 3 ministrive dhe 4 bankave! Në flakë dhe plaçkiten biznese private, 35 të shoqëruar 3 lexime · 22 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Nuk po marr dot frymë”/ Me shkop gome dhe grushte, efektivët godasin dhunshëm të rinjtë e shtrirë në tokë (VIDEO) 3 lexime · 22 orë më parë
  7. 07
    Kronikë Protestues të maskuar futen në Bashkinë e Tiranës, ndezin brenda flakadanë! Sulm Ministrisë së Arsimit, shkatërrojnë biznese e vënë zjarre në rrugë! 13 të lënduar, 6 prej tyre policë, dhjetëra të shoqëruar (VIDEO) 2 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 4 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 4 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 4 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin