Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. “Kujdes nga SMS-të mashtruese për gjoba dhe detyrime të papaguara”/ Policia apel qytetarëve: Mos i klikoni linket
Aktualitet

“Kujdes nga SMS-të mashtruese për gjoba dhe detyrime të papaguara”/ Policia apel qytetarëve: Mos i klikoni linket

• 7 Qershor, 2026 • 3 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Policia e Shtetit ka lëshuar një apel për qytetarët pas raportimeve të shumta për mesazhe mashtruese që pretendojnë në mënyrë të rreme ekzistencën e gjobave apo detyrimeve administrative të papaguara.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë ditës së sotme shumë qytetarë kanë denoncuar se kanë marrë SMS në të cilat u kërkohet të kryejnë pagesa për masa administrative të supozuara. Menjëherë pas marrjes së denoncimeve, strukturat e Hetimit të Krimit Kibernetik kanë nisur verifikimet dhe hetimet për identifikimin e autorëve.

Policia sqaron se bëhet fjalë për një skemë mashtrimi të njohur si “Smishing”, ku qytetarëve u dërgohen mesazhe që pretendojnë se kanë gjoba rrugore, detyrime financiare ose procedura administrative në pritje. Mesazhet përmbajnë lidhje që i drejtojnë përdoruesit në faqe interneti të rreme, të ndërtuara për t’u ngjasuar platformave zyrtare të institucioneve shtetërore.

Read more:Përvetësonte të dhënat bankare të shtetasve shqiptarë, Prokuroria e Sarandës lë në burg francezin që dërgonte mesazhe mashtruese

Sipas hetimeve paraprake, qëllimi i autorëve është marrja e të dhënave personale dhe bankare të qytetarëve, të cilat më pas mund të përdoren për transaksione të paautorizuara dhe përvetësimin e fondeve nga llogaritë bankare.

Policia thekson se marrja e një SMS-je nuk përbën rrezik në vetvete për fondet bankare. Rreziku lind kur qytetari klikon mbi lidhjen mashtruese dhe plotëson të dhënat e kartës bankare, kredencialet e internet banking-ut ose kodet e sigurisë të dërguara nga banka.

Read more:Vrasësi i trefishtë Sokol Hoxha, TCH siguron skedën amerikane me 6 krime, i kërkuar nga Shqipëria dhe Belgjika

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të mos klikojnë në lidhje të dyshimta, të mos japin të dhëna personale apo financiare në faqe të paverifikuara dhe të mos ndajnë me askënd kodet e sigurisë apo autentifikimit.

Po ashtu, Policia këshillon që çdo njoftim i tillë të verifikohet vetëm përmes kanaleve zyrtare të institucioneve përkatëse. Në rast se një qytetar ka plotësuar të dhëna bankare në një faqe të dyshimtë, ai duhet të kontaktojë menjëherë bankën e tij dhe të njoftojë autoritetet.

Read more:LAJM I FUNDIT/ Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e karburanteve

Policia e Shtetit bën të ditur se monitorimi dhe hetimi i kësaj veprimtarie kriminale vijon, ndërsa lufta kundër krimit kibernetik dhe mbrojtja e qytetarëve në hapësirën dixhitale mbeten ndër prioritetet kryesore të institucionit.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Banka #Gjoba #Internet #interneti #Mbrojtja #Mesazhe mashtruese #Mesazhet #Njoftim

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Ulja e TVSH-së për ushqimet dhe rritja e taksave me 120 milionë euro për bizneset/ Si do të rriten çmimet dhe korrupsioni nga paketa e re fiskale e Qeverisë
  • Divjakë/ Flakët rrezikuan pyllin e parkut kombëtar, kapet 29-vjeçari! Ndezi zjarr në Kryekuq (VIDEO)
  • Spahiu: Në gjithë Europën prindërve të fëmijëve minoren që përdorin dhunë me maska, ju hiqet kujdestaria
  • Tiranë/ Rikthehet kaosi e ‘lufta’, 6 orë dhunë e shkatërrim! PD prin një grup dhunuesish të maskuar, selia blu ‘bazë’! Sulmohen disa institucione, banka dhe biznese private
  • Bizneset kërkojnë mbrojtje/ Mbi 15 filiale bankash të dëmtuara, punonjësit denoncojnë mungesën e policisë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Dhuna në protesta, Zef Brozi-protestuesve: Distancohuni, nuk sjell fitore! Mos bini në grackën e Berishës! Aty ku ai fut hundët, përgjaket Shqipëria 2 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Teknologji Financial Times: Pronari i Politico dhe Telegraph dëshiron të blejë aksione në TikTok-un evropian 2 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Editoriale Një platformë politike për Revolucionin e Flamingove: Për një Shqipëri të Re të demokratizuar! – Ide 2 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Guerrilla Foundation financon angazhimin e një prej aktivisteve të ‘revolucionit Flamingo’ 2 lexime · 5 orë më parë
  5. 05
    Sociale Kukës/ 6 km rrugë e paasfaltuar në Zapod, banorët: As ambulanca nuk futet, rrezikojmë të mbetemi të izoluar në dimër 1 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Sky: Protesta kundër Ramës përshkallëzohet në Tiranë, molotovë drejt policisë dhe trazira para Kryeministrisë 1 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Ekonomi Paketa Fiskale 2027, reagon Biznesi Grek në Shqipëri: Kërkohen masa për mbrojtjen e investimeve 1 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 5 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 5 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 5 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin