Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Ekonomi
  3. Shpallet fituesi për ndërtimin e aksit rrugor Milot-Balldren, Karakaçi: Projekti do të kryhet brenda afateve të përcaktuara në kontratë
Ekonomi

Shpallet fituesi për ndërtimin e aksit rrugor Milot-Balldren, Karakaçi: Projekti do të kryhet brenda afateve të përcaktuara në kontratë

• 8 Qershor, 2026 • 3 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Është shpallur fituesi për ndërtimin e aksit rrugor Milot–Balldren, pjesë e Korridorit Adriatiko-Jonian.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi.

Sipas Karakaçit, ky është një projekt i shumëpritur nga banorët e zonës dhe do të sjellë lehtësim të ndjeshëm të trafikut në këtë segment rrugor.

Read more:Tubimi për projektin në Zvërnec, protesta edhe në Elbasan, Kukës dhe Korçë

“Ky është një aks rrugor i shumëpritur nga banorët dhe do të sjellë lehtësimin e trafikut në këto zona. Procedura nuk ka qenë e lehtë, pasi ka pasur disa tentativa të mëparshme, të cilat kanë rezultuar të pasuksesshme. Do të angazhohem personalisht që fillimi i ndërtimit të kësaj rruge të kryhet sa më shpejt dhe projekti të realizohet brenda afateve të përcaktuara në kontratë”, tha ministri.

Fjala e plotë:

Kam kënaqësinë t’ju informoj që ditën e sotme kemi shpallur fituesin e rrugës Milot-Balldren. Ky është një aks mjaft i rëndësishëm, pjesë e korridorit Adriatiko-Jonian dhe që shërben për ndërlidhjen e veriut të Shqipërisë me pjesët e tjera të Shqipërisë.

Read more:Milot Rashica afër largimit nga Besiktas, rivali turk ofron 3.5 milionë euro

​Kjo është një rrugë e shumëpritur nga banorët e qarkut Shkodër dhe Lezhë dhe që kryen lehtësimin e trafikut në këto zona. Procedura ka qenë jo e lehtë, pasi ka pasur disa tentativa të mëparshme, të cilat kanë rezultuar jo të suksesshme. Megjithatë, me përkushtim dhe profesionalizëm, ia kemi dalë që ditën e sotme të kemi shpalljen e fituesit, e cila bën përfundimisht të mundur ndërtimin e kësaj vepre.

​Personalisht do angazhohem që fillimi i ndërtimit të kësaj rruge të kryhet sa më shpejt dhe të ndërtohet brenda afatit të përcaktuar në kontratë. Ndërtimi i kësaj rruge shkon natyrshëm me investimet që ka kryer dhe po planifikon të kryejë Qeveria Shqiptare në veriun e Shqipërisë. Vetëm pak ditë më parë, ne prezantuam nismën ‘Porta e Alpeve’, që është një nismë financimi 100 milionë euro, e dedikuar për veriun e Shqipërisë dhe që e kthen këtë rajon në motor zhvillimi ekonomik dhe turistik të vendit.

Read more:“Subvencionimin me 50 lekë për litër”, Karakaçi: Do të ulemi sërish me Shoqatën e Transportit, do të shohim ç’ndodh me bursat

​Dhe me këtë lajm të mirë, dua t’ju uroj të gjithëve fundjavë të qetë dhe të mbarë.

Lexo edhe
Ekonomi

“Bashkitë të përthithin projekte”, kreu i BERZH për Top Channel: Për integrimin Shqipëria duhet të zgjerojë projektet në nivel vendor

Ekonomi

Rekord remitancash në 6 muaj, emigrantët ju dërguan familjeve rreth 621 milionë euro në gjysmën e parë të vitit

Tags: #Balldren #Enea Karakaçi #euro #Lezhe #Milot #motor #ndërtimi #Porta

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Bashkitë të përthithin projekte”, kreu i BERZH për Top Channel: Për integrimin Shqipëria duhet të zgjerojë projektet në nivel vendor
  • Rekord remitancash në 6 muaj, emigrantët ju dërguan familjeve rreth 621 milionë euro në gjysmën e parë të vitit
  • Rekord parash nga emigrantët, 621 milionë euro në gjashtë muaj, por kursi i këmbimit ua zbeh vlerën
  • “Bashkitë të përthithin projekte”, Zielinski për Top Channel: Për integrimin Shqipëria duhet të zgjerojë projektet në nivel vendor
  • Pagat rriten, punësimi bie/ Një në katër punonjës mbetet me rrogë minimale, thellohen diferencat në treg
Nga të njëjtat tag-e
  • ‘Balluku’, Bardhi: SPAK po i jep kohë Ramës për manovra politike, pse nuk sjell kërkesë te re për arrest
  • “Mbi Ballukun rëndojnë akuzat më të rënda për një zyrtar të lartë”, Bardhi: Pozitat ligjore i janë rënduar! Pse SPAK i jep kohë Ramës për manovra politike?
  • “Përse nuk hetohen “tigrat” e Ballukut? Belinda ka prova për të shantazhuar Ramën”/ Tedi Blushi: Protesta do ta shporrë kryeministrin. Përballje me regjimin kudo…
  • Sa i kushtoi Kosovës mbrojtja e të akuzuarve në Hagë?
  • Aksident në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, përplasen 3 automjete! 3 persona të plagosur
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Është vonë, kërkohet reflektim i thellë, Rama të dorëhiqet!”, Marjana Koçeku: Ardhja e diasporës në shesh, realitet politik! 24 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë ‘Shpresoj të mos kthehesh më në Shqipëri’, kushëriri i Çim Pekës sulmon verbalisht Ramën në shkallët e avionit në Napoli, shoqërohet nga policia italiane (VIDEO) 19 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Pas përfundimit të tubimit në rrugët e Tiranës, një grup protestuesish u zhvendos te Gjykata e Lartë 10 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Jemi shumë pranë fitores”/ Sot protesta e 108-të kundër Ramës, qytetarët rikthehen në shesh: Kryeministër jep dorëheqjen! 10 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Konflikti për pagat e magjistratëve, BIRN: Një kapitull i ri i përplasjeve të Ramës me drejtësinë! Qëllim shpërqendrimi nga protestat 8 lexime · 22 orë më parë
  6. 06
    Politikë “S’është barrë e madhe! Aq para GJKKO i sekuestron nga krimi çdo vit!”, Rama “shpërthen” ndaj Engert Pëllumbit: Jo, kurrë nuk mund të flasë një gjykatës kështu! 7 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Rama u tmerrua në sarajet e Surrelit” – Berisha mban konferencën e parë pas udhëtimit në SHBA: Shkova të kërkoj ndihmën e administratës amerikane për rrëzimin e diktaturës së krimit e drogës 6 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Ekonomi

“Bashkitë të përthithin projekte”, kreu i BERZH për Top Channel: Për integrimin Shqipëria duhet të zgjerojë projektet në nivel vendor

Shqipëria po i afrohet një prej sfidave më të rëndësishme të viteve të ardhshme jo vetëm anëtarësimit në…

• 16 orë më parë • 4 min lexim
Ekonomi

Rekord remitancash në 6 muaj, emigrantët ju dërguan familjeve rreth 621 milionë euro në gjysmën e parë të vitit

Nevoja për të ardhura shtesë po bën që familjet shqiptare të mbështeten gjithnjë e më shumë te paratë…

• 19 orë më parë • 2 min lexim
Ekonomi

Rekord parash nga emigrantët, 621 milionë euro në gjashtë muaj, por kursi i këmbimit ua zbeh vlerën

Nevoja për të ardhura shtesë po bën që familjet shqiptare të mbështeten gjithnjë e më shumë te paratë…

• 1 ditë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by