Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Ekonomi
  3. Shqipëria, më pak grurë e misër/ Tkurren sipërfaqet e mbjella në fushat e Semanit, fermerët: Kostot të papërballueshme
Ekonomi

Shqipëria, më pak grurë e misër/ Tkurren sipërfaqet e mbjella në fushat e Semanit, fermerët: Kostot të papërballueshme

• 11 Qershor, 2026 • 2 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Në fushat e Semanit ne Fier ka nisur korrja e grurit, por ndryshe nga dikur, sipërfaqet e mbjella me drithëra po tkurren nga viti në vit.

Zona që njihej si një nga hambarët kryesorë të Myzeqesë po përballet me rënie të ndjeshme të kultivimit të grurit dhe misrit.

Sipas të dhënave nga njesia administrative, këtë vit në Seman janë mbjellë vetëm 400 hektarë me grurë, rreth 180 hektarë më pak se një vit më parë. Edhe sipërfaqet e mbjella me misër kanë pësuar ulje, me mbi 150 hektarë më pak krahasuar me vitin e kaluar.

Në total, më shumë se 320 hektarë tokë janë larguar nga prodhimi i drithërave. Fermerët thonë se arsyet kryesore janë kostot e larta të prodhimit, cilësia e dobët e plehrave kimike, çmimi i lartë i naftës dhe mungesa e tregut për shitjen e prodhimit vendas.

Read more:Po ktheheshin nga dasma, aksident i rëndë në Fier-Levan, tre të plagosur

“Semanin dikur e quanin hambari i Myzeqesë, por sot realiteti është krejt ndryshe. Të rinjtë janë larguar, tokat po mbillen me jonxhë ose po jepen me qira për blegtori. Varfëria është ulur këmbëkryq në këtë zonë”, tha një fermer.

Të tjerë fermerë tregojnë se sipërfaqet me grurë kanë rënë pothuajse përgjysmë, pasi mungojnë pikat e grumbullimit dhe fabrikat e miellit po marrin gjithnjë e më pak prodhim vendas.

Sipas tyre, kostot janë të papërballueshme: një kuintal ure kushton rreth 80 mijë lekë, ndërsa një kuintal grurë shitet me vetëm 25 mijë lekë.

Read more:Pesë lëndë ushqyese që ju nevojiten më shumë me kalimin e moshës

“Për të mbjellë një dynym grurë duhen rreth 150 mijë lekë shpenzime. Pa plehra dhe punime nuk ka rendiment, por prodhimi nuk e justifikon koston. Njerëzit e kanë më leverdi të blejnë bukën sesa të mbjellin tokën”, u shpreh fermeri.

Banorët dhe fermerët e Semanit kërkojnë ndërhyrje nga shteti përmes subvencioneve dhe ngritjes së pikave të grumbullimit, duke paralajmëruar se nëse situata vazhdon me këto ritme, gjithnjë e më shumë toka bujqësore do të mbeten djerrë.

Lexo edhe
Ekonomi

Investimet me rregulla të reja, qeveria kërkon më shumë industri dhe më pak fokus te pasuritë e paluajtshme

Ekonomi

Sezoni turistik/ Ngrihet task-forca, mekanizëm monitorimi për garantimin e sigurisë dhe ofrimin e shërbimeve për pushuesit

Tags: #Drithëra #fermerët #Fier #qira #Shqiperia #Viti

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Investimet me rregulla të reja, qeveria kërkon më shumë industri dhe më pak fokus te pasuritë e paluajtshme
  • Sezoni turistik/ Ngrihet task-forca, mekanizëm monitorimi për garantimin e sigurisë dhe ofrimin e shërbimeve për pushuesit
  • Inflacioni arrin në 3%, qiratë, ushqimet dhe transporti çojnë inflacionin në nivel rekord
  • Pensionet mbeten në deficit, për 100 pensionistë kontribuojnë vetëm 118 të punësuar në skemë
  • Shpallet fituesi për ndërtimin e aksit rrugor Milot-Balldren, Karakaçi: Projekti do të kryhet brenda afateve të përcaktuara në kontratë
Nga të njëjtat tag-e
  • Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë, tymi i dendur ‘pushton’ zonën
  • Diplomati amerikan gjendet i vdekur në Mianmar, autoritetet dyshojnë për vrasje
  • Pensionet mbeten në deficit, për 100 pensionistë kontribuojnë vetëm 118 të punësuar në skemë
  • Ministrja Sala prezanton reformat në forumin botëror të kancerit në Bruksel: Shqipëria po transformon sistemin e trajtimit të sëmundjes
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë ‘Zvërneci’/ Protestë para Kryeministrisë, propozohet Kuvend Kombëtar përtej çdo partie! Sali Lushaj dhe i biri Stresi në mes të turmës, nervozohen nga thirrjet ‘Berisha n’burg’! Qytetarët: Ikni (VIDEO) 12 lexime · 6 orë më parë
  2. 02
    Editoriale Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë – Ide 8 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Aksident i rëndë në Tiranë, makina përplaset me motomjetin! Ndërron jetë 48-vjeçari 4 lexime · 6 orë më parë
  4. 04
    Ekonomi Sezoni turistik/ Ngrihet task-forca, mekanizëm monitorimi për garantimin e sigurisë dhe ofrimin e shërbimeve për pushuesit 4 lexime · 20 orë më parë
  5. 05
    Ekonomi Investimet me rregulla të reja, qeveria kërkon më shumë industri dhe më pak fokus te pasuritë e paluajtshme 4 lexime · 19 orë më parë
  6. 06
    Botë 100 ditë luftë në Iran, qytetarët përshkruajnë jetesën mes frikës dhe pasigurisë: Jemi të dëshpëruar 3 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Sociale Protestat, Kisha Katolike: Politika të dëgjojë pakënaqësitë e qytetarëve 3 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Ekonomi

Investimet me rregulla të reja, qeveria kërkon më shumë industri dhe më pak fokus te pasuritë e paluajtshme

Jo vetëm në drejtim të turizmit dhe pasurive të paluajtshme, qeveria shqiptare do të orientojë investimet e huaja…

• 19 orë më parë • 2 min lexim
Ekonomi

Sezoni turistik/ Ngrihet task-forca, mekanizëm monitorimi për garantimin e sigurisë dhe ofrimin e shërbimeve për pushuesit

Sezoni turistik veror ka vënë në lëvizje institucionet përgjegjëse për mbarëvajtjen e tij. Ministri i Turizmit, Kulturës dhe…

• 20 orë më parë • 2 min lexim
Ekonomi

Inflacioni arrin në 3%, qiratë, ushqimet dhe transporti çojnë inflacionin në nivel rekord

Shtrenjtimin e kostove të jetesës në Shqipëri tashmë po e reflektojnë edhe statistikat e INSTAT. Pas disa muajsh…

• 2 ditë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by