Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Botë
  3. Dyshimet për substanca të rrezikshme në Pentagon/ Alarmi rezulton i rremë, autoritetet nuk konstatuan kërcënim real për personelin
Botë

Dyshimet për substanca të rrezikshme në Pentagon/ Alarmi rezulton i rremë, autoritetet nuk konstatuan kërcënim real për personelin

• 12 Qershor, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Bllokimi dhe evakuimi i pjesshëm i Pentagonit u shkaktuan nga një alarm i rremë, thanë për CNN dy burime të njohura me situatën.

Më herët gjatë ditën së sotme, disa kate dhe korridore brenda ndërtesës u mbyllën, ndërsa zona të tjera u evakuuan për shkak të një incidenti të dyshuar me materiale të rrezikshme, sipas tre burimeve dhe departamentit lokal të zjarrfikësve.

Zëdhënësi i Pentagonit, Sean Parnell, deklaroi se sistemet e monitorimit kishin zbuluar një problem me cilësinë e ajrit, i cili kërkonte marrjen e masave paraprake deri në përcaktimin e natyrës dhe rëndësisë së tij.

Read more:Shefi i ushtrisë amerikane thotë se Irani ka sulmuar SHBA-në më shumë se dhjetë herë gjatë armëpushimit të fundit

“Departamenti po zbaton protokollet standarde të sigurisë, përfshirë urdhrin për strehim në vend për zonën e prekur”, tha Parnell. “Ekipet e reagimit janë në terren dhe të gatshme për të mbështetur personelin e ndërtesës.”

Ekipi i reagimit ndaj materialeve të rrezikshme i Agjencisë së Mbrojtjes së Forcave të Pentagonit iu përgjigj incidentit me mbështetjen e Departamentit të Zjarrfikësve të Qarkut Arlington, sipas zëdhënësit të këtij departamenti, kapitenit Jamie Jill.

Një postim në rrjetet sociale nga Shërbimi i Zjarrfikësve dhe Emergjencave Mjekësore (EMS) i Arlingtonit konfirmoi se ekipi i specializuar për materiale të rrezikshme ishte angazhuar në Pentagon për trajtimin e incidentit.

Read more:Shërbimi Sekret vret një person pranë Shtëpisë së Bardhë, i dyshuari hapi zjarr ndaj oficerëve. Trump ndodhej në zyrë gjatë incidentit

Në një mesazh të shpërndarë nga ekipi i sigurisë së Pentagonit thuhej se ishte identifikuar një problem me cilësinë e ajrit dhe se nevojiteshin testime shtesë.

“Ky proces mund të zgjasë nga një deri në dy orë. Ekipet e reagimit janë në vend dhe të gatshme të mbështesin personelin nëse është e nevojshme. Personeli mund të vërejë praninë e ekipeve nga agjenci të ndryshme dhe masat paraprake që po merren në oborrin qendror. Ju lutemi të mos i keqinterpretoni këto aktivitete”, thuhej në njoftim.

Read more:Papa Leoni në kabinën e pilotit, pamjet nga fluturimi mbi Spanjë bëhen virale

Sipas burimeve, katet nga i dyti deri në të pestin në disa korridore të kompleksit të Pentagonit u mbyllën përkohësisht. Një tjetër burim tha për CNN se efektivët e policisë brenda ndërtesës mbanin maska gazi dhe pajisje të plota mbrojtëse kundër substancave kimike.

Më vonë u konfirmua se alarmi rezultoi i rremë dhe nuk u konstatua asnjë kërcënim real për sigurinë e personelit apo të ndërtesës.

Lexo edhe
Botë

Trump ndryshon sërish mendje, Presidenti amerikan: Jemi shumë afër një marrëveshjeje me Iranin, anulova bombardimet që kisha planifikuar për sot

Botë

Shefi i ri i inteligjencës kombëtare të SHBA, Trump vendos të emërojë prokurorin Jay Clayton

Tags: #Aktivitete #Cnn #Gazi #Kërcënim #Njoftim #Pentagon #Rrjetet sociale

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Trump ndryshon sërish mendje, Presidenti amerikan: Jemi shumë afër një marrëveshjeje me Iranin, anulova bombardimet që kisha planifikuar për sot
  • Shefi i ri i inteligjencës kombëtare të SHBA, Trump vendos të emërojë prokurorin Jay Clayton
  • Marrëveshja me SHBA-në, burimet pranë Teheranin zbulojnë: Mojtaba Khamenei nuk e ka dhënë ende miratimin
  • Lufta në Lindjen e Mesme/ Donald Trump refuzon ishullin Kharg: Sado e mirë të duket, nuk kemi oreks për të
  • Fillon zyrtarisht ‘El Nino’, shkencëtarët ngrenë alarmin për temperaturat e larta: Këtë vit mund të jetë një nga episodet me të forta
Nga të njëjtat tag-e
  • Zjarri shkrumbon kopshtin zoologjik në Britaninë e Madhe, vret pothuajse të gjitha kafshët
  • Kontrolle masive të makinave të ardhur nga Italia, kokainë, diamante dhe pajisje për zbulimin e metaleve të çmuara, ja çfarë u kap sot në Portin e Durrësit
  • “Irani nuk do të ketë kurrë armë bërthamore”, Netanyahu mbron sulmet ndaj Teheranit dhe sulmon Erdoganin: Tiran antisemit
  • Marrëveshja me SHBA-në më pranë, negociatorët e Katarit udhëtojnë drejt Teheranit për të kapërcyer problematikat
  • Investimet me rregulla të reja, qeveria kërkon më shumë industri dhe më pak fokus te pasuritë e paluajtshme
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë ‘Zvërneci’/ Protestë para Kryeministrisë, propozohet Kuvend Kombëtar përtej çdo partie! Sali Lushaj dhe i biri Stresi në mes të turmës, nervozohen nga thirrjet ‘Berisha n’burg’! Qytetarët: Ikni (VIDEO) 14 lexime · 18 orë më parë
  2. 02
    Kronikë Gjirokastër/ Mbytet në pishinë 15-vjeçari, dyshohet se pësoi infarkt! Arrestohet pronari i biznesit, bashkëshorti i nënkryetares së bashkisë (EMRAT) 7 lexime · 18 orë më parë
  3. 03
    Editoriale Si po orvatet Edi Rama të poshtërojë të rinjtë? – Blog 7 lexime · 13 orë më parë
  4. 04
    Kronikë Aksident i rëndë në Tiranë, makina përplaset me motomjetin! Ndërron jetë 48-vjeçari 4 lexime · 18 orë më parë
  5. 05
    Botë Fillon zyrtarisht ‘El Nino’, shkencëtarët ngrenë alarmin për temperaturat e larta: Këtë vit mund të jetë një nga episodet me të forta 4 lexime · 7 orë më parë
  6. 06
    Ekonomi Sezoni turistik/ Ngrihet task-forca, mekanizëm monitorimi për garantimin e sigurisë dhe ofrimin e shërbimeve për pushuesit 4 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Ekonomi Investimet me rregulla të reja, qeveria kërkon më shumë industri dhe më pak fokus te pasuritë e paluajtshme 4 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Botë

Trump ndryshon sërish mendje, Presidenti amerikan: Jemi shumë afër një marrëveshjeje me Iranin, anulova bombardimet që kisha planifikuar për sot

Shtetet e Bashkuara dhe Irani janë shumë afër një marrëveshjeje, tha presidenti Donald Trump në një postim të…

• 30 minuta më parë • 2 min lexim
Botë

Shefi i ri i inteligjencës kombëtare të SHBA, Trump vendos të emërojë prokurorin Jay Clayton

Presidenti Donald Trump njoftoi të enjten se po nominon Jay Clayton, prokurorin amerikan për Distriktin Jugor të Nju…

• 1 orë më parë • 2 min lexim
Botë

Marrëveshja me SHBA-në, burimet pranë Teheranin zbulojnë: Mojtaba Khamenei nuk e ka dhënë ende miratimin

Sipas raportimeve të Axios, zyrtarët iranianë kanë njoftuar disa vende se bisedimet e Teheranit kanë çuar në një…

• 3 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by