Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Botë
  3. Bota reagon për marrëveshjen mes Iranit dhe SHBA: “Historike”, por a e sjell vërtet fundin e konfliktit?
Botë

Bota reagon për marrëveshjen mes Iranit dhe SHBA: “Historike”, por a e sjell vërtet fundin e konfliktit?

• 15 Qershor, 2026 • 3 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Liderë të ndryshëm botërorë nxituan ta përshëndesin arritjen më në fund të një marrëveshjeje mes SHBA-së e Iranit. Presidenti Donald Trump bëri të ditur se bllokada detare amerikane ndaj porteve iraniane do të hiqet menjëherë, ndërsa Ngushtica e Hormuzit do të rihapet pas përfundimit të operacioneve të pastrimit të minave detare.

Kjo pritet të lejojë rikthimin normal të eksporteve të naftës, me ndikim pozitiv në tregjet globale të energjisë. Ndër të parët që reagoi ishte kancelari gjerman, Friedrich Merz, i cili e cilësoi ujdinë kornizë si një “arritje diplomatike historike”, duke përgëzuar presidentin amerikan për rolin e tij në negociata.

Read more:“Paqe përmes forcës”/ Netanyahu uron Trump për ditëlindje: Do ta çojmë aleancën SHBA-Izrael në nivele më të larta

Sipas Merzit, marrëveshja mund të kontribuojë në stabilizimin e Lindjes së Mesme dhe në rimëkëmbjen e ekonomisë globale, por zbatimi i saj, nga sa shtoi kreu i qeverisë gjermane, duhet të jetë i plotë dhe i vendosur. Edhe presidenti francez, Emmanuel Macron, njoftoi se çështja e hapjes së përhershme të Ngushticës së Hormuzit do të jetë pjesë e diskutimeve në samitin e G7 në Francë.

Sipas tij, krahas sigurisë detare, në fokus do të jenë edhe Libani dhe programet bërthamore e raketore të Iranit. Kryeministri britanik, Keir Starmer, deklaroi se po ashtu se “liria e lundrimit pa tarifa duhet të rikthehet tani në Ngushticën e Hormuzit”, duke shtuar se Britania është e gatshme të ndihmojë në operacionet për pastrimin e minave detare.

Read more:Merz për marrëveshjen SHBA-Iran: Mund të hapë rrugën për një rimëkëmbje të ekonomisë botërore dhe stabilizimin e rajonit

Ai përsëriti gjithashtu Marrëveshja u konfirmua nga Uashingtoni dhe Islamabadi pas disa javësh negociatash intensive. Kryeministri pakistanez, Shehbaz Sharif, deklaroi se palët kanë rënë dakord për ndërprerjen e operacioneve ushtarake dhe se ceremonia zyrtare e nënshkrimit pritet të zhvillohet të premten në Zvicër.

Ministria e Jashtme e Katarit shprehu “mbështetjen e plotë për të gjitha përpjekjet dhe iniciativat që synojnë forcimin e sigurisë dhe stabilitetit rajonal”. Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, theksoi “nevojën për të shmangur retorikën, provokimet dhe veprimet që mund të rrisin tensionet në periudhën para nënshkrimit të marrëveshjes”, duke bërë thirrje gjithashtu për vigjilencë ndaj çdo përpjekjeje të mundshme për sabotim.

Read more:Macron doli në skenë dhe i qortoi njerëzit në audiencë për zhurmën

Kryeministri australian, Anthony Albanese, dhe ministrja e Jashtme, Penny Wong, bënë thirrje për “përmbajtje të vazhdueshme dhe angazhim konstruktiv”. Ekspertët megjithatë, bëjnë thirrje për kujdes. Sipas Richard Fontaine, marrëveshja nuk zgjidh automatikisht çështjet më të ndërlikuara, si programi bërthamor iranian, raketat, dronët dhe mbështetja për grupet aleate të Teheranit në rajon. Ai e sheh marrëveshjen si një hap pozitiv, por jo si fundin e konfliktit.

Lexo edhe
VA News
Botë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite

VA News
Botë

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

Tags: #bota #Britania #Ceremonia #Donald Trump #Dronët #Emmanuel macron #Fokus #Friedrich Merz

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite
  • Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…
  • “Pranova foton sepse më erdhi keq”/ Meloni reagon ashpër pas deklaratës së Trump: Jam e shokuar, unë dhe Italia nuk lutemi kurrë
  • Ngërç në negociatat SHBA-Iran, sulmet izraelite në Liban shtyjnë bisedimet
  • Andy Burnham fiton zgjedhjet e pjesshme, rriten presionet ndaj Keir Starmer në Partinë Laburiste
Nga të njëjtat tag-e
  • Dita e 84-t e rezistencës, përsëriten kërkesat për dorëheqjen e Ramës dhe qeverinë tranzitore/ Aktivisti: Kërkojmë qeveri tranzitore 12-mujore
  • 84 ditë revoltë! Shqiptarët nuk heqin dorë, mblidhen sot para Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!
  • LIVE- Pas fjalimeve te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranës: Shqipëria kërkon revolucion. Rama jepe dorëheqjen
  • LIVE- Dita e 83 e protestës/ “Arresto Ramën, arresto Ballukun”! Nis marshimi i qytetarëve nga sheshi “Skënderbej”, drejt Kryeministrisë: Shqipëria kërkon revolucion
  • Pelegrinazhi i Bektashinjve në Malin e Shenjtë të Tomorrit, mijëra besimtarë nga Shqipëria, rajoni dhe bota! Baba Mondi: Vijnë për t’ju lutur Zotit dhe për të marrë mirësitë!
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Përplasja me Arjan Konomin/ Rama: Ka edhe një video tjetër. Bën viktimën e dhunuar, por shau si i përdalë dhe shfrenoi fantazinë 34 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë VIDEO/ “Duhet larguar qeveria” – Fjalët në opozitë i kthehen Ramës kundër në pushtet, shqiptarët prej 84 ditësh kërkojnë dorëheqjen e tij 11 lexime · 14 orë më parë
  3. 03
    Kronikë Vrasja e portugezit te ‘Principotes’ në Ksamil, autori Sokrat Vata dhe 10 të tjerët dalin në Gjykatë për masën e sigurisë (VIDEO) 11 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Kanabis me THC të lartë nga Kanadaja, kapen në Durrës 80 kg me vlerë 1 mln euro! Pranga 3 shqiptarëve nga Kosova, 2 në kërkim (EMRAT+VIDEO) 10 lexime · 14 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Cinik”/ Tedi Blushi reagon pas deklaratës së Ramës: Shqipëria digjet, ai tallet me Pustecin. Po mbjell përçarje ndëretnike 9 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë 84 ditë revoltë! Shqiptarët nuk heqin dorë, mblidhen sot para Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen! 9 lexime · 23 orë më parë
  7. 07
    Politikë LIVE- Nga dorëheqja e panegociueshme e Ramës te qeveria teknike, protestuesit ripërsërisin kërkesat kryesore në revoltën e 83-të 9 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
VA News
Botë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite

Izraeli dhe Hezbollahu kanë rënë dakord për një armëpushim, i cili ka hyrë në fuqi në orën 16:00…

Viral Alert News • 2 muaj më parë • 1 min lexim
VA News
Botë

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

Irani nuk do të rifillojë bisedimet me Shtetet e Bashkuara pa u vendosur një armëpushim gjithëpërfshirës në Liban,…

• 2 muaj më parë • 1 min lexim
VA News
Botë

“Pranova foton sepse më erdhi keq”/ Meloni reagon ashpër pas deklaratës së Trump: Jam e shokuar, unë dhe Italia nuk lutemi kurrë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shkaktuar polemika me deklaratat e tij për kryeministren italiane Giorgia Meloni, duke…

• 2 muaj më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by