Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Përmbyllet procesi i Vettingut, Peleshi: Drejtësia kaloi filtrin më të fortë në historinë e vendit
Politikë

Përmbyllet procesi i Vettingut, Peleshi: Drejtësia kaloi filtrin më të fortë në historinë e vendit

Viral Alert News • 18 Qershor, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, mori pjesë në Ceremoninë Përmbyllëse të Procesit të Rivlerësimit Kalimtar të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve.

Në fjalën e mbajtur me këtë rast, Kryetari i Kuvendit vlerësoi reformën në drejtësi dhe procesin e vettingut si një nga ndërhyrjet më të thella dhe më të guximshme të shtetit shqiptar në funksion të forcimit të sundimit të ligjit dhe konsolidimit të institucioneve demokratike.

Kryetari Peleshi theksoi se reforma në drejtësi ishte një akt vetëkorrigjimi i shtetit dhe një përgjigje ndaj nevojës për të rikthyer besimin e qytetarëve te drejtësia.

“Dhjetë vite më parë, Shqipëria mori një rrugë që pak vende kanë pasur kurajën ta ndjekin. Ajo vendosi që sistemi i drejtësisë t’i nënshtrohej filtrit më të fortë që kishte njohur ndonjëherë. Jo për hakmarrje, jo për spektakël dhe jo për statistika, por sepse nuk mund të ketë shtet të fortë pa drejtësi të besueshme”, u shpreh Kryetari i Kuvendit.

Read more:Mbyllet vettingu, procesi që nxori jashtë sistemit 442 magjistratë! BE: Historik, standardet e arritura të ruhen

Duke vlerësuar rezultatet e procesit, ai nënvizoi se Shqipëria e vitit 2026 është ndryshe nga ajo e vitit 2016, me institucione më të forta, standarde më të larta dhe pritshmëri të reja të qytetarëve ndaj drejtësisë.

Kryetari i Kuvendit shprehu mirënjohje për anëtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Bashkimit Europian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të gjithë partnerëve që kontribuan në zbatimin e reformës.

Kryetari Peleshi theksoi se përfundimi i mandatit të institucioneve të vettingut nuk shënon fundin e përgjegjësisë për mbrojtjen e standardeve të vendosura gjatë këtij procesi.

Read more:Turistët sollën 1 miliard euro/ Rriten shpenzimet krahasuar me 2025, nuk mbeten pas as udhëtimet e shqiptarëve

“Suksesi nuk do të matet më nga procesi i rivlerësimit. Ai do të matet nga cilësia e drejtësisë që marrin qytetarët, nga ndershmëria e sistemit dhe nga besimi që qytetarët kanë tek drejtësia”, deklaroi z.Peleshi.

Duke e lidhur reformën në drejtësi me rrugëtimin europian të vendit, Kryetari i Kuvendit nënvizoi se Shqipëria ndodhet sot më afër se kurrë realizimit të objektivit strategjik për anëtarësim në Bashkimin Europian, ndërsa theksoi se ky proces mbështetet mbi forcën e institucioneve, sundimin e ligjit dhe garantimin e drejtësisë për çdo qytetar.

Në përfundim, Kryetari Peleshi ritheksoi angazhimin e Kuvendit për të mbrojtur, konsoliduar dhe çuar më tej arritjet e reformës në drejtësi, duke e cilësuar ruajtjen e standardeve të fituara si testin e vërtetë të pjekurisë së shtetit dhe të vetë reformës.

Lexo edhe
Politikë

Kryeministri Rama udhëton drejt Berlinit, merr pjesë në Konferencën Vjetore të Komisionit të Bllokut Lindor

Politikë

Neomalësorja, ftesë nga protesta/ Pasi la grupin e deputetëve të PS, Marjana Koçeku ftohet t’i bashkohet “flamingove”

Tags: #niko peleshi #Shqiperia #shqiptar
Viral Alert News
Viral Alert News

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Kryeministri Rama udhëton drejt Berlinit, merr pjesë në Konferencën Vjetore të Komisionit të Bllokut Lindor
  • Neomalësorja, ftesë nga protesta/ Pasi la grupin e deputetëve të PS, Marjana Koçeku ftohet t’i bashkohet “flamingove”
  • Presidenti Begaj në Uzbekistan, hapet një kapitull i ri në marrëdhëniet mes dy vendeve
  • PS e përjashtoi 30 ditë nga Kuvendi, Shehaj: Nuk ma mbyllin dot gojën, do bëj opozitë kudo
  • “Nuk kam udhëtuar kurrë me privatisht me lekët e shtetit”, Berisha reagon pas deklaratës së Ramës: Lejo komisionin hetimor, nxirr faturat e 140 udhëtimeve
Nga të njëjtat tag-e
  • Euro bie në minimum historik/ Monedha europiane zbret në 94.5 lekë, ekspertët kërkojnë deeurozim
  • Policia shqiptare dhe ajo italiane forcojnë bashkëpunimin, Hita pret drejtuesit e lartë nga Roma, në fokus lufta kundër krimit të organizuar
  • Deputetët e PD në Parlamentin Europian, takojnë kryetarin e Komisionit të Jashtëm në PE: Integrimi europian kërkon reforma reale
  • Paratë tona në duart e zyrtarëve të pandehur – Blog
  • DURANA, jo thjesht një plaçkitje! – Blog
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Dibër/ Zyrtarët e Kadastrës dhe një noterë tjetërsuan pronat në favor të një familje, në kërkim zv.drejtori i ASHK, noterja dhe përfituesi i pronave (EMRAT) 16 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Pas disa ditësh në gjendje të rëndë, humb jetën 53-vjeçari i aksidentuar në Librazhd (EMRI) 6 lexime · 22 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Ata nuk kanë lidhje me qeverinë”/ Rama shpërndan deklaratën e Unionit të Gazetarëve dhe video nga protesta: Kanë rrahur shoferët se nuk i binin burisë 6 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Ekstremizmi e kërkon pushtetin duke filluar me rrugën”, Rama nxjerr videon nga protesta: Fjalor me sharje, kore linçimi dhe ulërima marshuese 6 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë PS e përjashtoi 30 ditë nga Kuvendi, Shehaj: Nuk ma mbyllin dot gojën, do bëj opozitë kudo 5 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Memaliaj/ Ishte duke punuar, 45-vjeçari bie nga skela në Teqenë e Koshtanit! Në gjendje të rëndë shëndetësore (EMRI) 5 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë U mbyt teksa po lundronte me motor uji, nxirret pas 2 ditë kërkimesh nga Liqeni i Ulzës trupi i 37-vjeçarit! U pikas nga dronët ujorë në disa metra thellësi 5 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Kryeministri Rama udhëton drejt Berlinit, merr pjesë në Konferencën Vjetore të Komisionit të Bllokut Lindor

Kryeministri Edi Rama, sot dhe nesër do të marrë pjesë në Konferencën Vjetore të Komisionit të Bllokut Lindor,…

• 1 ditë më parë • 2 min lexim
Politikë

Neomalësorja, ftesë nga protesta/ Pasi la grupin e deputetëve të PS, Marjana Koçeku ftohet t’i bashkohet “flamingove”

Nemalsore i vjen ftesa e parë për të shkuar në shesh. Protestuesit e presin t’u bashkohet pasi deputetja…

• 1 ditë më parë • 2 min lexim
Politikë

Presidenti Begaj në Uzbekistan, hapet një kapitull i ri në marrëdhëniet mes dy vendeve

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka nisur një vizitë zyrtare në Uzbekistan me ftesë të homologut të tij,…

• 1 ditë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by