Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Nga mësimdhënia në fshat tek arti në Shkodër, Teuta Lagjja rrëfehet në ‘Një nga ne’: Bëj dy punë që të mbaj familjen
Sociale

Nga mësimdhënia në fshat tek arti në Shkodër, Teuta Lagjja rrëfehet në ‘Një nga ne’: Bëj dy punë që të mbaj familjen

• 20 Qershor, 2026 • 3 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Çdo mëngjes merr motorin dhe niset drejt Oblikës, fshati ku jep mësim prej 23 vitesh. Gjatë rrugës që përshkon në Shkodër, bien në sy lehtësisht muralet e Teuta Lagjës, mësuesja artiste që ditët i ka aktive.

“Aktualisht unë jap mësim në dy klasa kolektive fillore, klasa e parë dhe e katërt, gjë që është shumë e vështirë. Ndërthurja e artit besoj është diçka që vjen natyrshëm sepse fëmijët e fillores i adhurojnë ngjyrat, duan të ndërveprohet me vizatimet. Është shtuar interesi për veprimtaritë kulturore. Pas një dite të lodhshme, ardhja në studio të jep relaksim, kënaqësi, pra ndihesh ndryshe dhe kërkon të shprehësh atë që ndjen. Lidhja e mësuesisë me artin më ka krijuar me raste barriera nga lodhja ditore, kur nuk jam e zonja të shpreh atë që kam dëshirë. Më ka krijuar favore në momentet kur kemi kryer aktivitetet kulturore me fëmijët”, tregon Teuta ndërsa shton se ka krijuar balancën punë-jetë.

Read more:Matura/ Mbi 26 mijë nxënës në testin e Gjuhës Shqipe e Letërsisë! Publikohet teza e provimit! Përjashtohet maturanti nga Kukësi

“Midis të qenit mësuese, prind, piktore dhe organizuese eventesh apo bashkëpunuese me piktorë të tjerë dhe pjesë e shoqërisë civile nuk ështe e lehtë. Duhet të jesh një njeri i strukturuar, i mirëmenaxhuar ku alarmi të bie vazhdimisht për takimet e ditës. Besoj se ia kam dalë goxha mirë përderisa kam arritur deri këtu ku jam.”, tregon me krenari.

Lulet e borës, biçikletat, kalaja, Ura e Mesit dhe Shiroka gjejnë vend në telajot e artistes, e cila sjell këndvështrimin e saj dhe promovon vendlindjen përmes pikturës.

Read more:Dita e 18 e protestës për Zvërnecin, mikrofoni ‘u dorëzohet’ pensionistëve! Rikthejnë ‘flamingot’ dhe bëjnë paradë, në shesh dhe një tufë me dhi

“Ne duhet të shprehim të bukurën, mos ta mbajmë nga brenda. Ne artistët jemi me një mision ku duhet të shohim botën ndryshe. Atë që njerëzit nuk e shohin dot, artisti duhet ta sjellë me poezi, me pikturën sepse është pak detyrim moral ndaj njerëzimit. Nuk mendoj se do të ketë një piktor që e ndjen veten rehat pa i sjellë simbolikat e Shkodrës në piktura.”, shprehet Teuta Lagja.

Në një qytet ku arti i ka rrënjët e forta, duket se konkurrenca ka sjellë vështirësi për të siguruar të ardhura të kënaqshme.

Read more:Velipoja unifikon çmimet, çadra 500 lekë në plazh publik! Bashkia vendos tavan për çmimin dhe në plazhet private

“Pavarësisht se dy profesionet kanë lindur me mua, qoftë mësimdhënia e qoftë piktura, do të ishte e bukur ndoshta të jetoja vetëm me këtë të fundit meqë është më argëtuese, por është goxha e vështirë. Duke qenë se Shkodra ka shumë artistë, nuk mund të jetohet vetëm me pikturën. Duke qenë se pasioni im është i ndërthurur pse të mos i përdor të dyja.”, thotë Teuta e cila bën dy punë që të mbajë familjen.

Lexo edhe
Sociale

Fluturimet nga Izraeli drejt Tiranës ngrenë pikëpyetje në rrjet, Aeroporti i Rinasit sqaron: Asnjë avion shtesë, gjithçka sipas skedulit!

Sociale

Protestat/ Begaj apel për dialog! Peleshi: Dhuna po u vishte studentëve, forca malinje mund të pengojnë integrimin! Qeveria: Mbani fëmijët larg protestës

Tags: #Arti #artistë #Detyrim #Fëmijët #jetë #Lidhja #nje nga ne #Shkoder #Teuta Lagjja #Xhensila Nako

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Fluturimet nga Izraeli drejt Tiranës ngrenë pikëpyetje në rrjet, Aeroporti i Rinasit sqaron: Asnjë avion shtesë, gjithçka sipas skedulit!
  • Protestat/ Begaj apel për dialog! Peleshi: Dhuna po u vishte studentëve, forca malinje mund të pengojnë integrimin! Qeveria: Mbani fëmijët larg protestës
  • VËZHGIM/ Nuk ka bojkot në universitetet rajonale por studentet mbështesin protestën e Tiranës në distancë: Jetesa e shtrenjtë, s’kemi kushte
  • Kurbini promovon traditën dhe kulinarinë përmes një panairi! Të vegjël e të rritur mbushin sheshin
  • ‘Shqipëria në vëmendjen e botës, përmes shijeve të saj’- Rama: 20 sipërmarrje të përzgjedhura për identitetin dhe vlerat e kuzhinës gjenden në ‘MICHELIN Guide’
Nga të njëjtat tag-e
  • Gjakprishur, Atdheu u përket të rinjve! – Blog
  • Pse protesta qytetare po e lë anash Sali Berishën – Ide
  • “Rama duhet të ikë, e ka mbyllur ciklin”, studentët vijojnë protestën në Bulevard, gaz lotsjellës dhe arrestime gjatë natës
  • Nga protesta me fëmijë përdore tek maskat dhe gurët – Ide
  • Qeveria miraton Këshillin Fiskal, ja si do të kontrollohen nga jashtë politikat dhe buxheti i shtetit
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Editoriale Pse protesta qytetare po e lë anash Sali Berishën – Ide 7 lexime · 23 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Rama duhet të ikë, e ka mbyllur ciklin”, studentët vijojnë protestën në Bulevard, gaz lotsjellës dhe arrestime gjatë natës 4 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Editoriale Nga protesta me fëmijë përdore tek maskat dhe gurët – Ide 3 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Editoriale Paqja e të fortëve: Pse dhuna rikthehet përherë në politikën shqiptare – Blog 3 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Rama kanceri i Shqipërisë”/ Protestuesit dhe policia bëjnë paqe? I riu zbulon çfarë ndodhi para Kryeministrisë: Edhe këta janë shqiptarë! Ramë dakord të… 3 lexime · 59 minuta më parë
  6. 06
    Kronikë Protestat/ Begaj apel për dialog! Peleshi: Dhuna po u vishte studentëve, forca malinje mund të pengojnë integrimin! Qeveria: Mbani fëmijët larg protestës 2 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Sociale Protestat/ Begaj apel për dialog! Peleshi: Dhuna po u vishte studentëve, forca malinje mund të pengojnë integrimin! Qeveria: Mbani fëmijët larg protestës 2 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Fluturimet nga Izraeli drejt Tiranës ngrenë pikëpyetje në rrjet, Aeroporti i Rinasit sqaron: Asnjë avion shtesë, gjithçka sipas skedulit!

Pas pretendimeve dhe teorive konspirative që qarkulluan gjatë ditës për fluturime shtesë nga Tel Avivi drejt Tiranës, Aeroporti…

• 1 orë më parë • 2 min lexim
Sociale

Protestat/ Begaj apel për dialog! Peleshi: Dhuna po u vishte studentëve, forca malinje mund të pengojnë integrimin! Qeveria: Mbani fëmijët larg protestës

Në ditën e tretë të përshkallëzimit të akteve të dhunës, Presidenti Bajram Begaj u ka bërë sërish thirrje…

• 1 ditë më parë • 20 min lexim
Sociale

VËZHGIM/ Nuk ka bojkot në universitetet rajonale por studentet mbështesin protestën e Tiranës në distancë: Jetesa e shtrenjtë, s’kemi kushte

Në universitetin “Aleksandër Moisiu” të Durrësit mësimi u zhvillua normalisht në të gjitha fakultetet. Megjithëatë shprehen se protesta…

• 2 ditë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin