Protesta sot në Tiranë shënon ditën e 21. Kjo e sotmja është cilësuar si protestë mbarëkombëtare ndërsa qytetarëve në Tiranë u janë bashkuar dhe të ardhur nga diaspora, disa prej të cilëve me disa makina kanë parakaluar në akset kryesore të kryeqytetit.
Diaspora është grumbulluar te bulevardi ‘Zogu i Parë’ dhe do u është bashkuar protestuesve të tjerë në sheshin ‘Skënderbej’ për të vijuar me marshimin drejt kryeministrisë.
Lajmi në përditësim…
E reja vjen nga Italia në protestë: Rama, jemi këtu të gjitha votat që ke vjedhur në diasporë, uroj që rruga drejt dorëheqjes të jetë e lehtë

Një qytetare e ardhur nga Italia iu drejtua nga foltorja kryeministrit Edi Rama duke i thënë se sot përpara zyrës së tij janë të gjitha votat e vjedhura nga diaspora. Fjalën e reja e mbylli duke i kërkuar Edi Ramës dorëheqjen nga qeverisja e Shqipërisë.
“Jemi të gjitha votat që ke vjedhur në diasporë këtu sonte. Sot jemi këtu për t’ju sjellë një mesazh të qartë, diaspora e Milanos ecën krah për krah e protestuesve të Tiranës. Kemi ngritur zërin në Itali ashtu siç po e ngrini ju sot këtu. Shqipëria është vendi ynë dhe do e mbështesim deri në fund. Ne nuk jemi vetëm, dua ti them Ramës se ne kemi mbështetjen dhe të eurodeputetëve të parlamentit evropian. Ata po na ndjekin hap pas hapi, po na dëgjojnë zërin, po lexojnë një për një pankartat. Kanë shprehur gatishmëri për të qenë pranë nesh deri në fund. Zoti Rama të uroj që rruga drejt dorëheqjes të jetë sa më e lehtë”, tha një protestuese.
Protestuesi: Kjo nuk është një protestë, por një kryengritje! Diaspora e do Shqipërinë pa interes

Në protestën e sotme para kryeministrisë kanë ardhur edhe emigrantë. Në fjalën e tij protestuesi tha se kjo nuk është një protestë, por një kryengritje.
“Kam 25 vite në që jetoj në Diasporë. Kjo nuk është një protestë, por një kryengritje. Edhe pse unë e kam rregulluar jetën, pse fëmijët e mi duhet të kërkojnë një gjë në gjuhë të huaj. Diaspora e do Shqipërinë pa interes. Pse është e rëndësishme Diaspora?
Read more:Bashkëpunimi Itali-Shqipëri, Forcat Ajrore Italiane zbarkojnë në bazën e NATO-s në Kuçovë
Ishte Jeronim de Rada dhe At Preng Doçi që nisën në Diasporë Rilindjen shqiptare. Ishte Nënë Tereza që jetoi në Diasporë dhe u tregoi botës dashurinë e shqiptarit për njerëzimit. Ishte Skkënderbeu që pas shumë vitesh u kthye nga Diaspora dhe bashkoi shqiptarët”, tha Renisi me origjinë nga Mirëdita.
Shqiptarë të diasporës vijnë në Tiranë për protestë, rreth 30 automjete luksoze kanë hyrë nga Muriqani! Paradë nëpër kryeqytet (VIDEO + FOTO)
Protestuesve në Tiranë sot i janë bashkuar shqiptarë dhe nga diaspora. Burime nga policia kanë bërë me dije se nga pika kufitare e Muriqanit kanë hyrë 30 automjete me targa të huaja për të marrë pjesë në protestë.
Këto automjete ishin të gjitha luksoze me targa angleze dhe 2 italiane Makinat e shtrenjta bashkë me disa të tjera me targa shqiptare parakaluan nëpër rrugët e Tiranës para protestës.




