Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Editoriale
  3. Një antihero i dëshpëruar i Homerit – Ide
Editoriale

Një antihero i dëshpëruar i Homerit – Ide

• 20 Qershor, 2026 • 6 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X

Kur formimin kulturor e ke me të dëgjuar, përdorimi i këtij bagazhi rrezikon të prodhojë efektin e kundërt. Në një përpjekje të dëshpëruar për të krijuar diferencën me blogerët, të rinjtë pa formim politik dhe ndjekësit e rrjeteve sociale që po protestojnë masivisht kundër tij, Edi Rama ka marrë një shëmbull nga vepra më e vjetër e letërsisë botërore, Odiseja e Homerit, për të dhënë mesazhin se nuk ka ndërmend të dorëzohet.

Para deputetëve socialistë, që e ndiqnin si të shushatur, ai e krahasoi veten me heroin e antikitetit, që pranoi të lidhej me litarë pas direkut të anijes, për të mos iu dorëzuar, ashtu sikurse ia pati lexuar fatin Çircja, sirenave që kërkonin t’ia pengonin udhëtimin drejt Itakës.

Lideri i rilindasve e zgjodhi këtë metaforë për tu dhënë të tijëve mesazhin, se as zhurma e rrugës, as fuqia e algoritmeve, as shtypi botëror që po e përdor Shqipërinë si një laborator në betejën kundër familjes Trump, nuk do ta pengonin të ndiqte qëllimin e tij, modernizimin dhe zhvillimin e vendit dhe përfundimin në stacionin e fundit, atë të BE.

Read more:Dosja/ Arrestimi i grupit të Igli Kamberit, si u dokumentua dorëzimi i 33 mijë euro nga Katania përmes përgjimeve telefonike

Në fakt, në literaturën e sotme politike shembulli mitologjik i mostundimit ndaj sirenave ka simbolikën e një udhëheqësi modern që nuk e ndal asgjë para objektivave strategjike. Atë nuk e pengojnë të vazhdojë drejt Itakës së vet, as joshja nga idetë populiste, as kompromiset për hir të karriges, as aleancat me bindje që nuk janë të tijat, madje as frika e rrëzimit nga pushteti.

Por, kush e njeh me themel këtë literaturë është i ndërgjegjshëm edhe për përdorimin në sens të kundërt të kësaj metafore.

Read more:LIVE- Një shqiptari në këmbë, shpresë dhe energji! “Kërkojmë Parlament funksional, jo me shërbëtorë”, qytetarët ultimatum Ramës: Jep dorëheqjen deri më 21 qershor, lërë Atdheun të lirë

Ashtu siç përdoret për të vizatuar një politikan që nuk bën kompromis me parimet, ajo merret si shembull edhe për një të ndryshëm, që i ka veshët të shurdhër dhe sytë të mbyllur për të dëgjuar, kuptuar dhe pranuar sentimentin e popullit të vet.

Tek udhëtimi i Odisesë, Homeri -, nëse ai ka ekzistuar vërtet dhe nuk është thjeshtë një sendërzimi i një trashigimie të tërë – rrefen se ekuipazhit të anijes iu zunë veshët me dyllë, që rremëtarët të mos tundoheshin prej sirenave. Kjo fabul në modernitet shpesh ka shërbyer edhe për të shpjeguar një gjendje autokratike.

Read more:Nga mësimdhënia në fshat tek arti në Shkodër, Teuta Lagjja rrëfehet në ‘Një nga ne’: Bëj dy punë që të mbaj familjen

Sirenat, jo domosdoshmërish simbolizojnë joshjen dhe tundimin që të shmang nga rruga e drejtë. Ato mund të jenë edhe sendërzim i të gjitha kundërpushteteve si opozita, media, qytetarët e pakënaqur, etj. Në këtë rast, Odiseu i ditëve tona rrëzulton të jetë një prijës veshëdyllosur ndaj brengave të njerëzve të tij. Ai më shumë i përngjan një personazhi tjetër homerik ciklopit Polifem, me një sy të vetëm, pra dikujt që kufizohet tek një këndvështrim për ngjarjet dhe botën.

Po ashtu, as Itaka, në ditët e sotme nuk simbolizon vetëm arritjen e një qëllimi detyrimisht ta lartë. Ajo mund të barabitet dhe me etjen për pushtet, mbajtjen me çdokusht të tij dhe shkaktimin e përplasjeve traumatike ndajt kujtdo që nuk i bindet këtij objektivi.

Read more:Jo si “21 Janari” dhe tubimet e dhunshme partiake/ Protesta paqësore dhe masive e qytetarëve që po sfidon pushtetin me… telefona dhe rrjete sociale

Ky version i rilexuar i mitologjisë e sheh Odiseun si një personazh që shkel mbi gjithçka për të arritur atë që kërkon sipas parimit “qëllimi justifikon mjetin”. Ky lloj heroi ndërsa lundron drejt Itakës është krejtësisht jashtë realitetit, i mbushur me veten dhe i paaftë të dëgjojë të tjerët, ndonëse ai mund të vetëndihet si një largpamës qëllimirë.

Me siguri që Edi Rama, i cili me siguri, e njeh Odisenë vetëm nga roli i Bekim Fehmiut, që ka parë kur ka qenë i vogël, nuk ka pasur djeni për këtë version të transformuar të mitit të tij. Përndryshe nuk do e kishte rimarë këtë metaforë në momentin e tanishëm. Pasi ajo i shkon fiks për shtat, një njeriu që e ka humbur sensin e realitetit që i ka dyllosur veshët, që e ka shhndërruar pushtetin jo në mjet, por në qëllim në vetvete.

Read more:“Qytetarët janë ngritur kundër sistemit, Gjykata Kushtetuese nuk u ngrit në lartësinë e detyrës. Mos harrojmë rolin e saj”/ Zhupa: Është tronditur besimi te shteti

Në vend që të reket të kuptojë frustrimin, pakënaqësinë dhe revoltën e atyre që janë në rrugë, ai po gënjen të tijët dhe veten, duke i parë ata si vegla të një instrumentalizimi më të madh: herë si agjentë të grekëve, herë si të iranianëve; herë si të gënjyer nga fuqia e algoritmeve e herë si viktima të mediave më prestigjoze të botës, që i yshtin protestuesit të bëhen aktorë të një beteje që nuk është e tyrja.

Eshtë pikërisht mbështetja tek i vtemi mit që di, ai i Odisësë të ekranizuar, që e ka shtyrë Edi Ramën të çirrej këtë fundjavë se ai do të lundrojë drejt Itakës së vet, pa dëgjuar inskenimet e “sheshit të xhirimit” dhe atyre që luajnë rol të paracaktuar poshtë zyrës së tij dhe pa iu nënshtruar “zhurmës së turmave”. Eshtë pikërisht kjo gjë që e ka yshtur drejt një tirade të re përçmimesh dhe fyerjesh ndaj atyre që protestojnë. Por kaq gjë, fundja fundit, ata mund ti’a falin, ndonëse edhe për një pjesë prej tyre injoranca nuk përbën argument.

LAPSI.AL

Lexo edhe
Editoriale

Sorrat, Flamingot dhe Peshkaqenët e Butrintit – Blog

Editoriale

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës – Ide

Tags: #Bagazhi #Edi Rama #jetë #media #opozita #Para #pushteti

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Sorrat, Flamingot dhe Peshkaqenët e Butrintit – Blog
  • Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës – Ide
  • Ç’fshihet pas armiqve që shpall Edi Rama – Ide
  • Ç’mësuam të re për “folenë e peshkaqenëve” në AKSH – Ide
  • Rama si zjarrfikës i pallatit të Arlis – Ide
Nga të njëjtat tag-e
  • LIVE- Tirana “vlon” nga protestuesit/ Shqiptarët në shesh, kërkohet largimi i Ramës: Revolucion, Shqipëri e Re!
  • LIVE- Marshim kilometrik! Pas Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë edhe AKSHI-n/ Shqiptarët të vendosur, nuk tërhiqemi: Rama jep dorëheqjen
  • LIVE- “Zyrtarisht Kryeministria është e rrethuar”/ Shqiptarët në revoltë kundër qeverisë, ‘elektrizohet’ sheshi, qytetarët ndezin blicat: Rama jep dorëheqjen
  • VIDEO/ “Sonte do ta gdhijmë këtu”! 150 mijë protestues rrethojnë Kryeministrinë dhe i vendosin ultimatum Ramës: Jepe dorëheqjen!
  • LIVE- Ndërtesa qeveritare e rrethuar/ Protestuesit thirrje Ramës: Ik nga Kryeministria se të pret qelia
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë ‘Berisha në burg’/ Kreu i PD reagon pas thirrjeve në sheshe e rrugë: Janë opozitë e opozitës, duan të ndihmojnë Ramën 21 lexime · 9 orë më parë
  2. 02
    Politikë Revoltat masive mbushën Bulevardin plot me qytetarë për 20 ditë, Rama: E ka fajin algoritmi që s’do qetësinë dhe arsyen! 19 lexime · 11 orë më parë
  3. 03
    Sociale Organizatori i protestës Arben Kola si Berisha, kundër amnistisë! Çon protestën te Kuvendi, incident me deputetin Ardit Bido! Përplasje para selisë së PD dhe mblidhen te Kryeministria 17 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Rama do e dorëzojë Ballukun”/ Havari: Halli i tij i vetëm është burgu, ka gjendje të rënduar shpirtërore 16 lexime · 9 orë më parë
  5. 05
    Politikë VIDEO – Disa qytetarë duke pirë kafe në shesh, protestuesit thirrje me megafon: Bashkohuni me ne! 15 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Rama jepe dorëheqjen!”/ Protestuesit ndriçojnë Bulevardin me blicat e telefonave, plot sheshi para Kryeministrisë 14 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Sociale Përfundon rruga e Darëzezës/ Rama: Aks i dobishëm për zonën dhe vizitorët që zgjedhin vijën bregdetare (VIDEO) 13 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Editoriale

Sorrat, Flamingot dhe Peshkaqenët e Butrintit – Blog

Nga Auron Tare Dikur, aty nga vitet 2003–2004, endesha kodrave të Parkut të Butrintit, së bashku me “shkencëtarin…

• 5 orë më parë • 10 min lexim
Editoriale

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës – Ide

1. Ndoshta këtë nuk e dinë kryeministri Rama, protestuesit, publiku i gjerë duke më përfshirë mua që po…

Viral Alert News • 1 ditë më parë • 9 min lexim
VA News
Editoriale

Ç’fshihet pas armiqve që shpall Edi Rama – Ide

Në të njëjtën kohë që pothuajse të gjitha TV-të e lajmeve po transmetonin këtë të shtunë loghorenë anti…

• 1 ditë më parë • 6 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by